E
Shtunë, 1 Janar 2011, në 02:00
Bija
ime e dashur, koha ka ardhur edhe për një vit tjetër kur fëmijët e Mi të dashur
do të mësojnë më shumë nga Unë, se si ta përshtatin jetën e tyre me qëllim që
kur Unë të vij si Gjykatës, njerëzimi të jetë gati.
Bijtë
e Mi të mrekullueshëm, që të gjithëve Unë ju mbaj pranë Zemrës Sime të Shenjtë,
ju duhet të më dëgjoni Mua tani. Unë kurrë nuk do t’ju braktis kur të më njihni
Mua dhe të Vërtetën e Parajsës së Re – premtimin që Unë ju dhashë të gjithëve
ju para se të vdisja në Kryq për mëkatet tuaja. Koha po afrohet tani, bijtë e
Mi të dashur. Kurrë mos kini frikë. Nëse ju më doni Mua dhe besoni tek Unë,
çfarë ka për të pasur frikë? Sepse dashuria nuk është e frikshme. Dashuria
është gëzim, lumturi dhe për të gjithë ju që besoni në jetën e përjetshme në
Qiell, nuk ka asgjë për të pasur frikë. Unë ju dua të gjithëve.
Roli i Nënës së Hyjit në Ardhjen e Dytë të Krishtit
Nëna
Ime e dashur, e cila ishte përgjegjëse në marrjen e Kupës për ta pranuar
Ekzistencën Time, në momentin e Ngjizjes, për të lajmëruar një fillim të ri për
njerëzimin, do të lajmërojë gjithashtu Ardhjen Time të Dytë.
Unë
do t’i shpengoj të gjithë ata që kthehen tek Unë për Mëshirë. Nëna Ime, e
dërguar nga Ati i Përjetshëm për t’i sjellë shpengim dhe shpëtim botës, do të
qëndrojë krah Meje këtë herë të dytë.
Nëna
Ime e dashur, Engjëlli i Dritës, do të triumfojë tani në përhapjen e Mëshirës
Sime dhe në lajmërimin e Ardhjes Sime të Dytë në Tokë. Nëna Ime e përkushtuar,
Zonja e Papërlyer, si Ndërmjetëse, do të ndihmojë në përgatitjen e botës për
Ardhjen Time të Dytë. Ajo e ka përgatitur njerëzimin për shumë shekuj, por tani
në 100 vitet e fundit, është përpjekur për të futur dashuri në zemrat tuaja, ta
ndezë dashurinë nganjëherë të fjetur që ju keni për Mua dhe për Atin Tim të
Përjetshëm.
Ka qenë një kohë kur Nëna Ime, e cila, përmes Shfaqjeve Hyjnore, do të ushtronte vëmendje mbi Tokë. Për fat të keq, që nga Fatima dhe Garabandali, pak nga shërbëtorët e Mi të shenjtë i marrin shfaqjet e saja Hyjnore seriozisht. As edhe vizionarët e saj, të zgjedhurit e paktë, nuk merren seriozisht. Këtë herë, ndërsa viti 2011 fillon, shumë, shumë ndryshime në botë janë tani gati për të ndodhur. Kjo është sepse bota, bijtë e Mi, ashtu si ju e njihnit njëherë, ka për të ndryshuar.
Sekreti i Fatimas – lidhja me të ardhmen
Sa shumë prej jush,
shpirtra të pafajshëm dhe besues nuk arrini ta kuptoni ligësinë që ka për t’u
shpalosur. Bijtë e Mi, dhe Unë përfshij edhe ata që i lexojnë këto Mesazhe për
herë të parë, nga kurioziteti, që mund të ndjeni një boshllëk në mirëqenien
tuaj shpirtërore, dëgjoni tani.
Ju
dhe bashkë-vëllezërit dhe motrat tuaja jeni duke u çuar drejt një bote të
komanduar nga grupi, i parathënë në Sekretin e fundit të Fatimas, për të cilin
ju nuk keni dijeni, ku ju së shpejti do të gjeni gjërat e mëposhtme.
1.Paraja juaj do të bëhet pa vlerë dhe e vetmja mënyrë për të tregtuar do të jetë me ar dhe argjend.
2. Do t’ju duhet që të luteni në grupe dhe të gjeni një shërbëtor të shenjtë, mjaft trim, për të qëndruar përpara persekutimit.
3. Ju duhet të gjeni streha për lutje sepse kishat tuaja do të shiten për fitim monetar.
4. Ruani Shkrimet e Shenjta, ju mund të mos i keni lexuar kurrë më parë, por të jeni të sigurt se do të jetë e pamundur të blini kopje në të ardhmen.
5. Ngritni Grupe Lutjesh për t’u lutur për shpëtimin e njerëzimit. Në një kohë prej 3 vitesh ju do ta kuptoni përse kjo është e rëndësishme.
Censura e Medias
Mediave, Unë kam këtë për t’i thënë. Si komunikuesit e botës, arroganca që ju shfaqni sot do të kthehet në dëshpërim kur fjala juaj të mos dëgjohet më. Edhe ju gjithashtu do ta kuptoni shpejt rëndësinë e lutjes kur njerëzimi të largohet nga e Vërteta. Fjala juaj sot akoma mund të përfaqësojë të vërtetën e rëndësishme të pavarur. Por kjo dhuratë do të hiqet tani nga ju. Përkundrazi, e Vërteta do të fshihet tani nga njerëzimi përmes diktaturës që keni për të dëshmuar gjatë Mundimit të Madh. Më pas fjala juaj do të mohohet ashtu si u mohua Fjala Ime.
“Kanali Sekret” i Komunikimit
Askush
nuk do t’ju dëgjojë sepse e vetmja fjalë që do t’i jepet njerëzimit, e cila do
të ketë njëfarë efekti, do të jetë përmes Kanalit Sekret të dhënë botës përmes
teknologjisë. Ju do ta gjeni veten të braktisur dhe do të përfundoni duke u
përpjekur të komunikoni me një botë mosbesuese, ashtu si Unë bëj në këtë
periudhë, kur fjala juaj të mos dëgjohet.
Kujdes nga Diktatorët
Ju
mos kini frikë, pavarësisht se sipas cilës udhë ju e ndiqni Hyjin, vetëm më
dëgjoni Mua tani. Luftojini ata që imponojnë diktaturë në botën tuaj, sepse ata
janë nga Satani. Kurrë mos u gënjeni prej tyre pavarësisht se sa shumë ju
paguajnë për të raportuar gënjeshtra. Ata do të përballen me mallkimin e
përjetshëm nëse nuk pendohen; edhe pse koha nuk është në favor të tyre. Luftoni
për lirinë për t’i raportuar padrejtësitë që ju dëshmoni. Nuk ka rëndësi që ju
të besoni tek Unë, sepse kur ta shikoni këtë profeci të shpaloset, atëherë do
ta kuptoni të Vërtetën e Mësimeve të Mia.
Libri i Zbulesës
Sot, në një botë që
mund të duket e dërrmuar dhe e lënduar prej rënies ekonomike është e lehtë të
besoni se gjërat do të rregullohen. Po, bijtë e Mi, në të kaluarën ky do të
ishte një supozim i natyrshëm, por nuk është më i tillë. Intrigat e kurdisura
nga grupi themelor i organizatave, ngado në çdo vend, me origjinë satanike,
tani janë gati për t’u shfaqur. Ata mes jush që nuk besojnë tek Unë, tani, më
në fund do t’i kuptojnë profecitë e përmbajtura në Librin e Atit Tim dhe Librin
e Zbulesës.
Mos
u trembni, bijtë e Mi. Kthehuni tek Unë dhe më flisni Mua privatisht me fjalët
tuaja dhe Unë do t’ju jap forcën, shpresën dhe energjinë për ta kapërcyer këtë
kalim të errët në historinë e njerëzimit.
Ata
prej jush që po e lexojnë këtë Mesazh, mendoni me kujdes. Nëse ju e vini në
dyshim përmbajtjen, atëherë shikoni përreth dhe vendosni nëse do të guxoni t’i
merrni në konsideratë shenjat. A e vëreni se liria e vullnetit tuaj të lirë, e
dhënë juve si një Dhuratë nga Ati Im i Përjetshëm, tani po shtrembërohet? Unë
dhe Ati Im i Përjetshëm, nuk do të ndërhynim kurrë me këtë Dhuratë Hyjnore, kaq
Dhuratë e Shenjtë është ajo. Por nëse njeriu vendos të pranojë Satanin dhe
flakët e Ferrit, atëherë ashtu le të jetë.
Hyji,
Ati Im i Përjetshëm, nuk mund ta ndalojë këtë. Megjithatë Satani do të përpiqet
ta marrë këtë Dhuratë të vullnetit të lirë nga ju. Kur ta shikoni se vullneti
juaj i lirë po ju rrëmbehet, përmes forcave të fuqishme, mbi të cilat ju nuk
keni asnjë kontroll, atëherë ju do ta dini se i ligu është pas kësaj.
Satani nuk do të fitojë kurrë
Ju
lutem, ju lutem të jeni në gatishmëri, bijtë e Mi të çmuar. Mos u dorëzoni.
Nëse mjaft nga ju luten dhe qëndrojnë të palëkundur, ju do të shpëtoni
shpirtra. Satani dhe ushtria e tij nuk do të fitojnë kurrë. Ata nuk munden. Kjo
është e pamundur. Vetëm Hyji e ka fuqinë t’i japi fund këtij konflikti të
tmerrshëm.
Unë,
Shpëtimtari juaj dhe Gjykatësi i caktuar, ju bëj thirrje tani që të ngriheni në
këmbë, të jeni të guximshëm dhe të luftoni për çfarë është e drejtë në zemrat
tuaja, edhe nëse ndjeni frikë. Frika ju është dhënë nga Satani. Frika kurrë nuk
është vënë në zëmrat tuaja nga Unë apo nga Ati Im i Përjetshëm.
Uleni
mburojën dhe hapeni zemrën tuaj ndaj dashurisë, jo ndaj frikës. Dashuria vjen
prej Hyjit. Unë jua kam treguar se dashuria nuk është diçka që ju ndjeni, pa e
hapur zemrën tuaj. Dashuria dhe Hyji Ati i Përjetshëm, Krijuesi i kësaj Toke,
shkojnë krah për krah. Ata nuk mund të ndahen. Kur ata ndahen atëherë Satani
është në punë.
Shkoni
tani, bijtë e Mi, dhe ndajeni mendjen. A doni që Dashuria t’ju mbështjelli
përmes Zemrës Sime të Shenjtë, apo frika? Ky është vendimi juaj.
Mësuesi juaj Hyjnor,
Shpëtimtari dhe Gjykatësi i Drejtë i Mëshirës