E
Mërkurë, 11 Maj 2011, në 23:00
Bija
Ime e dashur, sot tërmeti për të cilin të fola disa muaj më parë ndodhi në
Evropë, në Spanjë sot. Ndodhi të tjera ekologjike, që përfshijnë një vullkan,
përmbytje dhe një valë e nxehtë do të pasojnë.
Kushtojini vëmendje këtyre
ngjarjeve sepse kur ato të ndodhin kjo do të provojë se këto Mesazhe po vijnë
nga Unë, Jezu Krishti.
Kjo,
bija Ime, është Dora e Atit Tim, i Cili ka për të lëshuar ndëshkim mbi botën
për të bërë të mundur zhdukjen e mëkatit. Lutuni dhe vazhdoni të luteni për më
shumë konvertim për t’i dobësuar këto shkatërrime.
Nëna
Ime e dashur të shpjegoi një numër gjërash të rëndësishme këtë mbrëmje. Nevoja
për lutje ditore dhe Adhurim është e rëndësishme – sa më shpesh që të mundesh –
sepse kjo do të sjellë rezultate madhështore për ty, bija Ime, në Punën tënde.
Pusho
tani. Ti je e lodhur. Unë do të flas me ty nesër. Shko në paqe.
Shpëtimtari yt Hyjnor
Jezu Krishti