E
Hënë, 23 Maj 2011, në 09:45
Bija
Ime fort e dashur, tani është koha të reflektosh mbi Mesazhet e Mia të Shenjta dhe
të sigurosh që sa më shumë mëkatarë në mbarë botën t’i kushtojnë vëmendje atyre.
Të
jeni të sigurt, këto Mesazhe po i jepen botës si një Dhuratë për të ndihmuar që
të shpëtoheni të gjithë ju, të gjithë fëmijët e Mi, dhe duke përfshirë ata që
ndjekin udhë të ndryshme për tek Hyji Ati i Përjetshëm.
Njerëzit,
sidomos Katolikët, do të jenë të paqartë kur Unë nuk i vendos ata përpara
fëmijëve të Mi të tjerë të besimeve të ndryshme. Zgjedhja Ime e Fjalëve është
bërë për t’u dëgjuar nga të gjithë dhe jo vetëm nga të zgjedhurit e paktë.
Dashuria Ime nuk bën dallime. Për ata që e vënë në pyetje mënyrën me të cilën
Unë i flas njerëzimit, përmes kësaj lajmëtareje, më dëgjoni Mua tani.
Ndërsa
ju, ndjekësit e Mi, e kuptoni se e Vërteta kurrë nuk ka ndryshuar që nga koha e
Kryqëzimit Tim, dijeni atëherë se Unë duhet ta shtrij Dashurinë Time tek të
gjithë fëmijët e Hyjit.
Askush nuk është më i mirë se tjetri.
Bija
Ime, ti nuk duhet të përgjigjesh apo të përpiqesh që ta mbrosh Fjalën Time kur
të kërkohet të shpjegosh përse Unë do të flisja në këtë mënyrë. Fjala Ime është
Hyjnore. Ajo nuk duhet ndryshuar apo përpunuar për t’iu përshtatur atyre që e
konsiderojnë veten ekspertë në ligjin teologjik; sepse Fjala Ime do t’i jepet
botës në një gjuhë që do të kuptohet qartë nga njerëzimi sot. Shumë do të
pyesin përse këto Fjalë nuk përdorin të njëjtën terminologji apo shprehje të
përdorura nga profetët e Mi dhe apostujt e vjetër dhe Unë do t’u përgjigjem
atyre tani.
Mbajeni
mend, Mësimet e Mia kurrë nuk ndryshojnë. Pavarësisht se çfarë gjuhe Unë përdor
sot për të komunikuar në një mënyrë moderne, e Vërteta mbetet e njëjtë, e
paprekur.
Bëni
kujdes nga vizionarët apo vegimtarët që deklarojnë se po marrin mesazhe nga
Unë, të cilët përdorin gjuhë të lashtë apo pjesë nga Bibla e Shenjtë; sepse kjo
nuk është mënyra me të cilën Unë do t’i komunikoja njerëzimit sot. Përse do ta
bëja Unë këtë? A nuk do ta përjashtoja Unë kështu një brez të ri, ata që janë
të paditur ndaj gjuhës që përmbahet në Librin e Shenjtë të Atit Tim?
Thjeshtësia
është çelësi, bijtë e Mi, kur komunikoni Fjalën Time Më të Shenjtë. Kujtojeni,
kur t’iu mësoni të tjerëve të Vërtetën e Ekzistencës Sime, se thjeshtësia në
metodën tuaj është kryesore. Nëse ju nuk e bëni këtë, ju nuk do t’i arrini ato
shpirtra të humbur, sepse ata do të bëjnë një vesh shurdhër.
Mesazhi
Im i Dashurisë
Mesazhi i Dashurisë Sime është shumë i thjeshtë.
Unë Jam Jeta që fëmijët e Mi mbi Tokë e dëshirojnë. Shpjegoni që Unë Jam e
Vërteta. Bëjeni këtë të qartë. Pa Mua nuk ka jetë të përjetshme. Përdorini
profecitë, që Unë i zbuloj tek kjo lajmëtare, për të tërhequr vëmendjen e
jo-besimtarëve. Sepse kjo është pse ato po i jepen botës. Jo për t’i frikësuar
ata, por për të vërtetuar se Unë tani Jam duke komunikuar sot në një mënyrë në
të cilën Fjala Ime Më e Shenjtë jo vetëm që do të dëgjohet, por do të besohet.
Shpëtimtari dhe
Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës