Kerko Mesazhet ketu

Saturday 9 November 2013

Dita e Madhe do të agoj dhe së shpejti bota pa fund do të filloj

E Shtunë, 26 Tetor 2013, ora 11:15

Bija Ime fort e dashur, besimi i të gjithë fëmijve të Hyjit, pavarësisht se cilit besim i përkasin, është kaq i dobët sa shumë prej atyre që e dinë të Vërtetën do ta kenë shumë të vështirë ta praktikojnë fenë e tyre hapur, pa u kritikuar.

Sa shumë në botë më refuzojnë Mua, Jezu Krishtin, në këtë periudhë të historisë, saqë nuk është më e pranueshme, në pjesën më të madhe të kombeve, të flitet për Mua në publik. 
Shumë rrallë ju do ta dëgjoni Emrin Tim të flitet në media, vetëm nëse kjo është për të vënë në pyetje Ekzistencën Time. 

Rrallë ju do t'i dëgjoni njerëzit ta shpallin hapur dashurinë e tyre për Mua në publik, sepse atyre do t’ju vij turp për këtë. Madje edhe ata shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk do të dëshirojnë më ta deklarojnë të Vërtetën nga frika se mos tallen. Ata që më ndjekin Mua do ta kenë gjithnjë e më të vështirë për ta shpallur Fjalën Time të Shenjtë. Sa shumë, prej atyre që dikur më donin Mua, nuk më duan më dhe dëshpërimi dhe trishtimi Im e copëton Zemrën Time, sikurse një shpatë e përshkon tej e mbanë. 

Përse, oh përse, ju më keni braktisur Mua? Përse ata prej jush që besojnë tek Unë dhe që më njohin Mua, i lëndoni kaq shumë vëllezërit dhe motrat tuaja? Përse urrejtja shtohet në zemrat tuaja? Përse e ndjeni të nevojshme të vini në pyetje Ungjillin tani, kur ai ka ekzistuar për kaq gjatë? Kush ju ka dhënë autoritetin ta keq-interpretoni Fjalën Time të dhënë apostujve të Mi? Përse ju i shtrëmbëroni ato dhe përse ju nuk besoni çfarë Unë ju kam thënë? Fjala Ime është shumë e qartë. Kur Unë flas, Unë e shpreh atë që dua të them. Nëse Unë them një gjë, Unë nuk e kam fjalën për një tjetër. Përse Unë, për shëmbull, do ta kundërshtoja Veten Time dhe sidomos tani në këtë Mision?

Çfarë ju është dhënë profetëve të Hyjit është e Vërteta. Çdo gjë që i kundërshton këto Mesazhe, prej gojëve të atyre që pohojnë se Unë flas me ata, duhet të refuzohet nga ju. Unë kurrë nuk do të konkuroja me Zërin Tim, sepse Unë duhet t’ju siguroj që juve t’ju jepet e Vërteta.

Çfarë duhet të bëj Unë për t’ju bërë ju të dëgjoni? Çfarë duhet të bëj Unë për t’ju ndaluar të endeni vërdallë dhe të kërkoni forma të tjera kënaqësie? Përse ju nuk do të më besoni Mua? Ju shpenzoni kot kaq shumë kohë të çmuar duke kërkuar tregimet e fatit, që derdhen si helm prej gojëve të ashtu-quajturve magjistarë dhe kërkues fati, sa ju më fyeni Mua duke u larguar nga Unë. Unë Jam këtu. Këto janë Fjalët e Mia. Çfarë kërkoni tjetër, sepse ju do ta gjeni të Vërtetën vetëm prej Gojës Sime? Unë fola të Vërtetën kur Unë eca në Tokë. Unë lashë pas një trashëgimi të shpëtimit dhe të shpresës së madhe. Unë flas të Vërtetën tani, ndërsa Unë ju sjell Fjalët e Mia Përfundimtare, në këtë kohë, sepse Dita e Madhe do të agoj dhe së shpejti bota pa fund do të filloj.

Kur Unë flas, Unë dëshiroj që ju të dëgjoni. Unë nuk mund t’ju detyroj juve. Ju mund të shikoni ngado dhe të provoni t'i gjeni Mesazhet e Mia, të dhëna për ta pregatitur botën për Ardhjen Time të Dytë në këtë kohë, dhe ju nuk do t’i gjeni ato. Mesazhet e Mia publike për t’ju pregatitur për këtë, fazë finale p
ërpara se Besëlidhja Im të përmbushet, mund të gjenden vetëm në Librin e Të Vërtetës. 

Fjala është e Imja. Fjalët e Mia do të dëgjohen tek çdo komb. Askush nuk do të më ndaloj Mua, sepse Forca Ime është e Gjithpushtetshme.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/26/the-great-day-will-dawn-and-soon-the-world-without-end-will-begin/