Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 30 October 2014

Dora e Hyjit do të përdori diellin për ta paralajmëruar botën

E Premte, 24 Tetor 2014, në 22:50

Bija Ime fort e dashur, dielli është një nga shenjat më të mëdha kur ndërhyrja hyjnore është gati për t’u shfaqur. Kur të shikoni ndryshimet në diell; kur ai të duket më i madh; të shkëlqej më gjatë dhe jashtë stinës; dijeni se koha po afrohet për Ardhjen Time të Dytë.

Dora e Hyjit do të përdori diellin për ta lajmëruar botën se aktiviteti i tij është i pazakont
ë. Shkencëtarët do të jenë të paaftë të japin një arsye për lëvizjet e papritura në diell dhe për sjelljen e pazakontë të këtij ylli, që ju sjell dritë. Pa dritën e diellit toka do të ishte e zhytur në errësirë. Prandaj, ndërsa mëkatet e njeriut shtohen, dhe mëkati mbështetet thjeshtë si pjesë e natyrës njerëzore, toka do të mbulohet me shpirtin e errësirës. 

Ndërsa mëkati e mbështjell botën, dielli gradualisht do ta humbasi shkëlqimin e tij dhe do të bëhet i zymtë. Ndërsa njeriu e humbet ndjenjën e tij të dashurisë për të tjerët dhe bëhet i pandjeshëm ndaj dhimbjes që ai shkakton mbi të tjerët, për shkak të mëkatit, bota do të bëhet më e errët – e errët në shpirt, e errët nga dita në ditë.

Unë do të vazhdoj t’i udhëheq fëmijët e Hyjit deri në këtë kohë. Unë do t’ju tregoj udhën drejt Mbretërisë Sime dhe ju do ta shikoni Dritën Time. Asgjë nuk do t’ju pengoj përgjatë udhës sepse ju do të shikoni qartë se si i ligu sjell me vete një errësirë të tmerrshme.

Dielli do të zhduket deri kur përfundimisht, asnjë dritë nuk do ta mbuloj tokën për tre ditë. E vetmja dritë do të jetë ajo që vjen nga e Vërteta. Dhe, në ditën e katërt, qiejt do të shpërthejnë dhe drita – si ajo që ju kurrë nuk do ta kishit besuar të ishe e mundur do të derdhet nga Qielli. Atëherë Unë do të shihem nga çdo njeri në çdo vënd, në të njëjtën kohë, në gjithë Lavdinë Time, kur Unë të vij për të rivendosur Mbretërinë e premtuar tek Unë nga Ati Im.

Kurrë mos kini frikë nga pregatitja që kërkohet që secili prej jush të jetë gati për të më takuar Mua. Ju duhet t
ë siguroni që të jeni të pregatitur mirë për Mua sepse ajo do të jetë dita kur Unë do t’ju dorëzoj Çelësat e Mbretërisë Sime dhe do të ketë festime të mëdha. I ligu nuk do të egzistoj më në Botën Time të Re që do të vij, dhe të drejtët do të bashkohen me Mua dhe të gjithë ëngjëjt dhe shenjtorët. 

Ju duhet ta shikoni këtë mision sikur të jeni në një udhëtim. Çdo pjesë e udhëtimit tuaj ju sjell zbulime të reja – mënyra me të cilat ju do të mësoni se çfarë kërkohet për t’ju pregatitur për fazën tjetër. Ndërsa i ngjiteni çdo pengese ju do të bëheni më të fortë. Madje edhe më i dobëti mes jush do ta kryej këtë udhëtim, sepse Unë do t’ju udhëheq në çdo hap që ju merrni dhe shpejt ajo do të kryhet.

Gëzohuni, sepse Mbretëria Ime ju pret dhe koha do t
ë jetë e shkurtër.