Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 17 February 2016

Kërkoni Dhuratën e Vuajtjes

E Mërkurë, 14 Shtator 2011, në 00:10

Bija Ime fort e dashur, vuajtja jote është lehtësuar dhe Unë dëshiroj të të falenderoj për këtë dhuratë. Ajo do të kthehet, por ti do të jesh në gjendje ta pranosh atë me shumë më tepër gëzim në zemrën tënde. Unë kam nevojë për vuajtjen tënde sepse ajo shpëton shpirtrat e mëkatarëve, që përndryshe do të përfundonin në Ferr. Një ditë ti do të shikosh në shpirtrat e tyre dhe do të mbushesh me dashuri dhe gëzim kur t’i shikosh ata të ulur krah Meje pranë Fronit të Atit Tim.

Mëkatarët gjithmonë do të përqafohen të parët, kur ata pendohen. Ata gjithmonë do të jenë në rreshtin e parë, për habinë e madhe të ndjekësve të Mi. Këta shpirtra më janë sjellë Mua përmes lutjeve dhe vuajtjeve të ndjekësve të Mi, dhe shpirtrave të Mi të zgjedhur. Ndjekësit e Mi do ta kuptojnë këtë, sepse ata, përmes bashkimit të tyre me Mua, do të gëzohen për shpëtimin e shpirtrave të tillë.

Unë tani kam nevojë që shumë më tepër shpirtra të shpëtohen, bija Ime. Të lutem, lutu që ti dhe shpirtra të tjerë të zgjedhur ta mësojnë se si vuajtja mund ta rrisë numrin e atyre që do të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim. 

Unë u kërkoj atyre që të kërkojnë hiret e nevojshme për të marrë Dhuratën e vuajtjes. Mbajeni mend, kur Unë e jap vuajtjen, ky është një hir i veçantë dhe i atillë që do të sjellë shumë më tepër shpirtra brenda Gjirit të Zemrës Sime.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit