Kerko Mesazhet ketu

Saturday 11 October 2014

Kur dashuria dobësohet, prania e Hyjit dobësohet në jetën tuaj

E Mërkurë, 8 Tetor 2014, në 20:25

Bija Ime fort e dashur, sa të ftohta 
janë bërë zemrat e njerëzve. Sa pak ata duan t’ja dinë për nevojat e të tjerëve apo për Dhuratën e jetës. Ata i kanë lejuar zemrat e tyre të fëlliqen sepse nuk e kanë më kapacitetin që dashuria e vërtetë të mbretëroj brënda shpirtrave të tyre. Kur dashuria dobësohet, dhe kur bamirësia për nevojat e njëri tjetrit të bëhet e rrallë, atëherë asgjë tjetër veç padrejtësi do të ketë.

Kur dashuria dobësohet, prania e Hyjit dobësohet në jetën tuaj. Për ata që mund të më kenë dashur Mua dikur, dhe që nuk besojnë më tek Unë, zemrat e tyre do të bëhen të ngurta. Kur ju i ktheni shpinën dashurisë për njëri tjetrin, ju do të bëheni të shkretë dhe të trazuar. Mungesa juaj e dashurisë do t’ju çoj të pranoni çdo lloj praktike, që është e neveritshme për Mua. Gjithçka që Unë p
ërfaqësoj, do të shpërfillet nga ju. E gjithë jeta, e dhënë njerëzimit, prej Fuqisë së Hyjit, do të ngacmohet, dhe në shumë raste do të shkatërrohet nga ju. Respekti juaj për Ligjet e Hyjit dhe jetën njerëzore nuk do të kenë më kuptim. Përkushtimi juaj ndaj të gjitha gjërave të botës, dhe të mirat materiale që ato japin, do t’ju lënë të pakënaqur.

Kur ju e ngurtësoni zemrën tuaj kundrejt Hyjit, njerëzimi vuan shumë. Kur fuqia e djallit e zëvendëson dashurinë që bota dikur e kishte për Mua, Jezu Krishtin, dijeni se koha është pothuajse afër.

Hiqni dorë nga kokfortësia dhe nga ndjekja e dalldisur e kënaqësive. Mos u përpiqni t’i ndryshoni Ligjet e Hyjit për t’ju përshtatur jetëve tuaja mëkatare. 

Kërkoni, kërkoni, kërkoni Ndërhyrjen Time, që Unë t’ju tregoj Udhën. Nëse ju nuk ktheheni drejt udhës së Jetës së Përjetshme, e cila u gdhënd për çdo fëmij të Hyjit, atëherë ju kurrë nuk mund të jeni pjesë e Mbretërisë Sime.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/08/when-love-diminishes-god-is-diminished-in-your-lives/