E
Mërkurë, 11 Maj 2011, në 22:30
Fëmija
im, ti po afrohesh tani shumë më pranë Zemrës së çmuar të Birit tim. Udhëtimi
yt ka qenë i vështirë, por ai ndodhi në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Ishte
prej urdhrit të Hyjit Atë që unë u dërgova për ta komunikuar ty thirrjen tënde
për këtë Punë. Përgjigja jote ishte e menjëhershme. Ti kurrë nuk hezitove.
Sepse
kjo është fuqia e dashurisë që ti ke për mua Nënën tënde të Bekuar. Unë të kam
udhëzuar dhe drejtuar ty drejt kësaj thirrjeje shumë të veçantë. Të lutem që të
vazhdosh te kthehesh tek unë, Nëna jote e dashur, çdo ditë për udhëzim të
përditshëm.
Të gjithë shenjtorët janë duke ecur akoma me ty, por ti nuk e di
këtë. Ti duhet t’i drejtohesh Shën Benediktit, Shën Jozefit, Shën Gjon
Ungjilltarit, Shën Agustinit dhe Krye-engjëllit Mikael për të të dhënë
mbështetjen që do të të duhet. Sa shumë e forcuar je ti tani, bija ime, saqë
çuditesh përse. Është për shkak të bindjes tënde ndaj Birit tim të dashur që ti
tani po merr hiret e nevojshme për këtë Mision Hyjnor të veçantë, për të cilin
ti ke qenë zgjedhur.
Medalja e Shen Benediktit |
Pranoje
vuajtjen e kërkuar prej teje nga Biri im i shtrenjtë, Jezu Krishti, sepse kjo
do të shpëtojë shpirtra të panumërt. Dhurata jote e veçantë tek Ai e vullnetit
tënd të lirë, do të ndalojë miliona shpirtra të hyjnë në zjarret e Ferrit.
Vazhdo të kujtosh se çfarë vuajtja jote po arrin dhe gëzimin që kjo do të
sjellë në Zemrën e Shenjtë të Birit tim.
Ti
tani po gëzon Dhuratën e veçantë të të qenit në bashkim me Birin tim. Sa më
tepër të dorëzohesh plotësisht, të tregosh përulësi dhe të bësh sakrifica të
tjera, aq më shumë ti do ta ndihmosh Atë në këtë detyrë, që është kaq e
rëndësishme për Të.
Të
jesh mirënjohëse, bija ime, që të është kërkuar ta bësh këtë Punë të shenjtë,
sepse pa të miliona shpirtra nuk do të mund të shpëtoheshin.
Afrohu
tani më pranë Zemrës sime dhe më lër të të mbaj më pranë Birit tim. Unë do të
të mbroj dhe udhëzoj në çdo kohë.
Nëna jote e dashur
Mbretëresha e Paqes