Kerko Mesazhet ketu

Monday 18 August 2014

Një botë e përkryer do të zëvendësoj gjithçka që është e ndotur dhe e korruptuar

E Dielë, 27 Korrik 2014, në 15:15

Bija Ime fort e dashur, Paqja Ime do të jetë e juaja së shpejti dhe të gjithë atyre që më shërbejnë Mua, Jezu Krishtin, në këtë jetë, e dhuruar botës prej Fuqisë së Atit Tim të dashur.

Unë ju bekoj të gjithëve ju që përpiqeni të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime dhe, në veçanti, ata që janë të uritur për atë. Ndërsa ju mund të mendoni se njerëzit e të gjitha feve të tjera, përfshi ata që nuk besojnë në Atin Tim të Përjetshëm apo ata që nuk më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e botës, janë të humbur, kjo nuk do të ishte e saktë.

Çdo shpirt që mundohet të kërkoj përsosmërinë shpirtërore dhe që mund të jetë i paditur ndaj të Vërtetës është i dashur nga Ati Im, I Cili i do të gjithë, është I Gjithpushetshëm dhe I Përkryer në gjithçka që Ai bën.

Raca njerëzore nuk është e përkryer për shkak të mëkatit dhe prapë çdo njeri u krijua në Ngjashm
ërinë e Atij I Cili i dha jetë. Prandaj, çdo burrë, grua dhe fëmij do të bëhen të përkryer, si në trup dhe në shpirt, përsëri, kur ndotja e mëkatit të hiqet.

Kur armiqtë e Hyjit të jenë d
ëbuar dhe kur të metat si në trup dhe në shpirt nuk do të bëhen më pengesë mes njeriut dhe Hyjit, gjithçka do të bëhet Një me Atin Tim. Mbretëria e Re, e përbërë nga Qielli dhe Toka, do të bëhen një. Njeriu do të bëhet Një në Hyjin, përmes Meje, Birit të Tij të Vetëm-Lindur dhe Plani i Tij për botën do të përfundohet.

Ju kurrë nuk mund të ndjeheni të kompletuar, sepse ndërsa mëkati ekziston, ai krijon ndarjen nga Hyji. Por koha do të vij kur gjithë dëshpërimi, që e plagos Tokën, të zhduket. Dashuria dhe gëzimi do ta përfshijnë atë dhe një botë e përkryer do të zëvendësoj gjithçka që është e ndotur dhe e korruptuar.

Vetëm atëherë e gjithë Krijesa e Hyjit do të bëhet e plotë përsëri.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/27/a-perfect-world-will-replace-all-that-is-stained-and-corrupt/