Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 6 January 2016

Gusht 2011 – Muaji i Shpëtimit të Shpirtrave

E Shtunë, 23 Korrik 2011, në 17:30

Bija Ime e dashur, ti më bën Mua kaq të lumtur. Dorëzimi yt i plotë tani do të thotë se Unë mund të shpëtoj më shumë shpirtra kudo. Një shpirt viktimë, bija Ime, nuk është tërësisht e qartë për ty për kuptimin e vet të plotë, por me kohën, do të jetë. Në atë kohë, ti do të jesh aq e fortë saqë të vuash për Mua do të të sjellë gëzim, jo dëshpërim. Nuk do të jetë e lehtë, por pastaj të punohet për Mua, Shpëtimtarin tënd të dashur, nuk mund të jetë e lehtë.

Ishte prej frymëzimit të Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm, që ti u inkurajove ta bëje këtë sakrificë përfundimtare për Mua. Ky është një hir shumë i veçantë, bija Ime, edhe pse nuk do të duket të jetë në terma njerëzorë, sepse hiret e Mia nuk janë gjithmonë për të sjellë gëzim dhe lumturi në jetën tuaj. Ato mund të sjellin vuajtje, por në të njëjtën kohë, të sigurojnë një njohje të vërtetë të Mbretërisë Sime të Lavdishme.

Shumë, shumë njerëz në botë formojnë ushtrinë Time të shtrenjtë. Ata, përmes lutjes, vuajtjes personale dhe përhapjes së Fjalës Sime, do të shpëtojnë shpirtra. Sa më e fortë të jetë ushtria Ime në shpëtimin e shpirtrave, aq më i ulët do të jetë veprimi i Ndëshkimit.

Unë iu kërkoj të gjithë fëmijëve të Mi që ta kalojnë muajin e Gushtit duke lutur Mëshirën Hyjnore çdo ditë për shpirtrat e humbur që nuk do t'i mbijetojnë Paralajmërimit. Një ditë agjërimi në javë kërkohet gjithashtu, po ashtu edhe Mesha ditore dhe marrja e Eukaristisë Sime Më të Shenjtë.

Nëse mjaft nga ju e bëjnë këtë, në atë që Unë e quaj muaji i “Shpëtimit të Shpirtrave”, atëherë miliona shpirtra do të shpëtohen në mbarë botën. Bëjeni këtë për Mua, fëmijë, dhe ju do të bëheni pjesë e Mbretërisë Sime të Lavdishme.

Shpirtrat tuaj, në pikën e vdekjes, do të bashkohen me Mua në Parajsë. 

Ky është premtimi Im më solemn.

Unë ju dua, fëmijë. Shkoni tani dhe formoni ushtrinë më të fuqishme në botë, Ushtrinë e Dashurisë, Ushtrinë e Shpëtimit.

Shpëtimtari juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit
Jezu Krishti