Kerko Mesazhet ketu

Sunday 3 November 2013

Përçarja në Kishën Time do të filloj në faza të ndryshme

E Dielë, 20 Tetor 2013, ora 17:48

Bija Ime fort e dashur, shkoni, të gjithë ju, nëp
ër botë dhe përhapni Ungjillin, sepse ju duhet ta bëni këtë përpara se persekutimi i Kishës Sime të filloj seriozisht.

Ju duhet ta vini gjithë besimin tuaj tek Unë dhe të ngushëlloheni në dijen se kur Dita e Madhe të vij, ju do të ngriheni, në trup dhe shpirt, në Krahët e Mi, sa hap e mbyll sytë. Prandaj dhe përse ju duhet, me dashuri dhe durim, ta kujtoni botën për Mësimet e Mia. Kujtojini ata se mëkati ekziston dhe se do të falet, por ata duhet të më kërkojnë Mua falje në fillim. 

Pavarësisht se atyre ju është thënë se mëkati është natyrë e dytë e njeriut, ata duhet ta dinë se, si fëmijët e Hyjit, ata duhet të kërkojnë shpengim çdo herë të vetme, pavarësisht se sa i parëndësishëm mund të duket mëkati i tyre. Mëkati është ai që ju ndan nga Hyji. Sa më shumë të mëkatoni, aq më të errët ju bëheni; aq më i thellë dëshpërimi që ju do të ndjeni dhe ju do të bëheni kaq të shqetësuar sa asgjë nuk do ta lehtësoj dhimbjen tuaj apo të t’ju sjelli paqen e vërtetë, përveç se Hiri Im.

Dijeni se kur regjimi i herezisë të filloj, se ata që përfshihen në atë do të ndjejnë një vetmi të tmerrshme dhe mjerim. Prapë, nga jashtë, gjithçka do të duket të jetë e pranueshme për Kishën. Ndërsa ju do të vuani përbrënda, të gjitha ritualet e jashtme, të kryera në emër të një kishe të bashkuar globale, do t’ju bëjnë të ndjeheni të shqetësuar. Brënda 6 muajve që herezia të futet në Kishën Time, shumë prej atyre që e shpërfill
ën Thirrjen Time, do t’ja mbathin dhe do të kërkojnë ata që mbetën besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë. Atëherë Ushtria Ime do të bymehet, rritet dhe do të mbledhi pjesën e mbetur prej të gjitha kishave të Krishtere dhe do të luftojnë shpirtin djallëzor

Përçarja në Kishën Time do të filloj në faza të ndryshme. Faza e parë do të jetë kur vetëm ata që me të vërtetë më njohin Mua, dhe që e kuptojnë Të Vërtetën e Ungjillit të Shenjtë, do të vendosin se ata nuk mund të pranojnë gënjeshtrat në Emrin Tim. Faza e dytë do të ndodhi kur njerëzve t’ju mohohen Sakramentet e Shenjta, ashtu si ato duhet të jenë. Faza e tretë do të jetë kur Kishat e Mia do të jenë fëlliqur dhe kjo do t
ë jetë kur shërbëtorët e Mi të shenjtë, më në fund, do ta kuptojnë të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës.

Profetët e Mi nuk gënjejnë. Atyre nuk u pëlqen çfarë ju kërkohet të bëjnë. Ata zbulojnë vetëm Fjalën Time të Shenjtë dhe çfarë u udhëzohet të bëjnë sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim. Shenjat që profetja e fundit – të vetmes profete që i është dhënë leja nga Qielli sot për të pregatitur botën për Ardhjen e Dytë – janë tani këtu. Kur ju ta kuptoni se profecitë, e dhëna botës nga Qielli, çojnë tek kjo – p
ër të rritur besimin tuaj dhe për të siguruar të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, atëherë ju do t’i pranoni ato. Kur ato të ndodhin, ndërsa zbulohen, atëherë ju do ta njihni të Vërtetën. 

Të jeni gati. Të jeni të qetë, sepse Unë do të eci me të gjithë ju që mblidheni tani për të formuar Ushtrinë Time të Mbetur në Tokë.