Kerko Mesazhet ketu

Saturday 5 January 2013

Virgjëra Mari: Jo të gjithë do ta pranojnë lirinë. Shumë do të mbajnë anën e të ligut dhe do ta refuzojnë Birin tim

E Mërkurë, 2 Janar 2013, në 16:29

Fëmija im, shumë gjëra tani do të shpalosen në botë dhe shumë ngjarje janë të nevojshme, për t’i pastruar fëmijët e Zotit.

Është e rëndësishme që zemrat e të gjithëve të jenë të hapura ndaj të Vërtetës, Fjalës së Shenjtë të Hyjit. Nëse ata nuk i hapin zemrat e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje që ta pranojnë të Vërtetën e premtimit të Birit tim ndaj njerëzimit.

Ai do të vijë përsëri, dhe së shpejti, për ta shpenguar Mbretërinë e Tij mbi Tokë. Ajo do të qëndrojë larg nga mbërthimi i lig i Satanit. Të gjithë fëmijëve të Hyjit do t'iu ofrohet liria që iu nevojitet për t’u bërë një me Birin tim.

Jo të gjithë do ta pranojnë lirinë. Shumë do të mbajnë anën e të ligut dhe do ta refuzojnë Birin tim. Ata do të jenë aq të dobët sa nuk do ta pranojnë Premtimin e Tij dhe do të vazhdojnë të ndjekin ambiciet e botës.

Unë ju kërkoj fëmijë që të jeni bujarë ndaj këtyre shpirtrave. Ata, jo vetëm që do ta refuzojnë Mëshirën e Birit tim, por edhe do të ngacmojnë dhe tallin ata shpirtra të guximshëm, që do të ngrihen dhe ta shpallin të Vërtetën e Hyjit.

Qëndroni në lutje të përditshme, fëmijë, dhe dorëzojeni çdo frikë që mund të keni tek Biri im. Ai ju do dhe dëshiron t'jua lehtësojë barrën nga ky trishtim dhe e tillë dhimbje. Ejani tek unë, Nëna juaj e dashur, dhe unë do t'i kërkoj Atij që t'ju bëjë më të fortë në besnikërinë tuaj ndaj Tij.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/02/virgin-mary-not-all-will-accept-freedom-many-will-side-with-the-evil-one-and-reject-my-son-2/