E
Diel, 22 Maj 2011, në 14:30
Bija
Ime e dashur, zbulesa që t’u dha më 18 Mars 2011 në mesnatë, se shpërthimi
vullkanik në Islandë do të ndodhte në Maj ka ndodhur tani.
Ti mund të pyesësh
veten përse ishe kaq e tronditur kur kjo ndodhi ashtu siç ishte parathënë. Prandaj
Unë do ta shpjegoj. Megjithëse shumë nga dyshimet e tua janë larguar në lidhje
me vërtetësinë e komunikimeve të Mia me ty, gjendej akoma një frikë nga ana
jote se ti nuk po i kuptoje këto profeci me saktësi.
Ti duhet të ngrihesh tani
me mirëbesim dhe të më lejosh Mua të ta largoj frikën. Vazhdo tani dhe publiko,
pa hezitim, ngjarje të tjera që Unë t’i kam zbuluar. Duke e bërë këtë, më shumë
njerëz do ta kuptojnë se jam Unë, Jezu Krishti, i Cili tani kërkon vëmendjen që
kërkohet për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave.
Kur
këto profeci të konfirmohen, do të ketë fare pak dyshim në zemrat e ndjekësve të
Mi për vërtetësinë e tyre. Por shpirtrat e ngurtë, që refuzojnë të besojnë dhe
që gjithmonë do të gjejnë një përgjigje logjike kur ata dëshmojnë të Vërtetën,
akoma nuk do të jenë të bindur.
Përmbytje
në Francë, valë të Nxehti në Turqi
Më dëgjoni Mua tani. Përmbytje do të ndodhin
në jug të Francës këtë verë. Një valë të nxehti do të ndodhë në Turqi. Ngjarje
të tjera ekologjike, që do të shkaktojnë rrëmujë, përfshijnë një tërmet në
Angli (por jo menjëherë) disa prej të cilave do të ndikojnë mbi shtete të tjera
Evropiane. Priteni një ngritje në nivelet e detit në Mesdhe, që do ta tronditë
këdo. Tërmete do të ndjehen gjithashtu në Norvegji dhe në Amerikën e Jugut.
Bija Ime, Unë do të zbuloj ty ngjarje të tjera, por vetëm me një arsye në
mendje. Ajo është për të kthyer në besim fëmijët e Mi. Kur dhe nëse ata do ta
pranojnë së Unë u flas atyre përmes teje, atëherë kjo do të më japë Mua gëzim.
Unë nuk kam asnjë dëshirë t’i tremb fëmijët e Mi, por këto ngjarje do të
vazhdojnë të përshkallëzohen nëpër botë si pjesë e Ndëshkimit të Madh që do të
vijë. Ato janë një pjesë e nevojshme në betejën kundër mashtruesit.
Lutuni
tani, fëmijët e Mi, për t’i dobësuar dhe shmangur këto ngjarje, sepse lutja
është tepër e fuqishme si një mjet faljeje.
Shkoni
tani në paqe. Mos kini frikë t’i publikoni këto profeci, sepse ato do të
ndodhin.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti