E
Martë, 24 Maj 2011, në 18:00
Bija
Ime fort e dashur, Unë Jam i lumtur sot që kaq shumë punë është bërë për t’ia
përcjellë Fjalën Time Më të Shenjtë botës, përmes Punës tënde. Ti kurrë nuk
duhet të ndjehesh se nuk po bën mjaft për shkak të sasisë së njerëzve që i
mohojnë këto Mesazhe. Sepse ata fëmijët e Mi që nuk e pranojnë Fjalën Time
tani, do ta pranojnë atë me kalimin e kohës. Pastaj ata do të jenë të etur për
ta dëgjuar Zërin Tim.
Qëndro
e përqendruar tek Unë tani. Mos u gënje nga ata që hedhin përçmime mbi këto
Mesazhe. Kurrë mos u dekurajo, sepse ata që po e dëgjojnë Fjalën Time tani, në
të vërtetë po e përhapin të Vërtetën tek të tjerët, prej dashurisë së tyre për
Mua.
Kthimi në besim është një sfidë e vështirë në një botë kaq të verbër ndaj të Vërtetës së jetës
së përjetshme. Kërkohet këmbëngulje, sepse me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë,
Fuqia e të Cilit po ndjehet tani, ngado, në mbarë botën, fëmijët e Mi do të
kthehen gradualisht tek Unë, por jo të gjithë. Për ata që do të preferonin
kënaqësitë artificiale të ofruara atyre përmes mashtruesit, ata do ta kenë
shumë të vështirë ta refuzojnë jetën që bëjnë.
Lutuni
për të gjithë familjen dhe miqtë tuaj tani, që ju të mund të bashkoheni të
gjithë në dashurinë tuaj për Mua gjatë Paralajmërimit. Sepse, nëse ju do ta
pranoni këtë ngjarje si rrugën tuaj drejt lirisë, ju do të shpërbleheni me
Mëshirën Time të madhe.
Lutja nuk është e
lehtë
Lutja nuk është e
lehtë për shumë nga fëmijët e Mi, të cilët e shohin recitimin e lutjeve të gjata si përsëritëse dhe pak të
mërzitshme. Nëse ju luteni në këtë mënyrë dhe e
keni të vështirë, atëherë thjesht uluni me qetësi dhe komunikoni me Mua në heshtje. Thjesht reflektoni mbi Jetën Time mbi Tokë. Kujtojeni veten tuaj për
kohën që Unë kalova atje dhe për mësimet e dashurisë që Unë ju dhashë të gjithë
juve. Kjo mjafton.
Lëreni
veten t’ju qetësohet mendja dhe Unë do të ulem me ju në meditim. Unë eci me
secilin prej jush. Unë Jam i pranishëm në çdo minutë të ditës, pavarësisht se
çfarë ju jeni duke bërë. Unë nuk Jam kurrë larg. Kujtoni, se Unë Jam mbështetja
juaj në jetë. Mbështetuni tek Unë. Kërkoni ndihmën Time, me sinqeritet, dhe Unë
do ta dëgjoj thirrjen tuaj. Unë kurrë nuk e refuzoj kërkesën tuaj nëse ajo
është sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.
Megjithatë,
kur ju kërkoni favore, të cilat janë krijuar për t’ju dhënë të mira materiale
të tepërta, dijeni se Unë kurrë nuk do t’i jap ato. Sepse Unë kurrë nuk mund
t’ju jap dhurata, që Unë e di se janë të dëmshme për shpirtin tuaj. Dhuratat e
Mia ju jepen për t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime, sepse kur kjo ndodh ju nuk
do të dëshironi asgjë më shumë.
Shpëtimtari juaj i
dashur dhe i devotshëm
Jezu Krishti