E
Enjte, 30 Qershor 2011, në 20:00
Bija
Ime fort e dashur, Unë buzëqesh këtë mbrëmje me gëzim në Zemrën Time, sepse më
në fund, të rinjtë po e dëgjojnë Fjalën Time përmes Internetit ashtu siç u
parashikua.
Në
këtë mënyrë më shumë njerëz do të munden t'i tregojnë botës se si të përgatiten
për Paralajmërimin. Zemra Ime shpërthen nga gëzimi kur Unë e shikoj dashurinë
që fëmijët e Mi kanë për Mua në çdo skaj të Tokës. Dashuria Ime kurrë nuk vdes.
Ata, ndjekësit e Mi të dashur, janë të mbushur me Dashurinë Time, të cilën e
ndjejnë në zemrat e tyre. Tani ata mund t'ia tregojnë botës, përfshirë edhe
cinikëve, se sa shumë ata më nderojnë Mua duke e përlëvduar Lavdinë Time tek të
gjithë. Sepse ato krijesa të Mia të dashura dhe guximtare do t’i tërheqin tani
drejt të Vërtetës ata që më rezistojnë Mua në lidhje me faktin se përse ata në
radhë të parë janë mbi këtë Tokë.
Qielli
gëzon me ata që e shpallin hapur dashurinë e tyre për Mua në Internet. Dashuria
Ime për ta vërshon që hiret e Mia të bien mbi secilin prej tyre, duke u shtrirë
nga një cep i globit në tjetrin.
Unë tani vij për t'ju
shpëtuar përpara Ditës së Gjykimit
Kujtoni
një mësim, fëmijë. E Vërteta e Mësimeve të Mia kurrë nuk ka ndryshuar. Gabimi
njerëzor, mëkatet e shërbëtorëve të Mi të shenjtë dhe të atyre që kanë abuzuar
me të Vërtetën për t'ia përshtatur ambicieve të tyre mund ta kenë njollosur
Emrin Tim, por ata kurrë nuk e ndryshuan se Kush Jam Unë. Unë Jam Shpëtimtari i
njerëzimit. Unë erdha herën e parë për t'ju shpëtuar për të lejuar faljen e
mëkatit. Unë tani vij përsëri për t'ju shpëtuar përpara Ditës së Gjykimit.
Meqenëse
Dashuria Ime është kaq e Fuqishme, ajo tani do të depërtojë nëpër botë përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë për t'ju kthyer në mbështjelljen e Dashurisë
Sime të butë. Ndjeni Dashurinë Time tani, fëmijë. Mos lejoni që
zhgënjimi juaj me gabimet njerëzore të Kishës Sime t'ju largojë nga Unë, Jezu
Krishti apo Ati Im i Përjetshëm.
Është
për shkak të mëkatit që ju u tunduat për ta bllokuar të Vërtetën. Atyre
prej jush që fajësoni Kishën për mungesën e besimit tuaj tek
Unë nuk po tregoheni të ndershëm me veten e tuaj, sepse nëse ju me të vërtetë
më doni Mua, ju nuk do të nxirrnit justifikime. Satani është kudo në botë tani,
fëmijë, duke u përpjekur t'ju bindë, në çdo mundësi, se besimi juaj është i
pavlefshëm, i parëndësishëm, se besimi juaj nuk do t'ju garantojë një vend në
Qiell. Në disa raste ju besoni se Mëshira e Hyjit është e pafund dhe se ju mund
të shpëtoheni nëse bëni një jetë ku ju nuk i lëndoni të tjerët. Ju shpesh herë
më konfrontoni Mua kur ju më fajësoni Mua për ligësinë në botë. Kjo
është kur ju nevrikoseni me Mua dhe me Hyjin Atin e Përjetshëm.
Si mundet Hyji
të rrijë dhe ta lejojë një ligësi të tillë që të shfaqet nëpër botë? Ku vrasja,
përdhunimi, aborti, tortura, lakmia dhe varfëria ekzistojnë? Ju duhet të
ndaloni tani dhe të më dëgjoni Mua.
Kujtohuni
se mëkati, i shkaktuar nga Satani, të cilin shumë njerëz sot nuk e besojnë se
ekziston, mund të infektojë secilin prej jush për arsye të Dhuratës që ju është
dhënë nga Krijuesi juaj, Hyji Atë. Kjo Dhuratë e vullnetit të lirë i
është dhënë çdonjërit. Disa e përdorin këtë Dhuratë për punë të mira,
ku ata tregojnë dashuri tek të gjithë, ndërsa të tjerët e abuzojnë atë për të
përfituar ndaj të tjerëve. Kur Satani i tërheq ata, përmes vullnetit të tyre të
lirë të dobët, atëherë ata bëhen të aftë për të kryer ligësi të mëdha. Vullneti
i lirë është i juaji, fëmijë. Kur ai njolloset përmes mëkatit, kjo çon në
trazira nëpër botë. Hyji Atë nuk mund t'ju detyrojë që të ndaloni së bëri diçka
nëse është e drejtë apo e gabuar, sepse Ai nuk do të ndërhyjë me vullnetin tuaj
të lirë. Ai gjithmonë do t'ju inkurajojë që të luteni me qëllim që të merrni
hiret që ju duhen për ta shmangur mëkatin. Do të jetë përmes vullnetit tuaj të
lirë që ju do të merrni një nga dy vendimet. Të ktheheni tek Hyji ose
ta lejoni veten që të josheni nga gënjeshtrat e Satanit, i cili do ta
manipulojnë mendjen tuaj larg të Vërtetës.
Kujtojeni,
Unë Jam e Vërteta. Satani nuk do që ju ta shikoni të Vërtetën. Ai do ta përdorë
inteligjencën tuaj dhe do t'ju paraqesë argumente të sofistikuara për t'ju
joshur. Ai madje mund t'ju bindë se diçka është e keqe kur ajo është e mirë.
Prandaj kur ju besoni se është hipokrite që të ktheheni tek lutja për ta
lavdëruar Hyjin Atë për shkak të mëkateve të Kishës, ju duhet ta dalloni këtë
mashtrim për çfarë ai është, një tjetër mënyrë për t'ju inkurajuar që të
largoheni nga Unë. E Vërteta. Tani, fëmijë, më tregoni Mua dashurinë tuaj duke
u ngritur dhe duke mbrojtur Emrin Tim në një botë mosbesuese.
Shumë
shpejt ju do t'i inkurajoni të tjerët që t'i dëgjojnë pikëpamjet tuaja. Ashtu
sikurse ata që pohojnë se nuk besojnë tek Unë e thonë me zë të lartë se sa
shumë ata më urrejnë Mua, po ashtu ju duhet tani t'ia tregoni botës se më doni
Mua. Vetëm atëherë do të nxiten kthimet masive në besim nëpër botë. Më
lejoni Mua t'ju ngre lart tani që ju të mund t'i përgatisni fëmijët e Mi për të
hyrë në Parajsën Time të Re mbi Tokë. Mbajeni mend, vetëm ata që besojnë tek
Unë dhe Ati Im i Përjetshëm mund të hyjnë në këtë Parajsë.
Shkoni
tani dhe m’i sillni Mua turmat.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti