Kerko Mesazhet ketu

Friday 26 December 2014

Punët tuaja për të tjerët nuk do të thonë asgjë për Mua sepse ju do të gjykoheni sipas besnikërisë suaj ndaj të Vërtetës

E Dielë, 14 Dhjetor 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, popullit Tim ju dha një Dhuratë e madhe nga Unë përmes Vdekjes Sime në Kryq. Kjo Sakrificë, e dhuruar për ta shpenguar botën nga vdekja e sigurtë, është pjesë e Besëlidhjes Finale e Atit Tim para Ditës së Madhe kur Ai të shpëtoj pjesën e mbetur nga toka.

Brez pas brezash kanë folur për të Vërtetën, e përmbajtur në Librin e Atit Tim, dhe shërbëtorët e Tij të shenjtë e nënshkruan Fjalën e Hyjit. Sa shumë ju keni harruar dhe sa pak ju dini. Shumë prej atyre të caktuar për t’ju udhëhequr kanë gabuar dhe kokët e tyre krenare, të mbajtura lart ndërsa ata luajnë me Fjalën e Hyjit, do të varen të turpëruar dhe të frikësuar kur të përballen me Paralajmërimin nga Qielli. 

Këtyre shërbëtorëve të shenjtë Unë ju them këtë.

Punët tuaja për të tjerët nuk do të thonë asgjë për Mua sepse ju do të gjykoheni sipas besnikërisë suaj ndaj të Vërtetës. Unë do t’ju ndëshkoj dhe Drejtësia Ime do të jetë e pamëshirshme deri kur ju t'i cop
ëtoni ligjet tuaja pagane dhe të shpallni Fjalën që ju është dhënë kaq kohë më parë. Mospërfillja juaj për Ligjet e Hyjit më sjell Mua turp të madh por mashtrimi juaj, që do të më kushtoj Mua shpirtrat, do të çoj në rrënimin tuaj. 

Ata njerëzit e Mi, të cilët jetojnë sipas Fjalës së Hyjit, edhe pse ata janë askush në sytë tuaj, do të ulen mbi Fronet e Gjykimit kur ju të thirreni për t’u përgjigjur, para Meje, për arsyet se përse ju e mashtruat popullin Tim. Ju mund të besoni se fuqia dhe influence juaj është e paarritshme por dijeni se lavdia juaj është duke u venitur dhe së shpejti; rrobat e arta dhe të bardha që ju vishni do të kthehen në vjetërsira dhe kurorat tuaja vezulluese do të zëvendësohen me barishte. 

Për të gjitha mëkatet në botë, nuk ka asgjë më të keqe në Sytë e Mi, se ata hipokritë që pozojnë si shërbëtorët e Mi por që nuk më shërbejnë Mua. Kur të vij koha që ju të blasfemoni kundër Meje, dhe t’i ushqeni fëmijët e Hyjit me gënjeshtra rreth kuptimit të mëkatit, Unë do të dërgoj mbi ju një ndëshkim kaq të madh sa do ta keni të vështirë të merrni frymë. Breshër i përmasave të mëdha do të lëshohet nga Qielli dhe për çdo Kishë, që i është dorëzuar armiqve të Mi, ku ata do të shkatërrojnë Altarët e Mi, përmbytje të mëdha do t’i shkatërrojnë ata. Për çdo krim që ju kryeni kundër Meje, ju e kryeni kundër një fëmije të Hyjit. Dhe prandaj, Unë do t’ju dërgoj paralajmërim pas paralajmërimi deri kur ju ta refuzoni doktrinën e re të rreme; deri kur ju të flisni të Vërtetën – Fjalën e Shenjtë të Hyjit – dhe t'i ruani Sakramentet ashtu si ju ishte mësuar në fillim.

Pëmes këtyre mesazheve Unë do t’ju kujtoj për të Vërtetën dhe Unë do të vazhdoj t’ju paralajmëroj deri në ditën që ju vendosni se kë do të zgjidhni – Mua apo ata që pohojnë se janë nga Unë por që janë skllevër të bishës.

Jezusi juaj