E
Premte, 20 Maj 2011, në 10:00
Bija
Ime fort e dashur, shumë njerëz pyesin veten se çfarë do të thotë në të vërtetë
Ardhja e Dytë, prandaj më lejoni Mua t’jua shpjegoj.
Unë
erdha në botë herën e parë për ta shpenguar njerëzimin nga errësira e
përjetshme, që ai të mund të përfitonte nga jeta e përjetshme. Hyji Ati i
Plotfuqishëm, prej Mëshirës së Tij, më dërgoi Mua me qëllim që të gjithë
fëmijët e Tij të kishin jetë. Sepse deri atëherë, për shkak të mëkateve të
Adamit dhe Evës, kjo nuk do të kishte qenë e mundur. Unë vij përsëri, këtë herë
për t’i shpërblyer të gjithë ata që më ndjekin Mua.
Shumë
paqartësi ekziston në botë në lidhje me këtë ngjarje. Shumë njerëz besojnë se
Ardhja Ime e Dytë tregon se fundi i botës ka ardhur. Kjo nuk është ashtu, sepse
përkundrazi, ajo tregon se kohët e fundit kur Satani dhe ndjekësit e tij, që
krijojnë varfëri të papërshkrueshme në botë, do të hiqen nga Toka për 1,000
vjet.
Rreth Parajsës së Re
mbi Tokë
Kjo
Parajsë e Re që Unë kam premtuar do të krijohet kur Qielli dhe Toka të
bashkohen në një. Kjo jetë e re që Unë e sjell tek të gjithë ndjekësit e Mi të
devotshëm është me dashuri dhe lavdi. Ju, ndjekësit të Mi, do të duhet të
duroni shumë vuajtje, ndërsa ky tranzicion ndodh. Për të ndihmuar në
përgatitjen e botës për këtë Ngjarje të Madhe, Unë Jam duke sjellë më parë një
Dhuratë madhështore të Mëshirës Sime. Paralajmërimi i Madh, që do t’ju japë
secilit prej jush mundësinë t’i shikoni mëkatet tuaja dhe se si ato më fyejnë
Mua, do t’ju mundësojë që ta shihni të Vërtetën. Kur ta kuptoni njollën e
mëkatit që ekziston brenda jush, vetëm atëherë ju do ta kuptoni me të vërtetë
pikëllimin që Unë ndjej.
Një
shikim i shkurtër i asaj çfarë do ndodhë në Gjykimin Final
Duke ju lejuar të gjithëve që ta përjetoni
këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime juve do t’ju jepet një shikim i shkurtër i
vërtetë i asaj që ka për të ndodhur në ditën e Gjykimit Final. Në këtë mënyrë
juve po ju jepet një mundësi e drejtë për t’u kthyer tek Unë edhe një herë.
Shikoni, Unë ju dua të gjithëve me një pasion kaq të thellë dhe të pafund saqë
Unë do të bëj gjithçka të mundur për t’ju shpëtuar nga mbërthimi i mashtruesit.
Megjithatë
bëni kujdes, sepse Satani tani do t’i shtojë aktivitetet e tij përmes
vëllezërve dhe motrave tuaja për t’ju bindur që të më ktheni Mua shpinën, madje
edhe mbasi kjo Ngjarje e Madhe të ndodhë. Tani ju duhet ta hapni mendjen tuaj,
t’i lini mënjanë të gjitha arsyetimet njerëzore për të pranuar të vërtetën e
ekzistencës suaj mbi Tokë. Çdo gënjeshtër e sajuar në mendimin logjik shkencor
të njeriut do të futet për t’ju penguar që ta pranoni të Vërtetën.
Satani
nuk do që ju, fëmijët e Mi, të vini tek Unë. Mbërthimi i tij me anë të veseve
duhet të thyhet, por kjo mund të bëhet vetëm me ndihmën tuaj. Mos e lejoni atë
t’jua errësojë gjykimin me gënjeshtrat e tij. Do të jetë shumë e vështirë për
ju t’i injoroni argumentet, ngacmimet dhe talljet e tij, sepse kjo është mënyra
se si ai punon.
Satani
do të punojë përmes njerëzve të tjerë për t’ju dekurajuar
Shumë prej jush nuk do ta dinë se Satani
është duke punuar kështu përmes njerëzve të tjerë mendimet e të cilëve ju mund
t’i respektoni. Por kjo është pikërisht ashtu si ai punon. Ai do të komunikojë
përmes atyre shpirtrave të gjorë të cilët janë të tërhequr nga errësira. Ai do
të sigurojë që mendjet e tyre të jenë të bllokuara ndaj të Vërtetës së Lavdisë
Sime dhe të jetës së përjetshme që ju takon me të drejtë. Kurrë ndonjëherë mos
e lini influencën e tij të ndikojë mbi dashurinë tuaj për Mua. Dhe mbajeni
mend, ngaqë ai nuk do ta fitojë këtë betejë, ata shpirtra të gjorë që e ndjekin
atë do të hidhen në Ferr bashkë me të. Nëse ju dëshironi jetën e përjetshme,
atëherë përdoreni këtë kohë mbi Tokë për ta denoncuar Satanin sa e keni
mundësinë.
Unë
do ta qeveris Tokën për 1,000 vjet
Bija Ime, Unë do ta Qeveris Tokën për 1,000
vjet. Mos u gaboni, sepse Unë Jam tani në kontroll të ngjarjeve ndërsa ato tani
shpalosen nëpër botë. Unë tani e kam përgatitur udhën për në Mbretërinë Time të
Re mbi Tokë dhe ajo kohë është afër, shumë më afër se sa shumë e kuptojnë.
Gëzoni, sepse ky lajm do të mirëpritet nga të gjithë. Ai do t’i japë fund të
gjithë vuajtjes në botë. Ai do të ndezë një burim dashurie dhe lavdie për t’u
ndarë nga të gjithë fëmijët e Mi.
Kjo
Parajsë e Re do të jetë përtej të kuptuarit tuaj, por dëgjoni këtë. Kjo jetë e
re do t’ju ofrojë ju, të gjithë ndjekësve të Mi të devotshëm, një jetë pa
shqetësime. Ju nuk do të keni nevojë për asgjë. Gjithçka do t’ju sigurohet nga
Unë. Secili prej jush që e zgjedh këtë Mbretëri të Lavdishme do të mahnitet nga
Xhevahiri i Çmuar që ju pret. Lutuni tani, që vëllezërit dhe motrat tuaja t’i
hapin sytë ndaj të Vërtetës së premtimeve që Unë kam bërë, që edhe ata të mund
të hyjnë në këtë Jetë të Re mbi Tokë.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti