Kerko Mesazhet ketu

Thursday 16 October 2014

Mbajeni mënd se pas Ardhjes së Dytë, Purgatori nuk do të ekzistoj

E Enjte, 9 Tetor 2014, në 20:40

Bija Ime fort e dashur, sa etje kam Unë për dashurinë e njeriut dhe sa të etur janë ata për Mua. Por, ndarja që e largon njeriun nga Unë, Dhuruesin e Jetës, është armiku më i madh i racës njerëzore.

Satani, mënyrat mashtruese, dinake të të cilit do të thotë se ai krijon p
ërçarje të mëdhe në botë. Ajo, që ai është i fshehur, i jep atij fuqi të madhe mbi shpirtrat e njerëzve. Influenca e tij djallëzore krijon dyshime mbi Ekzistencën Time tek ata me pak besim. Ai i bind të tjerët, që nuk besojnë tek Unë, se njeriu është përgjegjës për çfarëdo lloj zgjedhje që ai bën. 

Influenca e tij qetësuese, ndërsa ai e tundon njeriun, i bind ata tek të cilët ai pranohet se e gabuara është e drejtë dhe e drejta është e gabuar. Ai e paraqet dashurinë si epsh; urrejtjen si një formë dëshire; dhe lakminë dhe xhelozinë si një mënyrë për të justifikuar shkatërrimin e jetës së një personi tjetër.

Çdo ide, çdo dëshirë, çdo etje dhe mall që ai e mbjell në shpirtrat e njerëzve, i çon ata në mëkat. Kaq shumë infektim mes njerëzimit, në këtë kohë, do të thotë se dashuria e pastër, e cila vjen nga Hyji, është zëvendësuar me joshjen. Gjithçka që del nga gjarpëri, do të paraqitet brënda zemrave të mëkatarëve sikur të jetë një gjë e mirë. Mëkati, gjithmonë është justifikuar nga mëkatarët që i jepen djallit. Mëkati, me t’u justifikuar, më pas do të lavdërohet deri kur t’i përngjaj një vepre të madhe – e denjë për t’u vlerësuar.

Mjerë njeriu që guxon t’i sfidoj ata që e lavdërojnë mëkatin. Mëkatari që e mbështet mëkatin, me gëzim të madh, do t’i influencoj të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Sot, influenca e djallit mund të shihet ngado. Nëse dikur, veprat mëkatare ishin të fshehura me kujdes, tani ata nuk kanë aspak turp t’ja dëshmojnë ato botës. Gjithçka që është e neveritshme për Mua po mbështetet me gëzim të madh. E gabuara po paraqitet të jetë e drejtë dhe gjithçka që është e drejtë, sipas Ligjeve të Hyjit, konsiderohet të jetë e gabuar. Kur djalli është në punë, gjithçka do të paraqitet mbrapsh dhe në kundërshtim të plotë me atë, që vjen nga Unë. Dijeni se kur Fjala Ime të deklarohet të jetë e gabuar atëherë influenca e të ligut e ka arritur kulmin.

Mbajeni mënd se pas Ardhjes së Dytë, Purgatori nuk do të ekzistoj. Qielli dhe toka do të bëhen një dhe Ferri do të bëhet banesa për ata, që e adhurojnë djallin, dhe gjithçka që vjen prej tij. Zemërimi i mënyrave të tij djallëzore dhe të liga i kanë infektuar si ata që besojnë tek Unë, dhe ata që më refuzojnë Mua. Asnjë nuk është i sigurtë.

Lutja, ndjekësit e Mi të dashur, është mbrojtja juaj. Mbajeni Fjalën Time dhe lutuni, jo për veten tuaj, por për ata që kanë bërë marrëveshje me të ligun. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja, në mëngjes, ditën dhe natën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/09/remember-that-after-the-second-coming-purgatory-will-not-exist/