Kerko Mesazhet ketu

Monday 14 January 2013

Ju ekzistoni vetëm prej Fuqisë së Hyjit. Vetëm prej Dashurisë së Hyjit ju do të jetoni përgjithmonë

E Hënë, 7 Janar 2013, në 22:15

Bija Ime fort e dashur, ti mund ta pyesësh veten se përse, kur Unë komunikoj me ty, të duket si gjëja më e natyrshme në botë.

Nganjëherë ti pyet se përse nuk ndjehesh e mbizotëruar nga Prania Ime. Unë e lejoj këtë, sepse përndryshe ti do ta kishe të pamundur të qëndroje para Pranisë Sime, pasi do të të binte të fikët prej Fuqisë së Dritës Sime. Prapë, Unë lejoj që ti të shikosh vetëm një shfaqje të vogël të kësaj Drite Hyjnore si një Dhuratë e veçantë. Kjo ndodh kështu sepse atëherë ti do ta kuptosh se sa e fuqishme është Drita Ime, Dashuria Ime dhe Shpirti Im.

Nëse njeriu do të mund t'i hidhte një sy, veçse një copëze të Pranisë Sime Hyjnore, ai do të ndjehej kaq i pushtuar saqë nuk do mund ta duronte dot Dritën, sepse ajo do ta verbonte.

Kjo është distanca, që mëkati ka vendosur midis njeriut dhe Krijuesit të tij. Kur Drita Ime t’iu tregohet shpirtrave, ata vetëm mund të përqafohen nga Unë, në Mbretërinë Time, kur ata të jenë pastruar. Vetëm ata prej jush që e përulin veten para Meje, mund të përfshihen brenda Dritës së Mëshirës Sime. Pavarësisht se sa shumë ju pohoni se më doni Mua, ju duhet ta shpengoni veten vazhdimisht para Meje, nëse doni që t'ju jepet kjo Dhuratë e Mëshirës Sime.

Çdo mëkatari, Unë i them këtë. As edhe një orë nuk kalon, kur, në mendimet tuaja, përmes buzëve tuaja dhe me veprat tuaja, që ju të mos mëkatoni. Por, kur ju me qetësi e pranoni dobësinë tuaj, dhe jeni të mbushur me dashuri për Mua, dhe Unë mund ta shoh trishtimin tuaj, atëherë Unë do t’i harroj keqbërjet tuaja në çast.

Kur Unë të vij që t'ju mbuloj me Mëshirën Time Hyjnore, përpara Ardhjes Sime të Dytë, do të jetë për t'ju ofruar pastrimin që ju duhet, që të mund të përqafoheni dhe të merreni brenda mbrojtjes dhe sigurisë së Dritës Sime Hyjnore. Drita Ime, në atë ditë, do ta mbulojë tokën. Shumë vetë, edhe pse të verbuar nga Drita e Mëshirës Sime të Madhe, menjëherë do ta pranojnë Dorën Time të Shpëtimit.

Për t'u pranuar në Dritën e Mëshirës Sime, ju duhet ta pranoni që Fuqia e Hyjit është e përjetshme. Ju ekzistoni vetëm prej Fuqisë së Hyjit. Vetëm prej Dashurisë së Hyjit, ju do të jetoni përgjithmonë. Ata që e refuzojnë Dritën, mund të gjejnë vetëm errësirë. Errësira do të thotë vetëm një gjë – që ju të pranoni jetën e vuajtjes së përjetshme të ofruar nga i ligu.

Lejojeni Dritën Time që të ndriçojë përmbi ju, por në fillim, ju duhet të fitoni të drejtën për të marrë pjesë në këtë Dritë të fuqishme, e cila ju ofron një vend në Mbretërinë Time, përgjithmonë.

Unë ju bekoj. Unë ju bëj thirrje. Ejani tek Unë, pa frikë, sepse Unë ju pres me durim. Nëse vetëm do të vinit tek Unë, ju atëherë do ta kuptonit të Vërtetën e Premtimit Tim.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/07/only-by-the-power-of-god-do-you-exist-only-by-the-love-of-god-will-you-live-forever/