Kerko Mesazhet ketu

Thursday 31 January 2013

Unë iu bëj thirrje ndjekësve të Mi që t’i kujtojnë njerëzit mbi rëndësinë e leximit të Biblës së Shenjtë

E Mërkurë, 23 Janar 2013, në 16:40

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam i gëzuar dhe i kënaqur për shkak të dashurisë, që dishepujt e Mi mbajnë në zemrat e tyre për Mua.

Qielli gëzon me shpejtësinë në të cilën Mesazhet e Mia Hyjnore dhe Lutjet po përhapen nëpër botë. Kjo është koha, e parathënë, kaq shumë kohë më parë, kur Ungjilli Im i Shenjtë do të predikohet nëpër mbarë botën.

Unë iu bëj thirrje ndjekësve të Mi që t'i kujtojnë njerëzit mbi rëndësinë e leximit të Biblës së Shenjtë, Fjala e vendosur, sipas Vullnetit të Atit Tim.

Sot, Fjala Ime po flitet, përsëri, për të ngulitur në mendjet e njerëzve, sot, rëndësinë e Mësimeve të Mia. Mosarritja për ta pranuar Fjalën e Hyjit do të çojë në vdekjen e shpirtit.

Çdo njeri mbi tokë ka lindur me vullnetin e lirë. Për çdo njeri, që i është dhënë jeta nga Ati Im, Sakramenti i Pagëzimit është bërë i disponueshëm, por jo çdo fëmije të Hyjit i është dhënë mundësia për këtë Dhuratë të rëndësishme, e cila e pastron shpirtin dhe ia largon djajtë.

Çdo njeri ka patur të drejtën ta njohë të Vërtetën e Mësimeve të Mia, por jo çdo njeriu i është dhënë e Vërteta. Në vend të saj, fetë e rreme u ushqyen në shpirtrat e të pafajshmëve. Kjo çoi në urrejtje për njëri-tjetrin, kur gënjeshtrat, e krijuara dhe të përhapura nga të tilla fe të rreme, i infektuan zemrat e njerëzve.

E Vërteta është se Fjala Ime e Shenjtë është ushqim për shpirtin. Pa atë shpirti thahet. Kur shpirtit i mungon paqja, të cilën Dashuria Ime ia sjell, ai atëherë kërkon ngushëllim në krahët e gjërave materiale, të cilat, me kalimin e kohës, e thajnë atë nga çdo kënaqësi.

Tani që Fjala Ime e Shenjtë po ndizet në zemrat e njerëzve të lodhur, Dashuria Ime do të përhapet kur e Vërteta t'i jepet njerëzimit. Kjo Dashuri do t’i tërheqë shpirtrat e uritur, dhe kështu Plani Im i Shpëtimit do të vazhdojë. Unë do të përdor çdo mundësi, duke përdorur zemrat e njerëzve të përulët – të cilët me të vërtetë më duan Mua – për të shpëtuar të gjithë racën njerëzore. Nuk ka rëndësi se cilin zot ata adhurojnë, sepse së shpejti, e Vërteta do t'iu tregohet atyre. Pastaj atyre nuk do t’iu nevojitet asgjë tjetër, vetëm Prania Ime e Lavdishme.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/23/i-urge-my-followers-to-remind-people-of-the-importance-of-reading-the-holy-bible/