Kerko Mesazhet ketu

Saturday 20 December 2014

Hyji Atë: Pa Mua nuk do të kishte asgjë. As univers. As dashuri. As jetë

E Dielë, 7 Dhjetor 2014, në 16:30

Bija Ime më e dashur, le të mos harroj asnjë prej jush se Kush Unë Jam. Jam Unë, Ati juaj i dashur, Krijuesi i gjithçkaje që ishte në fillim dhe Ai i fundit. Të gjitha gjërat vijnë prej Meje dhe çdo njeri do të përkulet para Meje nëse ai nuk dëshiron të flaket nga Hierarkia Ime Qiellore.

Ju, bijtë e Mi të dashur, jeni gjithçka që Zemra Ime e dëshiron dhe çdo betejë mbi tokë, që ju dëshmoni është për shpëtimin e shpirtrave tuaj. Gjithçka që është e keqe është shkaktuar prej Kundërshtarit Tim, mbreti i gënjeshtrave, joshësi, akuzuesi, armiku Im më i madh dhe i fëmijve të Mi. Ai që është kundër Meje është kundër jush. Gjithçka që më jep Lavdi Mua, i jep lavdi gjithçkaje që është e Imja. Kjo përfshin Birin Tim të vetëm dhe ju, bijtë e Mi të dashur.

Njeriu që i persekuton fëmijët e Mi nuk vjen nga Unë. Për çdo vuajtje, dhimbje dhe izolim, që ata prej jush që jeni më të afert me Mua do t’ju duhet të duroni, dijeni se kjo shkaktohet nga Satani dhe nga hierarkia e ëngjëve të tij të rënë. Dëshira e tyre më e madhe është që t’ju largoj nga Unë dhe për shkak të kësaj ju do të vuani.

Për arsyen se Unë nuk e marr mbrapsh çfarë Unë e jap, vullneti juaj i lirë, do të jetë triumfi juaj ose rënia juaj, varet nga cila udhë ju zgjidhni. Kjo do të thotë se nëse ju ma ofroni Mua vullnetin tuaj të lirë, për të mirën e shpirtit tuaj dhe shpirtrave të tjerë, ju mund dhe do ta mposhtni armikun tuaj më të madh, djallin. Por nëse ju e lejoni djallin ta infiltroj shpirtin tuaj, ju do t’i prisni të gjitha lidhjet me Mua, sipas vullnetit tuaj të lirë.

Unë nuk mund të ndërhyj me vullnetin tuaj të lirë sepse kjo do të thoshte që Unë do ta kisha thyer Premtimin Tim. Unë nuk mund t’ju detyroj ju të zgjidhni. Unë vetëm mund t’ju tregoj udhën, rrugën, drejt shpëtimit të përjetshëm. Pastaj ju duhet të vendosni se cila është ajo që doni. Të gjitha Dhuratat e Hierarkisë Sime Qiellore ju janë dhënë juve falas, nëse vendosni se kjo është jeta që ju dëshironi. Ju lutem, për të mirën tuaj, mos më braktisni Mua për madhështinë dhe vezullimet që janë vendosur para jush përmes tundimeve të djajve.

Shumë prej jush jeni të pasigurtë për Mua apo Kush Unë Jam sepse Satani, përmes fuqive që ka marrë, ju verbon ju ndaj Ekzistencës Sime. Ai do t’ju sulmoj haptazi me çdo lloj llogjike njerëzore dhe intelekt për ta mohuar Hyjninë Time. Unë do të diskutohem haptazi me përbuzje por si frikacak dinak që Satani është, do të thotë se ai kurrë nuk do ta zbuloj veten, sepse kjo do ta dëmtonte qëllimin e tij. Për aq kohë sa ju nuk besoni në ekzistencën e djallit, atëherë nuk ka të ngjarë që ju të besoni tek Unë. Por Unë ju paralajmëroj. Besoni çfarë të doni për Mua por mos e mohoni ekzistencën e djallit, sepse është përreth jush. Mohojeni të ligun dhe ju do të më mohoni Mua, sepse i ligu është e kundërta e gjithçkaje që Unë përfaqësoj. Unë Jam Dashuri. Dashuria është e Imja. Ata që duan mund të mos më pranojnë Mua por, pa Mua, nuk do të ketë asgjë. As univers. As dashuri. As jetë.

Mos bëni gabimin të zgjidhni burimin e ligësisë mbi Hyjninë Time. Dita do të agoj së shpejti kur ju ta kuptoni gjithçka që Unë ju tregoj. Kur perdja të hiqet nga sytë tuaj ju duhet të vraponi tek Unë. Unë do të jem duke ju pritur për t’ju përqafuar në Strehën Time dhe që nga ai moment Unë do t’ju fshih lotët, do ta zhduk gjithë vuajtjen dhe do t’ju sjell në Dritën e Mbretërisë Sime përjetësisht.

Unë ju dua fëmijë të dashur. Unë pres me dëshirë për ditën kur ju të ktheheni në Pushtimin Tim Qiellor.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti