Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 31 December 2014

Mbrojeni Fjalën Time. Flisni Fjalën Time.

E Dielë, 28 Dhjetor 2014, në 18:30

Bija Ime fort e dashur, dhimbja më e madhe e vuajtjeve është ajo, që ekziston brënda Ligjeve të kombeve tuaja, të cilat kundërshtojnë Ligjet e Hyjit në çdo lloj mënyre, si të dukshme dhe të padukshme. Sepse çdo Ligj i Hyjit, i thyer nga ata që drejtojnë kombet tuaja, tani është zëvendësuar nga një vrasës i heshtur i shpirtit. Çdo keqbërje do t’ju paraqitet të jetë një gjë e mirë. Sa më i keq akti, aq më shumë ai do të duartrokitet. Nuk do t’ju lihet vënd atyre që shpallin të Vërtetën – Fjalën e Vërtetë të Hyjit – për ta folur. Zërat e tyre do të shpërfillen për pjesën më të madhe. Por kur ata të dëgjohen, do të dënohen se janë të liq.

Koha ka ardhur me të vërtetë që e Vërteta të përmbyset dhe të paraqitet se është një gënjeshtër. Fjala tani do të konsiderohet nga pjesa më e madhe të jetë një trillim – një gënjeshtër. Megjithatë, Ligjet e Hyjit ëshë vështirë të shpërfillen dhe kështu do të jetë kur ata që drejtojnë kombët tuaja, kur atyre t’ju kërkohet të përgjigjen për veprimet e tyre të liga, do të deklarojnë se Fjala e Hyjit është e gabuar dhe e vjetëruar.

Dinakëria e djallit do të thotë se, për të siguruar që ligësia e tij të pranohet, çdo veprim dhe detyrë morale do të deklarohet të jetë e panjerëzishme dhe kundër lirisë publike. Por, për ata që janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, prapë do të jenë në gjëndje të dallojnë mes të drejtës dhe të gabuarës. Kurrë më parë, që nga ditët e Nohas, bota nuk ka qënë e mbuluar me kaq mashtrim. Kurrë më parë njeriu nuk ka mëkatuar si ai bën tani. Dhe, ashtu si në ditët e Nohas, vetë-kënaqësia e njeriut ka arritur kufinj të tillë sa ai beson se e ka fuqinë mbi fatin e tij, deri këtu shkon egoizmi i tij.

Mëkati sot, përkrahet me kënaqësi dhe publikohet të jetë një e drejtë publike dhe prandaj pritet nga ju që ta respektoni atë. Nëse ju nuk tregoni respekt ndaj veprimeve mëkatare atëherë do ta shikoni se do të jeni fajtor të një krimi. Krimi juaj do të jetë se ju mb
ështesni Fjalën e Hyjit dhe për këtë do të bëheni të vuani.

Sa lehtë gënjehet njeriu nga plani global për të zhdukur çdo formë të fajit për veprimet mëkatare, të cilat janë duke u shkruajtur në ligjet e vëndeve tuaja. Të gjitha këto gjëra janë parathënë dhe shumë shpejt as edhe një vepër keqbërëse përfshi vrasjen, vdekjen e vullnetshme dhe abortin nuk do të konsiderohen të jenë të gabuara. Një kohë do të vij kur genocidi në një shkallë të madhe, do të ndjeki futjen e ligjeve të tilla, të cila do të jenë krijuar për të bërë ligjore vrasjen e atyre që pësojnë paaftësi dhe kushte të tjera fizike.

Ligjet djallëzore, të mbrojtura në vëndet tuaja, do të çojnë në ligje më të mëdha, të cilat do t’ja u heqin juve gjithë fuqinë. Ju i keni dhënë autoritetin atyre që më mohojnë Mua – të cilët i përbuzin Ligjet e Hyjit – dhe për shkak të kësaj ata do të tregojnë vepra më të liga, që do të shkaktojnë vuajtje të paimagjinueshme. Çfarë mund të duken të jenë ligjet e vëndit që promovojnë të drejtat publike dhe njerëzore, do të çojnë në një formë të diktaturës, e cila do ta bëj të qënurit i Krishter
ë të jetë një fyerje.

Mbrojeni Fjalën Time. Flisni Fjalën Time. Mos bini në grackën e mbështetjes së ndonjë fushate globale për të drejtat publike, e cila është krijuar për ta konvertuar botën në një fe të re mbar
ë botërore. Shërbëtorët e Mi të shenjtë, Unë ju bëj thirrje ta shpallni Fjalën e Hyjit dhe t’i mohoni veprat djallëzore, që kanë mbërthyer pothuajse çdo komb që e mohon Fjalën e Hyjit.

Është shumë e lehtë për të bërë thirrje për përhapjen e të drejtave të njeriut por kërkohet një shërbëtori Im trim për t’u ngritur dhe deklaruar se veprat – që janë të neveritshme për Hyjin – janë kundër Meje. Sepse, për ta bërë këtë do të tërhiqte kritikë të madhe dhe do t’ju bënte të papëlqyer.

Kujtoni çfarë Unë ju thashë – njeriu që me të vërtetë më shërben Mua, me ndershmëri, kurrë nuk do të ketë frikë të flasi të Vërtetën dhe ai kurrë nuk do të kërkoj të bëhet i njohur. Qëllimi i tij i vetëm do të jetë shpëtimi i shpirtrave.

Jezusi juaj