Kerko Mesazhet ketu

Friday 29 August 2014

Mos i shqetësoni zemrat tuaja, të argumentoni për Mua apo të përpiqeni të dilni më të mirë se Unë, sepse kjo nuk i shërben asnjë qëllimi

E Shtunë, 9 Gusht 2014, në 17:43

Bija Ime fort e dashur, ndërsa stuhitë egërsohen dhe kur paqja të shpërthej dijeni se koha po afron që Ndërhyrja Ime të godasi. Njeriu do të shikoj trazira ngado që hedh sytë dhe disa do të thonë se koha është afër.

Deri kur të shikoni luftra të shpërthejnë në pjesë të ndryshme të botës dhe kur doktrinat e reja janë mbledhur dhe shpërndarë mes atyre me etje shpirtërore, të cilët do të jenë të parët që t'i mbërthejnë ato si bletët tek mjalti, vetëm atëherë ju mund të jeni të sigurtë për ndryshimet e mëdha, të cilat do të përshpejtojnë Ardhjen e Dytë.

Retë do të mblidhen para stuhive dhe stuhitë do të egërsohen para se rrufeja finale të hidhet nga qiejt. Shenjat janë duke u bërë më të qarta për ata me sy që mund të shikojnë por për të tjerët ata thjeshtë do të besojnë se ka fare pak drejtësi në botë – trazira ashtu si më parë – ashtu si ato kanë qënë gjithmonë.

Por dijeni se profecitë e parathëna do të ndodhin dhe se ato do të dëshmohen nga shumë para Ditës së Madhe.

Mos i shqetësoni zemrat tuaja, të argumentoni për Mua apo të përpiqeni të dilni më të mirë se Unë, sepse kjo nuk i shërben asnjë qëllimi tjetër përveçse të shkaktoj frikë për t’ju shqetësuar në zemrat tuaja. Unë shqetësohem kur shikoj përçarje në botë; Unë ndjej dhimbje kur shikoj ligësinë, që çon në vrasjen e të pafajshmëve dhe vuajtjen e shkaktuar mbi të dobëtin. Unë ndjej dhimbje kur shikoj kaq shumë në errësirë, që derdhin lotë hidhërimi, sepse nuk besojnë në një të ardhme. Ata nuk kanë asnjë besim në Premtimin Tim për të rifituar Mbretërinë Time dhe për t’i sjellë lavdi njerëzimit. Oh sa më shqetëson Mua kjo dhe sa mall kam për t’i sjellë ata shpirtra në ngushëllimin e Dashurisë Sime dhe paqen që Unë dëshiroj ta sjell në thelb të shpirtrave të tyre.

Kur trazirat, që e trazojnë botën, të rriten intensivisht ju duhet t’i ulni të gjitha armët tuaja dhe të hiqni çdo mbrojtje që keni vendosur para Meje për ta mbrojtur veten dhe pastaj më thërrisni Mua në këtë lutje.

Lutja e Kryqëzatës (163) Më shpëto nga persekutimi

O Jezus, më ruaj nga dhimbja e persekutimit në Emrin Tënd.

Më afro pranë Zemrës Tënde.

Më çliro nga krenaria, lakmia, inati, egoizmi dhe urrejtja në shpirtin tim.

Më ndihmo që me të vërtetë të dorëzohem ndaj Mëshirës Tënde.

Largoje frikën time.

Më ndihmo ta shkarkoj dhimbjen time dhe hiqe gjithë persekutimin nga unë, që të mund të ndjek Ty, si një fëmijë i vogël, duke e ditur se të gjitha gjërat janë nën Kontrollin Tënd.

Më çliro nga urrejtja e treguar nga të gjithë ata që deklarojnë të jenë të Tutë, por që në të vërtetë të mohojnë Ty.

Mos i lejo gjuhët e tyre prerëse të më godasin mua apo veprat e tyre të liga të më devijojnë nga Udha e së Vërtetës.

Më ndihmo të përqendrohem vetëm në Mbretërinë Tënde që do të vijë dhe të ngulmoj, me dinjitet kundër çdo fyerjeje që unë mund ta duroj në Emrin Tënd.

Më sill paqen e mendjes, paqen e zemrës, paqen e shpirtit. Amen.

Ju lutem të qëndroni të qetë kur stuhitë mblidhen vrull sepse nëse ju nuk keni besim të plotë tek Unë ju do të lëkundeni dhe dhimbja juaj, kur të shikoni të ligën të maskuar si të mirë, do të bëhet e padurueshme. Besoni tek Unë. Kurrë mos devijoni nga Mësimet e Mia dhe lutuni me gjithë shpirtin tuaj, të pastruar nga ligësia, ashtu si pritet nga ju si një ndjekës i Imi. Kur ju bëni kështu, ju do të çliroheni dhe asgjë nuk do t’ju shqetësoj më.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/09/do-not-trouble-your-hearts-argue-over-me-or-try-to-outwit-me-for-this-would-not-serve-any-purpose/