Kerko Mesazhet ketu

Monday 22 December 2014

Feja e re për të gjithë njerëzit do të tërheqi besimet jo të Krishtere

E Enjte, 11 Dhjetor 2014, në 21:50

Bija Ime fort e dashur, Unë ju sjell sot lajme që do ta ndriçojnë zemrën tuaj. Ju, dishepujve të Mi të dashur, besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, do t’ju jepen hire të veçanta nga Unë. Këto Hire, që do të hidhen mbi të gjithë ata që vuajnë në Emrin Tim të Shenjtë, do t’ju sjellin ngushëllim të jashtëzakonshëm në sprovat që shtrihen përpara.

Unë gjithashtu ju jap Hirin për t’i shpëtuar të gjithë ata shpirtra të gjorë të trazuar, të gënjyer dhe të shqetësuar të cilët më kanë shkëputur Mua nga jeta e tyre. Lutjet dhe qëndrueshmëria juaj janë gjithçka që Unë kërkoj kur i ofroni këto tek Unë në shpërblim për shpirtra të tillë. Kjo Dhuratë është e jashtëzakonshme dhe Unë e dhuroj këtë sepse shumë shpejt një rrëmujë e përmasave të mëdha do të trazohet mes të gjitha feve t
ë Krishtere, sa shumë do të më braktisin Mua.

Ashtu si ata që rekrutohen në një ushtri, gati për luftë, njerëzit do të futen në një fe të re, e maskuar si e Krishtere, të cilës ata do t’i referohen si feja e popullit – një fe që përfshin të fortin, të dobëtin dhe të gjithë mëkatarët, që ata do të thonë përshkojnë të gjitha ndarjet politike. 

Shumë do të besojnë se janë duke mbështetur të vetët por ata do të më braktisin Mua. Udha për këtë mashtrim të madh tani është shtruar dhe liderat në fenë e re janë caktuar. Në heshtje, të zellshëm dhe të vendosur, ata e kanë mbjellë farën në shumë vënde disa kohë më parë dhe së shpejti rezultatet do të shihen.

Feja e re do të duket kaq mëshiruese. Feja e re për të gjithë njerëzit do të tërheqi besimet jo t
ë Krishtere dhe çdo gënjeshtër bindëse do të parashtrohet për të mbrojtur këtë lëvizje. Ligjet e Hyjit do të shpërfillen plotësisht dhe çdo përpjekje për të justifikuar këtë metodë të re të ungjillizimit global do të bëhet. 

Fjalimet e paraqitura nga ata në Kishënn Time, për të mbrojtur ndryshimet, që do të duhen për të futur pjesën e parë të kësaj pseudo-doktrine të re, do të ketë një fallcitet dallues. Fjalët e përdorura për të përshkruar Mësimet e Mia nuk do të jenë të njohura për t
ë Krishterët që me të vërtetë më duan Mua. Gjuha e përdorur, kur më referohet Mua, do të jetë degraduese dhe fyese ndaj Hyjnisë Sime. 

Unë i njoh të Mitë dhe ata më njohin Mua. Unë i njoh armiqtë e Mi dhe ata do të thonë se më njohin Mua, tek kushdo që i dëgjon ata. Kur armiqtë e Mi, që thonë se janë nga Unë, që flasin me nënçmim për Mua, që tregojnë fare pak respekt për Fjalën Time apo që përpiqen ta ri-quajnë atë, bëni kujdes. Sepse madje dhe armiku Im më dinak do ta pengoj veten sepse gjithçka që vjen nga kundërshtari Im gjithmonë do të ngatërroj. Çdo gjë që vjen nga Hyji, dhe ku Shpirti I Shenjtë është i pranishëm, kurrë nuk do të më vër Mua, Jezu Krishtin, në lojë në asnjë mënyrë.

Kur të dëshmoni rrëmujë në Kishën Time dhe të shikoni një doktrinë të re, e cila nderon nevojat dhe dëshirat e njeriut, atëherë asgjë që ajo jep nuk është e drejtë. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të jeni të shqetësuar, të frikësuar dhe të mbushur me dëshpërim. Është për shkak të këtyre gjërave që do të vijnë që Unë ju jap atyre prej jush që me të vërtetë më duan Mua, Hiret për të më ndihmuar Mua të shpëtoj fëmijët e Hyjit nga kjo paturpësi e madhe, që së shpejti do ta nxjerri kokën e vet të shëmtuar.

Pranojini Dhuratat e Mia; Premtimin Tim për t’ju ndihmuar dhe për t’ju udhëzuar, të cilat Unë ju sjell tani. Fjala Ime i është dhënë njerëzimit kohë më parë. Fjala nuk është e re. Njeriu që i shton asaj dhe e ndryshon atë do të vuaj së tepërmi. Kjo është parathënë në Biblën e Shenjtë dhe tani kjo është pikërisht çfarë do të ndodhi. Kundërshtari Im do të ndërhyj tek Fjala Ime dhe bota do t’i gëlltisi gënjeshtrat, të cilat do të dalin si pasojë e saj.

Jezusi juaj