Kerko Mesazhet ketu

Thursday 21 August 2014

Unë kurrë nuk ndryshoj. Unë kurrë nuk përshtatem ndaj metodave të reja, sepse Unë Jam ashtu si Unë Isha gjithmonë dhe do të Jem. Unë Jam I Përjetshëm

E Enjte, 31 Korrik 2014, në 15:50

Bija Ime fort e dashur, çdo vizionar, lajmëtar apo profet, që vjen nga Unë, shpejt do të hasi mundime të mëdha, të tilla si ato që kurrë nuk ju janë dashur të durojnë më parë. Shumë, që e njohin vërtetësinë e tyre dhe që kanë qënë besnikë ndaj tyre, do t’ju kthejnë shpinën atyre dhe ata do të lihen mënjanë, ndërsa fryma e errësirës mbështjell komb pas kombi, ku dashuria dhe bamirësia do të zhduken. Njeriu kundër njeriut, shteti kundër shtetit, njeriu kundër Hyjit.

Këto periudha trazirash do të jenë shqetësuese për shumë dhe i vetmi burim i juaj ngushëllimi dhe force do të vij nga Unë, por vetëm nëse ju më kërkoni Mua. Unë Jam Shkëmbi juaj; Shkëmbi që është i padepërtueshëm; Shkëmbi që nuk mund të thyhet; Shkëmbi që ju do të përqafoni kur asgjë e qëndrueshme nuk do të mbetet në vënd në ato shtëpi që strehojnë Shpirtin Tim. Ndërtesat që janë ngritur për të më nderuar Mua, do të shëmben. Disa do të kthehen në ndërtesa të tjera, që do të përdoren për qëllime të tjera, por jo për të më nderuar Mua.

Unë Jam Shkëmbi mbi të cilin Kisha u ndërtua dhe Unë do të mbetem në vënd përjetësisht. Shumë kanë ardhur për të më kërkuar Mua dhe Unë ju dhashë atyre Jetë. Të tjerë erdhën, por nuk mundën të më gjejnë Mua sepse zemrave të tyre kokforte ju mungonte dashuria dhe bujaria e shpirtit. Dhe tani, ndërsa gjithçka që Unë ju mësova do të sfidohet dhe themelet mbi të cilat Kisha Ime u ndërtua do të lëkunden, përtej imagjinatës suaj, Unë prapë do të mbetem në vënd.

I fortë si Shkëmbi që Unë Jam, dhe ju do të vini tek Unë duke kërkuar ngushëllim, forcë dhe kurajo.

Unë do t’i përgjigjem secilit prej jush, duke hedhur Hire të mëdha, të cilat janë rezervuar për ju, për kohët që vijojnë.

Unë Jam Kisha. Unë Jam I Pranishëm në Kishë. Ndërtesa është bërë me gurë, por Unë Jam Shkëmbi, mbi të cilin themelet e Kishës Sime u ndërtuan. Unë kurrë nuk ndryshoj. Unë kurrë nuk përshtatem ndaj metodave të reja, sepse Unë Jam ashtu si Unë gjithmonë Isha dhe do të Jem. Unë Jam I Përjetshëm.

Kisha Ime do të mbetet në këmbë, sepse Unë Jam Kisha, deri në fund të kohës.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/31/i-never-change-i-never-adapt-to-new-ways-for-i-am-as-i-always-was-and-will-be-i-am-eternal/