Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 27 August 2014

Shumë janë thirrur por pak janë zgjedhur për të qëndruar besnikë ndaj Meje

E Shtunë, 2 Gusht 2014, në 10:16

Bija Ime fort e dashur, të më ndiqni Mua në këtë, udhëtimin Tim final për të përmbushur Besëlidhjen e Atit Tim, kjo mund të përngjasohet me atë të një grupi alpinistësh që i ngjiten një mali. Dijeni se ky është një mal i lartë, një terren i ashpër dhe i mbushur me pengesa, të cilat do të paraqesin probleme madje dhe për alpinistat më me përvojë, pasi do të paraqesi dredha dhe kthesa të çuditshme dhe të papritura në çdo nivel dhe përreth çdo kthese.

Ata që besojnë në çfarë Unë them dhe që më ndjekin Mua, me një zemër të hapur dhe të dlirë, do ta kenë këtë udhëtim më të lehtë se të tjerët. Megjithatë, shumë që janë të sigurtë në fillim të këtij udhëtimi mund të ecin tepër shpejt dhe të bëjnë hapa të mëdha në përpjekje për t’u ngjitur në majë. Këta janë njerëzit që do të bien më fortë dhe rënia e tyre në fund do të jetë më e dhimbshme.

Të tjerët që nuk janë alpinista me përvojë, por që ndjekin udhëzime të qarta, të dhëna atyre nga Ai I Cili i udhëheq ata, në shumë raste do të arrijnë në majë të parët.

Besimi i tyre, durimi dhe gadishmëria e tyre për të arritur majën, me çdo kusht, do t’ju japi atyre energji dhe entuziazëm të madh, që do t’i ruaj ata në ngjitjen e tyre në majë. Ata që nuk ndalojnë rregullisht dhe të pijnë për të shuar etjen e tyre do të thahen dhe ata që harrojnë të marrin ushqim me vete do ta kenë të pamundur ta ruajnë fuqinë e tyre.

Çdo hap i këtij udhëtimi përfaqëson sfida të reja, kthesa të rrezikshme dhe shkëmbinj pothuajse të pamundur për t’u kapërcyer. Do të duhet një person shumë i fortë me mëndje dhe trup të shëndoshë për të qëndruar në vijë drejt ngjitjes në majë. Ata do të shpërqëndrohen nga të tjerët të cilët e kanë humbur besimin në vetë aftësinë e tyre për të gjetur udhën drejt malit dhe do të përpiqen vazhdimisht për t’i larguar ata nga detyra e tyre.

Pastaj do të jenë të tjerët, xhelozë për ata që ecin përpara me përpjekje të mëdha, të cilët do të përpiqen për t’i penguar alpinistët duke ju vënë kurthe dhe pengesa të tjera para tyre me qëllim që t’i ngadalësojnë. Këta shpirtra të zhgënjyer dhe xhelozë do të bëjnë çfarë të munden për të ndaluar alpinistin e vendosur dhe të përkushtuar të arrij në majë. Ata do të krijojnë gënjeshtra për t’u përpjekur dhe për t’i bindur ata në udhëtimin e tyre të ndalojnë – të largohen, nga frika e rreziqeve të mëdha, që mund të shtrihen përpara. Ata do t’ju thonë atyre se drejtuesi i alpinistëve nuk është i denjë t’i çoj ata në majë dhe për shkak të kësaj ata do të jenë në rrezik të madh, nëse do të jenë kaq të pamend sa të vazhdojnë në atë që ata thonë se është një udhëtim i rrezikshëm dhe i vështirë.

Dhe kështu do të vazhdoj, ky Udhëtim i Imi, deri në Ditën kur Unë do të Vij përsëri. Shumë janë thirrur, por pak janë zgjedhur, për të qëndruar besnikë ndaj Meje. Disa janë thirrur dhe më ndjekin Mua. Pastaj ata më tradhëtojnë Mua. Urrejtja e tyre për Mua është më e keqe nga të gjitha, sepse janë ata që më sollën Mua shpirtrat përgjatë këtij udhëtimi drejt Shpëtimit. Por kur ata i dorëzohen tundimit të Satanit, që mbjell gënjeshtra të tmerrshme brënda shpirtrave të tyre, do të jenë ata që do t’i largojnë shpirtrat nga Unë.

Vetëm ata me një shpirt të përulur, zemër të butë – pa ligësi, krenari dhe egoizëm, do të arrijnë me sukses në majën e malit. Kur ajo ditë të ndodhi, ata që u larguan nga Unë dhe që më tradhëtuan Mua, nuk do të kenë se ku të shkojnë, sepse udha që çonte drejt kodrës nuk do të jetë më.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/02/many-are-called-but-few-are-chosen-to-stay-true-to-me/