Bija Ime fort e dashur, ata që më mohojnë Mua sepse besojnë se po të ekzistoja Unë, një Zot i Dashur kurrë nuk do të lejoja vuajtje, apo tragjedi të papritura, sëmundje apo vdekje të parakohshme të ndodhnin.
Hyji e jep jetën dhe Ai e merr atë ashtu si Ai dëshiron dhe, për çdo Vepër të Hyjit, e mira gjithmonë do të vij prej saj, si në botën që ju jetoni, apo në Mbretërinë Time Qiellore. Është mungesa e besimit tek Unë, ajo që krijon hidhërim tek shpirtrat të cilët më gjykojnë Mua sipas veprave që ata besojnë të jenë mizore dhe të panevojshme. Çfarë ata nuk e dinë është se ka një kohë për gjithçka – një kohë për të gjallët dhe një kohë për ata që vdesin – dhe se Hyji është Autori i Jetës. Vetëm Ai mund të vendosi kur ta marri atë.
Vuajtja prej duarve të të tjerëve është diçka, që është e shkaktuar prej mëkatit – jo prej Hyjit. Kur njeriu zgjedh udhë të ndryshme në jetë, varet plotësisht nga zgjedhja e tij se cilën udhë ai merr. Disa zgjedhin me mënçuri, sipas vetë ndërgjegjes së tyre, dhe e kuptojnë ndryshimin mes të drejtës dhe të gabuarës. Të tjerët do të zgjedhin udhën, që ata besojnë se do t’ju sjelli atyre gjërat e nevojshme që ju duhen për t’i mbajtur ata në botë. Por, do të ketë nga ata që zgjedhin pa mënd dhe nisin një udhë të egoizmit, ligësisë dhe lakmisë.
Të gjitha gjërat e mira vijnë prej Hyjit. Disa herë, çfarë mund të duket të jetë e padrejtë është e pakuptueshme për ju, por dijeni se Hyji e zgjedh se si Ai e mbledh frytin për të mirën e njeriut. Dhe, vuajtja është pjesë e këtij Plani në Shpëtimin e Tij për shpirtrat. Ai nuk gjen kënaqësi në vuajtje, por ajo është një formë pastrimi. Nëse ju vuani, Hyji do të përpiqet ta përdori këtë vuajtje për të mirën e vetë shpirtit tuaj. Por, Ai kurrë nuk do t’ju detyroj të bëni ndonjë gjë sepse Ai ju jep vullnetin e lirë. Abuzimi i vullnetit tuaj të lirë mund të çoj në mëkat të tmerrshëm dhe prapë, Hyji kurrë nuk ja u heq vullnetin tuaj të lirë.
Vullenti i lirë është i shenjtë. Ai ju dha njeriut falas nga Hyji, dhe është një Dhuratë që Ai kurrë nuk do ta heqi nga ju. Megjithatë, është përmes vullnetit të lirë të njeriut, që njeriu rrëzohet nga Hiri dhe bie në mëkat.
I ligu luan me vullnetin e lirë të njeriut përmes tundimeve të shqisave. Vullneti i lirë është një Dhuratë sa, kur përdoret si duhet, mund t’i japë Lavdi të madhe Hyjit. Por, kur ai abuzohet për të kryer vrasje të tmerrshme, ai përdoret nga Satani për ta mallkuar njerëzimin.
Beteja për shpirtrat do të marri fund kur vullneti i lirë i njeriut të bashkohet në një me Vullnetin e Hyjit. Vetëm atëherë, njeriu do të jetë i lirë nga të gjitha gjërat, që i sjellin atij hidhërim dhe vuajtje të çdo lloji.
Vullneti i Hyjit do të mbretëroj në botën që vjen, e cila nuk ka fund.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/26/sometimes-what-may-seem-unfair-is-beyond-your-understanding/