Kerko Mesazhet ketu

Saturday 20 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Biri im ma ka akorduar mua fuqinë për t’ja shtypur kokën gjarpërit

E Hënë, 8 Dhjetor 2014, në 17:30

Bijtë e mi të dashur, kur të dëgjoni zëra për luftra të reja në vëndet më të papritura, ju duhet të jeni të vetëdijshëm se profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës janë afër.

Kur rregulli natyror i tokës dhe sjellja e rracës njerëzore të çoroditen, në të katër skajet e botës, atëherë kjo do të jetë koha të pregatiteni. Të gjitha këto gjëra duhet të ndodhin në fortesën finale kundër gjithçkaje që është djallëzore, e cila krijohet nga infektimi i keq i të ligut.

Njeriu do të kthehet kundër njeriut, njerëzit do ta trajtojnë njëri tjetrin me egërsi, pa asnjë pikë keqardhje, dhe secili do ta thyej besimin e tjetrit. Të tilla janë pasojat kur dashuria, që vjen nga Hyji, venitet në zemrat e njerëzimit. Madje edhe ata që besojnë në Birin Tim do të kthehen kundër Mësimeve të Tij. Ata më pranë Atij, edhe pse e duan Atë, do ta tradhëtojnë Atë. Ata që e përfaqësojnë Atë do ta dorëzojnë Atë tek Armiqtë e Tij ashtu si bëri Judas.

Ka fare pak mjaft të forë për t’u ngritur dhe për të shpallur të Vërtetën e Fjalës së Shenjtë të Hyjit. Njeriu është i dobët dhe është për shkak të mëkatit që ai nuk mund të bëhet i plotë. Deri kur mëkati të jetë zhdukur, shumë dhimbje do të durohet deri kur Biri im të vij përsëri. 

Deri atëherë, lutja është arma juaj e vetme kundër fuqisë së Satanit. Lusni, n
ë veçanti, Rruzaren time më të Shenjtë çdo ditë, sepse ajo e ka fuqinë ta dobësoj forcën e Satanit dhe të gjithë atyre që ai drejton në betejën finale kundër Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij në tokë. 

Unë ju them tani se unë, Nëna juaj e dashur, Virgjëra e Papërlyme Mari, Nëna e Hyjit, ju paraqes juve një dhuratë të veçantë sot. Mua më është dhënë hiri për t’u bërë mbrojtësja e njerëzimit. Në mbrojtjen time ju duhet të vraponi në kohë mundimesh. Unë do të mbroj secilin prej jush që më thërret mua kundër ligësisë së djallit. Nën mbrojtjen time do t’ju jepet ndihmë nga sulmet që ai do të kryej mbi çdo t
ë Krishterë që përpiqet të qëndroj besnik ndaj Birit tim në sprovat, që shtrihen përpara jush. 

Biri im ma ka akorduar mua fuqinë për t’ja shtypur kokën gjarpërit që të mund t’ju sjelli më pranë Atij. Pranojeni mbrojtjen time dhe unë do t’i përgjigjem të gjithëve që më kërkojnë mua t’i ndihmoj.

Detyra ime është ndaj Hyjit dhe besnikëria ime është ndaj Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, që ju do të gjithëve ju kaq shumë. Nuk ka asgjë që unë nuk do të bëj për Birin tim dhe nuk ka asgjë që Ai nuk do të bëj për t’ju sjellë çlirimin nga dhimbja dhe vuajtja.

Ju faleminderit bij të dashur për dashurinë që ju më tregoni mua por dijeni se unë e marr dashurinë, të cilën ju ma jepni mua, dhe ja dhuroj atë Birit tim për Lavdinë e Hyjit.

Unë mbetem një shërbëtore e përulur e Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit