Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 7 June 2025

Misioni i Shpëtimit

 _______________________________________

PËRGATITJE PËR ARDHJEN E DYTË TË JEZU KRISHTIT

_______________________________________
Informacion mbi Mesazhet prej Qiellit në lidhje me Paralajmërimin Botëror (ndriçimin e ndërgjegjes), dhe udhëzime shpirtërore dhe profeci për Kishën dhe botën që po shpalosen tani, në periudhën që i prin Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit, që do të ndodhë gjatë jetës së këtij brezi, siç është pohuar nga vetë Jezusi në Mesazhet e Tij.

Mesazhet dhe shfaqjet
Mesazhet Qiellore për njerëzimin po merren nga Maria e Mëshirës Hyjnore (një emër i vënë), që është një vizionare anonime katolike dhe profete nga Evropa. Mesazhi i parë iu qe dhënë më 8 Nëntor 2010. Deri në 6 Maj 2015 ajo mori prej Trinisë së Shenjtë dhe Zonjës Sonë mbi 1330 Mesazhe. Megjithëse tani ka një pauzë në dhënien e Mesazheve, Jezusi ka thënë se Mesazhet do të vazhdojnë në të ardhmen – ato do të jepen deri në Ardhjen e Tij të Dytë. Të gjitha Mesazhet Qiellore përbëjnë Librin e së Vërtetës, që iu qe zbuluar profetit Daniel në Besëlidhjen e Vjetër (Libri i Danielit 10,21 dhe 12,4-9) dhe Apostullit Gjon në Besëlidhjen e Re. Përmbajtja e Librit të së Vërtetës është e përshkruar në formë simbolesh në Librin e Zbulesës.

Vulat dhe profecitë
Në këto shfaqje, Jezusi i hap Vulat dhe profecitë në Librin të Zbulesës – Ai zbulon kuptimin e tyre. Profecitë e përfshira në Mesazhe parathonë dorëheqjen e Benediktit XVI dhe ardhjen e profetit të rremë, që tani është ulur në Fronin e Pjetrit në Selinë e Shenjtë. Mesazhet zbulojnë ngjarje si ngritja e botës Arabe, apostazia e shumë përhapur nga besimin Katolik (Vula e Parë) dhe përçarja në Kishën Katolike, ndryshimet globale të klimës prej Dorës së Hyjit, vaksinimi global i detyruar që do të sjellë vdekje, trazirat politike, Lufta e Tretë Botërore (Vula e Dytë), ardhja e antikrishtit, Rendi Unik Botëror, Kisha e Re Botërore pagane, zia e bukës nëpër botë (Vula e Tretë), implantimi i çipit – vulës së bishës – dhe shumë të tjera. Vulat e tjera të Librit të Zbulesës nuk janë hapur dhe shpjeguar akoma. Të gjitha këto ngjarje tregojnë se ne, me të vërtetë po jetojmë në kohërat e fundit dhe, siç po na thuhet, Dita e Zotit do të vijë së shpejti. Dhe ky është qëllimi kryesor i Mesazheve – për të lajmëruar të gjithë njerëzimin rreth gjërave që do të vijnë përpara dhe për të përgatitur njerëzimin për ngjarjen më të rëndësishme në historinë njerëzore që nga Vdekja dhe Ringjallja e Jezu Krishtit. Qëllimi i Mesazheve është për të shpëtuar sa më shumë shpirtra që të jetë e mundur.


Paralajmërimi
Mesazhi më urgjent i referohet një ngjarjeje mistike që do të shpaloset së shpejti nëpër të gjithë botën. Kjo ngjarje, e përshkruar nga Jezu Krishti si Paralajmërimi i Madh dhe Ndriçimi i Ndërgjegjes, do t’i jepet botës si akti më i madh i Mëshirës Hyjnore. Paralajmërimi, një Dhuratë mrekulli e takimit personal të çdo shpirti me Hyjin, do të ndihmojë për të përgatitur njerëzit për kthimin e Jezu Krishtit. Do të dëshmohet në të njëjtën kohë nga çdo person në botë përmbi moshën 7 vjeç. Do të zgjasë rreth 15 minuta. Do të jetë një përjetim aq i fortë saqë asnjëri nuk do të jetë në gjendje që ta injorojë atë. Të gjithë, edhe ateistët, do ta kuptojnë se Hyji ekziston. Të gjithëve do t’u tregohen mëkatet dhe veprat e mira, ashtu si ato duken përpara Syve të Hyjit. Kjo Dhuratë do t’i inkurajojë njerëzit që të rishikojnë jetët e tyre dhe t’i kërkojnë Hyjit falje. Përmes Paralajmërimit do të ndodhin shumë mrekulli të kthimit në besim, dhe bota do të ndryshojë. Njeriu, duke e njohur të vërtetën, do të vendosë për ta pranuar Hyjin ose për ta mohuar Atë. Do të ndjekë ose Udhën e Shpëtimit, ose udhën për në mallkimin përfundimtar, me zgjedhjen e tij.

Vula e Hyjit të Gjallë
Qe parathënë në Librin e Zbulesës dhe po jepet tani në këtë shfaqje si Lutja e Kryqëzatës 33. Neve na kërkohet nga Jezusi që ta mbajmë (ose ta kemi me ne) Vulën Hyjit të Gjallë në çdo formë (tekstin e Lutjes) dhe ta mbajmë atë në shtëpitë tona. Vula duhet të lutet çdo ditë. Ajo na mbron në trup dhe në shpirt, dhe asnjë e keqe nuk do t’i ndodhë atyre që mbajnë Vulën. Nuk duhet të shitet por duhet t’iu vihet të gjithëve në dispozicion falas. Nëpër Mesazhe mund të gjenden shumë paragrafë që i referohen Vulës. Në të shpjegohet kuptimi i Vulës. Është një Dhuratë prej Hyjit për të na mbrojtur ne dhe shtëpitë tona, dhe për të na ndihmuar që të hyjmë në Erën e Paqes.

Teksti i Vulës së Hyjit të Gjallë – Lutja e Kryqëzatës 33
O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i dashur. Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për Shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu. Amen.

Kryqëzata e Lutjes
Në Mesazhe, Jezusi na jep gjithashtu Lutje dhe Litani që përbëjnë Kryqëzatën e Lutjes. Ai na kërkon që t’i lusim ato çdo ditë. Ka shumë Hire të lidhura me to, që sjellin shumë kthime në besim, në të njëjtën kohë. Për më tepër, Jezusi na mëson që të formojmë Grupe të Kryqëzatës së Lutjes që ne të lutemi së bashku me të tjerët për shpëtimin e shpirtrave dhe për mbrojtje në këto kohë të vështira. Grupet e Kryqëzatës së Lutjes do të ndihmojnë në formimin Ushtrisë së Jezu Krishtit të Kishës Katolike Mbetëse, besnike ndaj Shkrimit të Shenjtë dhe Traditës Katolike. Të gjithë ata që do të kthehen dhe do të pranojnë Hyjin, do të merren nga Jezusi në Ditën e Fundit për në Parajsën e Re – një Qiell i Ri dhe një Tokë e Re – Era e paqes dhe e lumturisë.

Ekstrakte prej Mesazheve
“Libri i së Vërtetës po i jepet botës në mënyrë që njerëzimi të ndjejë Dashurinë e Hyjit dhe të udhëzohet drejt të Vërtetës, që të mund të gjejë lirinë” (E premte, 30 Nëntor 2012, në 15:55).

“Menjëherë para se të kthehem, Drita Ime do të zhduket në botë, për një periudhë prej tri ditësh. (...). Unë do të kthehem në Tokë, në të njëjtën mënyrë në të cilën Unë u ngjita në Qiell. Unë do të vij në re, i rrethuar nga të gjithë engjëjt dhe shenjtërit në Qiell me Lavdi të Madhe. Sa e bukur dhe e gëzuar do të jetë ajo Ditë kur unë të vij për të Mbretëruar përmbi Tokë sipas Vullnetit të Atit Tim. Asnjë njeri nuk do ketë dyshim se jam Unë. As nuk do kenë dyshime rreth të ardhmes së tyre. Kjo do të jetë Dita kur Unë të vij për të Gjykuar. Unë do të ndaj popullin Tim në ato që Më duan dhe ato që Më urrejnë. Ata, që do të Më kenë refuzuar dhe do t’i jenë falur të gjitha gjërave të liga, do të largohen për në Zjarret e Përjetshme të Ferrit. Të tjerët do të vijnë të jetojnë me Mua, në Parajsë, bashkë me të drejtit e ringjallur. Kjo është arritja që çdo shpirt duhet ta kërkojë, kur Unë të vij përsëri, siç ju kam treguar. Të Krishterëve Unë po u them këtë. Dijeni se kjo Ngjarje e Madhe dhe e Lavdishme do të ndodhë së shpejti. Brezi juaj do ta shohë Ardhjen Time të Lavdishme.” (E diel, 18 Mars 2012, në 16:00).

Faqet dhe Gjuhët
Për më shumë informacion në të gjitha gjuhët është faqja zyrtare botërore:
https://jtmglobal.network/sq/
Gjithashtu ka edhe faqe të tjera që janë ndërtuar në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme, të cilat kontribuojnë në këtë mision. Disa nga ato janë:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com
http://TheRemnantArmy.info/
http://mybookoftruth.com
http://mdmlastprophet.com
https://missionofsalvation.com
http://Internetgebetskreis.com 
https://messaggidagesucristo.wordpress.com

Faqja e parë e këtij Misioni, që aktualisht është mbyllur ka qenë: http://www.thewarningsecondcoming.com. Sidoqoftë kjo faqe është arkivuar gjatë kohës së veprimtarisë së saj dhe gjendet në këtë link:
http://web.archive.org/web/20150315014112/http://www.thewarningsecondcoming.com/ 

___________________________________________

Tuesday, 4 June 2024

Mesazhi i ri nga Nëna e Shpëtimit - Lutja e Kryqëzatës 171

 

E Shtunë, 1 Qershor 2024

Një Lutje e re e Kryqëzatës e diktuar nga Nëna e Shpëtimit në Festën e Trinisë Më Të Shenjtë në të cilën ajo thotë.

"Këtu është një Lutje e Kryqëzatës shumë e veçantë, që Trinia Tejet e Shenjtë më ka udhëzuar t'ia jap botës. 

Ajo duhet të lutet çdo ditë."

Lutja e Kryqëzatës 171 - Lutja e Mbrojtjes së Nënës

O Nëna e Shenjtë e Hyjit, eja tek unë në këtë kohë në orën time të nevojës.

Ofroja qëllimet e mia Birit tënd, Jezu Krishtit, kur unë jam duke u mbytur në pikëllim.

Më çliro nga frika dhe lëndimi i shkaktuar mbi mua sepse ndjek udhën e Krishtit.

Mbroji të gjithë shpirtrat nga shtypja fizike dhe mendore në kohët e trazirave që janë para.

Lutu, lutu, lutu që errësira nëpër botë të ngrihet dhe na çliro nga rreziqet e të ligut, dhe të atyre që i kryejnë planet e tij djallëzore për të shkatërruar njerëzimin.

Më mbush mua me dhuratën për ta kërkuar ndihmën e Hyjit kur dyshimet ta mbushin shpirtin tim në lidhje me premtimet për ta shpenguar njerëzimin nga kthetrat e të ligut.

Na mbulo me mbrojtjen dhe paqen tënde. Na jep ngushëllimin dhe forcën që na duhet për t'i shërbyer Jezusit deri në frymën tonë të fundit.

Lutu që vuajtja jonë t'iu sjellë lehtësim shpirtrave që janë në errësirë dhe t'i ndihmojë për ta kërkuar shpëtimin që Hyji ua ka premtuar atyre përmes vdekjes së Jezusit në kryq. Amen.


Nëna e Hyjit,

Nëna e Shpëtimit.

Shënim:

Marisë i është dhënë të kuptojë se, për shkak të rëndësisë, ne duhet:

Të mbajmë Skapularin e Vulës së Hyjit të Gjallë në çdo kohë dhe ta lusim Lutjen e Kryqëzatës 33 çdo ditë.

Të mbajmë Kryqin me Vulë dhe/ose Kryqin e Shën Benediktit, nëse është e mundur.

Ta bekojmë veten çdo ditë me Ujë të Bekuar.

Të mbajmë me vete rruazat e Rruzares në çdo kohë.

Të marrim Sakramentet sa më shpesh të jetë e mundur.

Të lusim Rruzaren e Shenjtë çdo ditë.


 https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2024/06/01/crusade-prayer-171/ 

Sunday, 24 May 2020

Menjëherë sa paganizmi ta mbërthej Kishën Time, kjo do të shënoj kapitullin e fundit

E Shtunë, 24 Maj 2014, në 21:20

Bija Ime fort e dashur, arsyeja kryesore që shumë njerëz sot, dhe në veçanti të rinjtë, që nuk duan t’ja dinë për Mua është për arsye të vetë-interesit të plotë të tyre. Vetë-kënaqësia, dhe një dëshirë për të kënaqur veten dhe qefet e tyre, ka bërë që dashuria e vërtetë për njëri tjetrin të ketë humbur dhe ka fare pak bamirësi të pranishme tek shpirtra të tillë. Kur ata e largojnë veten nga të tjerët, për të ndjekur vetë-kënaqësitë, ata nuk mund ta duan fqinjin e tyre. Kur ata nuk e duan fqinjin e tyre, ata nuk mund të më duan Mua.

Ndarja nga Hyji kurrë nuk ka qënë kaq e përhapur. Me fare pak dashuri në zemrat e tyre, i ligu gjen një ambjent mikpritës në të cilin ai zë rrënjë. Kur i ligu është vendosur, tek shpirtrat që ai gjuan, do të rritet dhe do të përhapet me të shpejtë.

Sa më shumë që përhapet, aq më pak dashuri do të jetë tek shpirti dhe një urrejtje për të tjerët do të futet brënda tij. Së shpejti, urrejtja, xhelozia, zilia, kopracia dhe lakmia do të bëhen tipare të zakonshme, që e bashkojnë shoqërinë moderne, deri kur gradualisht, ajo do të bëhet e përshtatshme sa shpirtrat nuk do të ndjejnë asgjë. Boshllëku i shpirtit çon në rrezik të madh, sepse i ligu është inteligjent dhe ai do t’i përdori shpirtrat në atë fazë të fillojnë luftë kundër Pranisë së Hyjit në botë. Kur bota jepet pas vetë-interesit dhe kërkon çdo lloj të drejte, gjë që duket të jetë shumë më e rëndësishme se dhënia me bujari e vetë-vetes – atëherë asgjë e mirë nuk mund të vij prej kësaj.

Kur Luciferri nuk ju bind Atit Tim, ishte krenaria, që e çoi atë drejt rënies së tij. Krenaria dhe një dashuri për veten, ku gjithçka tjetër vjen dytësore, do të çojnë në rënien finale të rracës njerëzore. Mosbindja ndaj Hyjit është e shfrenuar në këtë kohë. Fare pak respekt për Urdhërimet e Tij mund të shihet dhe kjo do të thotë se njeriu do t’i thyej secilin nga 10 Urdhërimet. Kur Urdhërimi i Parë të thyhet nga Kisha Ime në Tokë – fortesa finale e Atit Tim mbi fëmijët e Tij – bota do të dëshmoj ndëshkimin më të keq që nga përmbytja.

Menjëherë sa paganizmi ta mbërthej Kishën Time, kjo do të shënoj kapitullin e fundit.

Kur fëmijët e Hyjit e duan veten e tyre dhe krekosen para Tij, Ai derdh Lotë të hidhur. Por, kur Ai është zëvëndësuar me paganizmin dhe një zot të rremë në zemrat e të gjithëve, Zemërimi I Tij do të jetë i padëgjuar.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/24/once-paganism-grips-my-church-this-will-mark-the-final-chapter/

Sunday, 1 July 2018

Virgjëra Mari: Askush nuk do ta pengojë Librin e së Vërtetës që t’i zbulohet botës

E Mërkurë, 1 Shkurt 2012, në 20:15

Fëmija im, kur ti punon për Birin tim të dashur, Jezu Krishtin, ti duhet të tregosh bindje gjatë gjithë kohës.

Kurrë mos e vër në pyetje Fjalën e Tij të Shenjtë sepse Ai flet të Vërtetën dhe vetëm të Vërtetën.

Kaq shumë prej fëmijëve të mi e vënë në pyetje çdo Fjalë që Ai thotë, që nga fillimi. Për çdo njeri që i bindet Fjalës së Tij të Shenjtë, ashtu siç është e përmbajtur në Librin e Atit tim, gjithmonë do të ketë një tjetër që e interpreton Fjalën e Tij në një mënyrë të ndryshme.

Ti duhet të bësh gjithçka që të kërkohet nën drejtimin e Birit tim. Kurrë mos u dorëzo ndaj atyre që kërkojnë që Fjalët e Tij t’i përshtaten interpretimit të tyre.

Lëviz tani, fëmija im, me shpejtësi që t'i mbartësh Mesazhet e dhëna botës nga Biri im për të shpëtuar mëkatarët që janë të humbur. Biri im ka vetëm një qëllim dhe ai është që të shpëtohen shpirtrat. Mos ki frikë, fëmija im, sepse çdo gjë që Biri im të thotë nuk bie në kundërshtim me Mësimet e Kishës së Tij Më të Shenjtë në Tokë.

Dhuratat e Tij ndaj fëmijëve të mi janë shumë të veçanta dhe po jepen në këto, kohët e fundit, për të gjithë shpirtrat.

Kaq bujar dhe i Mëshirshëm është Biri im saqë Ai do t’i vërshojë mëkatarët me Hire të veçanta, për të siguruar shpëtimin e tyre. 

Kushdo që përpiqet ta ndalojë Birin tim në Misionin e Tij, për ta përgatitur botën për Ardhjen e Tij të Dytë, do të ndalohet nga Dora e Atit tim të Përjetshëm.

Kjo Punë, për të zbuluar Librin e së Vërtetës, ndërsa Vulat po hapen, është një nga Misionet më të rëndësishme mbi Tokë për Atin tim.

Botës i është premtuar e Vërteta, në këtë kohë.

Të gjithë shpirtrave, besimtarëve dhe jo-besimtarëve, iu duhet treguar e Vërteta, sepse ata janë aq të larguar nga Kisha, sa duhet t’iu jepet atyre në këtë mënyrë.

Të gjithë engjëjt kanë qenë dërguar në Tokë për të mbrojtur njerëzimin kundër mashtruesit, dhe gënjeshtrave që ai përhap rreth të Vërtetës së shpëtimit të përjetshëm.

Njerëzimi mund të mos dëshirojë ta dëgjojë të Vërtetën dhe shumë pengesa do të vihen para teje, fëmija im, por do të jetë e kotë.

Askush nuk do ta pengojë Librin e së Vërtetës që t’i zbulohet botës,
sepse po të përpiqen ta bëjnë këtë, Fuqia e Atit tim do të lëshohet, si Flakët e Zjarrit t
ë derdhura prej Qiejve. Bija ime kurrë mos i dysho këto Mesazhe ndërsa ato po të jepen ty.

Kurrë mos e ndrysho as edhe një fjalë për t’iu përshtatur atyre që përpiqen të të bëjnë ty ta ndryshosh Fjalën e Hyjit.

Mund të ketë vetëm një Mësues dhe ky është Hyji - në Emër të Atit, të Birit, dhe të Shpirtit të Shenjtë.

Shko tani me sigurinë që të nevojitet.

Mbaje mend, këto Mesazhe prej Birit tim, janë për të gjithë fëmijët e Hyjit dhe nuk janë vetëm për Kishën e Tij Katolike apo për popullin e tij të zgjedhur Hebrenjtë. Ato janë për çdokënd.

Çdo shpirt është i dashur nga Ati im, njëlloj. Asnjë shpirt nuk konsiderohet më i rëndësishëm se tjetri.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit

A menduat se Unë do t’ju shpërfillja deri në Ditën e Gjykimit?

E Enjte, 2 Shkurt 2012, në 15:30

Bija ime fort e dashur, sa i gëzuar jam Unë nga përgjigja e ndjekësve të Mi ndaj Dhuratës Sime të Madhe të Indulgjencës Plenare për Heqjen e Plotë të mëkateve (Lutja e Kryqëzatës 24). Por sa i trishtuar jam Unë për ato zemra mosmirënjohëse që e refuzojnë Dhuratën Time.

Këto shpirtra nuk arrijnë ta kuptojnë se vetëm Hyji Atë mund ta miratojë këtë Dhuratë të Indulgjencës Plenare. Nëse kjo i jepet botës përmes Zëdhënësit Tim të Shenjtë apo përmes Meje, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, nuk është e rëndësishme.

Çfarë është e rëndësishme është se ka mbetur fare pak kohë për të shpëtuar shpirtrat e njerëzimit.

Atyre që e vënë në pyetje Fjalën Time ta dini se Unë Jam Shpëtimtari juaj Hyjnor që po ju flas nga Qielli. A nuk e pranoni ju se Unë Ekzistoj? Se Unë dëshiroj t’ju dërgoj një Mesazh në këto, kohë të fundit? A menduat se Unë do t’ju shpërfillja deri në Ditën e Gjykimit? Se Unë nuk do t’i përgatisja shpirtrat tuaj duke komunikuar me ju në këtë mënyrë?

Nëse ju besoni tek Unë, atëherë ju duhet të besoni në Ndërhyrjen Hyjnore. Dhe nëse nuk besoni, atëherë ju nuk i keni hapur zemrat tuaja. Si ta kuptoni se jam Unë?

Unë ju kërkoj që të uleni tani dhe të flisni me Mua privatisht. Më kërkoni Mua Hirin e Shpirtit të Shenjtë dhe Unë do t’ju përgjigjem menjëherë, shpirtrave të hapur dhe të pastër.

Uleni mburojën tuaj dhe më lejoni Mua t’jua jap këtë Dhuratë të veçantë. Dijeni se ju më fyeni Mua kur i refuzoni Dhuratat e Mia. A do të thotë kjo, gjithashtu, se ju do ta refuzoni edhe Mëshirën Time? Ulini kokat tuaja dhe kërkoni falje. Kur ju vini tek Unë në mirënjohje të përulët, Unë do t’ju tregoj të Vërtetën.

Kur ju t’i hapni sytë ndaj të Vërtetës, lotët tuaj të mirënjohjes do të dalin dhe ju do të më falënderoni Mua, përfundimisht, për Dhuratën Time të Madhe të shlyerjes së mëkateve.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Virgjëra Mari: Urrejtja është urrejtje. Nuk ka dy lloje. Ato janë e njëjta gjë

E Shtunë, 4 Shkurt 2012, në 10:09

Fëmija im, ligësia po përhapet në disa zona të caktuara të botës me shpejtësi.

Ndërsa luftërat po orkestrohen me urrejtje ndër shpirtra, Shpirti i Shenjtë, në të njëjtën kohë, i vërshon shpirtrat e të tjerëve në pjesë të ndryshme të botës.

Beteja e shpirtrave ka filluar. E mira kundër të ligës.

Bija ime, kurrë mos mendo se ata me shpirtra të ngurtësuar, janë ata pa asnjë besim apo me besim të vakët. Shumë besimtarë të dhembshur të Birit tim, Jezu Krishtit, do të kthehen tani prej tundimeve. Mendjet e tyre do të mbushen me dyshime që do t’i bëjnë ata të verbër ndaj Fjalës së Birit tim të dashur ndërsa Ai i flet botës përmes teje, bija ime. Urrejtja e tyre, ndërsa ata e sulmojnë Fjalën e Tij të Shenjtë do të jetë po aq e fuqishme sa edhe urrejtja e treguar nga vrasësit kundrejt viktimave të tyre. Urrejtja vjen nga mashtruesi.

Gënjeshtrat janë të përhapura nga i ligu, i cili përdor shpirtra të dobët për ta nënvlerësuar të Vërtetën. Urrejtja është urrejtje. Nuk ka dy lloje. Ato janë e njëjta gjë.

Krenaria e atyre shpirtrave besnikë tani do të trazohet ndërsa një përpjekje finale të jetë bërë nga i ligu për t’i penguar këto, Mesazhet më urgjente për botën, që të përhapen.

Biri im ka nevojë për mbështetjen e ndjekësve të Tij të dashur për të formuar Ushtrinë e Tij mbi Tokë. Kjo Ushtri do të burojë prej ndjekësve të Tij besnikë. Të jeni të sigurt se do të jetë ky grup, zemrat e të cilëve do t’iu ngurtësohen të parët.

Ju nuk mund ta ngurtësoni një shpirt që është tashmë në errësirë. Dhe prandaj do të jenë shpirtrat që janë në Dritë, ato që do të tundohen nga mashtruesi. Ata pastaj do të përhapin gënjeshtra për ta lënduar Birin tim dhe për ta vonuar këtë Punë. Ata nuk do ta kuptojnë se kjo po iu ndodh atyre, sepse ata mendojnë se do të jetë detyra e tyre që ta mbrojnë Fjalën e Vërtetë të Birit tim.

Duke u munduar që të gjejnë gabime në këto Mesazhe që Ai të jep ty, fëmija im, Biri Im do të lëndohet.

Vetë themeli i Kishës së Tij do t’ia kthejnë Atij shpinën së shpejti. Ata do ta mohojnë Atë dhe pastaj ata do ta kryqëzojnë Atë përsëri.

Krenaria i pengon ata që t’i hapin sytë kur Ai qëndron para tyre tani me Krahë të hapura dhe me dashuri. Fëmija im, unë bëj thirrje që të gjithë fëmijët e Hyjit të bashkohen në një dhe të luftojnë për shpëtimin e të gjithë shpirtrave.

Sa shumë vetë nuk po i dëgjojnë, fëmija im, këto Mesazhe tani, por pasi që Paralajmërimi të ndodhë ata do të dëgjojnë. Lutu, lutu, lutu për këta shpirtra që shkaktojnë lëndime, fyerje dhe përhapin të pavërteta rreth teje.

Unë tani po ju jap një Lutje të Kryqëzatës për të kërkuar mbrojtje për të gjithë vizionarët e mi dhe për ata të zgjedhur nga Hyji Atë për të përhapur Fjalën e Tij Më Të Shenjtë në Tokë në këto kohë.

Lutja e Kryqëzatës (25) Për mbrojtjen e vizionarëve nëpër botë

O Hyji Më i Larti, unë të lutem Ty të ofrosh mbrojtje për të gjithë lajmëtarët e Tu të shenjtë nëpër botë.

Unë lutem që ata të mbrohen nga urrejtja e të tjerëve.

Unë kërkoj që Fjala Jote Më e Shenjtë të përhapet shpejt, në mbarë botën.

Mbroji lajmëtarët e Tu nga fyerjet, abuzimet, gënjeshtrat dhe nga çdo lloj rreziku.

Mbroji familjet e tyre dhe mbuloji ata me Shpirtin e Shenjtë, në çdo kohë, në mënyrë që Mesazhet që ata i japin botës të pranohen me zemër të penduar dhe të përulur. Amen.

Fëmija im, krenaria është një veçori, e cila është më e papëlqyera në Sytë e Atit tim. Është më e dhimbshme për Atë kur mëkatet e krenarisë i pushtojnë shpirtrat e devotshëm dhe të shenjtë, kur ata refuzojnë ta pranojnë të Vërtetën e Fjalës së Tij të Shenjtë të dhënë botës sot përmes lajmëtarëve të Tij.

Ata duhet të kërkojnë Dhuratën e dijes së vërtetë, e cila do të jepet vetëm prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, tek shpirtrat e përulur, me një zemër të pastër, pa krenari dhe arrogancë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Luftërat që përfshijnë Iranin, Izraelin, Egjiptin dhe Sirinë janë të ndërlidhura

E Shtunë, 4 Shkurt 2012, në 10:55

Bija Ime tejet e dashur, besnikëria jote ndaj Meje po vihet në provë çdo ditë. Shumë vetë po përpiqen të të ndalojnë në Punën tënde për Mua, megjithatë ata nuk mund ta bëjnë këtë për shkak të mbrojtjes së shenjtë që të është siguruar nga Qielli. Ata që përpiqen të shkaktojnë dhimbje, vuajtje dhe abuzime mbi ty, do të ndëshkohen. Unë nuk do t’i toleroj veprime të tilla.

Mbaje mend, ka qenë parathënë se asnjë njeri nuk mund ta ndalojë Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë, i cili do të derdhet prej Mesazheve të Mia Më të Shenjta për mbarë njerëzimin.

Prandaj, Unë kërkoj që ti të vazhdosh t’i shpërfillësh pengesat e vendosura para teje dhe shpërfille urrejtjen, sepse ajo vjen nga Satani.

Angazhohu me urrejtjen dhe ajo përhapet.

Shpërfille atë dhe ajo do të zhduket, sepse nuk mund të gjejë ushqimin që i duhet për t’u rritur dhe acaruar.

Tani Unë dua që ti t’iu tregosh fëmijëve të Mi se ngjarjet e parathëna në Librin e Zbulesës tani po shpalosen në botë.

Fëmijët e Mi nuk duhet të frikësohen sepse besimi i tyre dhe lutjet e tyre do të ndihmojnë në zbutjen e efekteve të luftës, gjenocidit, mungesës së ushqimit dhe braktisjes së besimit.

Do të dalin në pah luftëra, të cilat përfshijnë Iranin, Izraelin, Egjiptin dhe Sirinë. Të gjitha do të bëhen të ndërlidhura.

Po ashtu, edhe Italia do të vuajë rrënimin, që është i lidhur me ngritjen e profetit të rremë dhe partnerit të tij antikrishtit.

Lutuni fort që të gjitha vendet të mos tërhiqen brenda një fuqie globale, e cila do t’i kontrollojë paratë tuaja, sepse nëse ata do të kenë sukses, do të jetë shumë e vështirë.

Lutuni tek Hyji Atë, që Ai të mund t’i largojë ligësi të tilla.

Lutja për shpirtrat e të tjerëve do t’ju shpëtojë shpirtrat tuaj. Kjo është e gjitha që Unë kërkoj. Lutje. Lutuni, gjithashtu, për kthim në besim. Nuk do të zgjasë tani që të gjitha gjërat të marrin kuptim, bija Ime. 

Gjithçka do të jetë mirë kur kthimi në besim të ndodhë pas Paralajmërimit. Shko tani dhe tregoju fëmijëve të Mi që kurrë të mos kenë frikë kur ata të shpallin Fjalën Time. Unë do të qëndroj krahë tyre. Nëse ata pësojnë tallje, ata mund të jenë të sigurt për Vërtetësinë e kësaj, Fjalës Sime Më të Shenjtë.

Jezusi juaj i dashur

Virgjëra Mari: Kur ju e thoni Rruzaren, ju mund të ndihmoni të shpëtoni kombin tuaj

E Diel, 5 Shkurt 2012, në 13:15

Fëmija im, unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të mi që të luten për bashkim në botë në këtë kohë.

Besimi në Birin tim po zhduket dhe fëmijët e mi po lihen me shpirtra të zbrazur.

Unë jam Zemra juaj e Papërlyer dhe përmes dashurisë që unë e kam për Birin tim të çmuar, Jezu Krishtin, do të punoj ngushtësisht me Të për të shpëtuar njerëzimin.

Duke u lutur që unë të ndërmjetësoj, unë do t’i lutem Atit tim, Hyjit Më të Lartit, që ta përmbajë Dorën e Tij të Drejtësisë nga ndëshkimi i rreptë që Ai do të hedhë mbi Tokë, për të ndaluar përhapjen e ligësisë.

Unë do t’ju ndihmoj fëmijë që të afroheni më shumë tek Zemra e Birit tim. Kur ne punojmë së bashku, fëmijët e mi, ne mund të shmangim katastrofa në mbarë botën.

Kurrë mos e harroni rëndësinë e Rruzares sime Më Të Shenjtë, sepse kur ju e thoni atë çdo ditë, ju mund të ndihmoni të shpëtoni kombin tuaj. Fuqia e Satanit dobësohet kur ju e thoni Rruzaren time. Ai vrapon tutje në dhimbje të madhe dhe bëhet i pafuqishëm. Është tepër e rëndësishme, pavarësisht se çfarë besimi të Krishterë i përkisni, që ta thoni këtë të paktën një herë në ditë.

Shumë njerëz nuk më pranojnë mua, Nënën e tyre të Bekuar.

Ashtu si Biri im, unë jam e refuzuar, e përbuzur, e fyer dhe e poshtëruar. Megjithatë, duke kërkuar ndihmën time, unë mund t’i sjell shpirtrat drejt e tek Zemra e Shenjtë e Birit tim, Jezu Krishtit.

Biri Im, Jezu Krishti, është Shpëtimtari juaj, fëmijë, dhe Ai kurrë nuk do t’i refuzojë mëkatarët, pavarësisht se sa të nxirë janë shpirtrat tuaj.

Nëse ju ndjeni keqardhje që e keni fyer Atë, thjesht më thërrisni mua Nënën tuaj të dashur dhe unë do t’ju marr për dore drejt Tij.

Biri im po përgatitet që të vijë për t’i bashkuar të gjithë fëmijët e Tij që ju të gjithë të mund të bashkoheni me Të në Parajsën e Re mbi Tokë. Vetëm shpirtrat e pastër dhe të përulët mund të hyjnë.

Ju duhet t’i filloni përgatitjet tuaja tani. Filloni me recitimin e Rruzares sime të Shenjtë.

Kaq e rëndësishme është kjo Lutje saqë tani duhet të bëhet një Lutje e Kryqëzatës, më vete.

Lutja e Kryqëzatës (26) – Lusni Rruzaren për të shpëtuar kombin tuaj

Ndjeni paqen, fëmijë, kur ju meditoni mbi Rruzaren time.

Ndërsa Hiret të jenë derdhur mbi ju, pas recitimit të saj, ju do ta kuptoni atëherë se mashtruesi është larguar nga ju dhe në vend të tij, do të vijë dashuria. Dashuria vjen nga Ati im i Përjetshëm.

Kur ju të ndjeni dashuri në zemrat tuaja, ju do ta kuptoni se po e fitoni betejën për ta mundur të ligun.

Mbretëresha juaj e dashur e Engjëjve
Nëna e Shpëtimit

Lutuni që një luftë bërthamore, e cila do të fshinte një të tretën e njerëzimit, të mund të evitohet

E Hënë, 6 Shkurt 2012, në 20:15

Bija ime fort e dashur, ndjekësit e Mi duhet të bashkohen si një familje dhe të qëndrojnë të fortë. 
Unë iu garantoj të gjithë ndjekësve të Mi të dashur dhe besues Hiret për të qëndruar të qetë midis stuhisë.

Ndërsa Toka vazhdon të tundet në çdo mënyrë, lutjet tuaja janë ngushëlluese për Mua gjatë kësaj kohe.
Sa copëtohet Zemra Ime kur shikoj të pafajshmit që vriten në luftërat në Lindjen e Mesme. Këta shpirtra të gjorë po fshikullohen dhe vuajnë ashtu siç vuajta Unë.

Ligësia që Unë e shikoj do të dobësohet dhe Dora e Atit Tim do t’i vonojë, por nuk do t’i ndalojë këto vende të vrasin njëri-tjetrin.

Vulat janë thyer për t’u hapur, bija Ime, dhe luftërat do të shfaqen me shpejtësi.

Lutuni që katastrofa globale e një lufte bërthamore, e cila do të fshinte një të tretën e njerëzimit, të mund të evitohet.

Unë kam nevojë për më shumë lutje, fëmijë. Unë e kuptoj se sa fort ju luteni por ju lutem, ju përgjërohem, ftoni sa më shumë Grupe Lutjesh, miq dhe familje që të luten për paqe.

Unë ju jap tani një Lutje të re të Kryqëzatës (27) Lutje për Paqe në Botë

"O Jezusi im, unë kërkoj Mëshirë për ata që vuajnë nga luftërat e tmerrshme. 

Unë lutem që paqja të vendoset në ato kombe të torturuar që janë të verbër ndaj të Vërtetës së Ekzistencës Tënde.

Të lutem mbuloji këto kombe me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, që të ndalojnë përpjekjet e tyre për pushtet mbi shpirtra të pafajshëm.

Ki Mëshirë mbi të gjitha vendet e Tua që janë të pafuqishme kundër mizorive të liga që mbulojnë tërë botën. Amen."

Bija Ime, Unë të kërkoj që të jesh e duruar sepse nuk do të shkojë gjatë përpara Rrëfimit. Kur ai të ndodhë gjithçka do të bëhet më e qetë.

Shkoni në paqe dhe dashuri. Mbi të gjitha vendoseni gjithë besimin tuaj tek Jezusi juaj i dashur.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Misteret e fshehura për aq gjatë në arkivat e Mbretërisë Hyjnore

E Martë, 7 Shkurt 2012, në 20:00

Unë Jam Jezusi juaj i dashur, Biri i Hyjit Më të Lartit, i lindur prej Zemrës së Papërlyer të Marisë. Unë vij në emër të Trinisë së Shenjtë.

Këto janë ditët, bija Ime fort e dashur, të cilat ti do t’i ndjesh të jenë më të vështirat. Vuajtjet e tua, të dorëzuara tek Unë me gëzim dhe dorëzim në zemrën tënde, do të shpëtojnë shumë shpirtra. Ti duhet të jesh e guximshme kur ta bësh këtë dhe mos u merakos për shëndetin tënd. Sepse kjo është vetëm një tjetër sprovë, e cila nuk do të zgjasë shumë, por që do të vazhdojë gjatë të më sjellë Mua shpirtra të humbur. 

Libri Im i së Vërtetës
po jepet që kështu besimtarët ta dëshmojnë shpalljen Time të Mistereve, të fshehura për aq gjatë, në arkivat e Mbretërisë Hyjnore.

Tani që e vërteta është duke u shpalosur, njerëzimi duhet ta pranojë se kjo, Fjala Ime Më e Shenjtë, tani do të paraqitet që gjithsecili ta kapërdijë.

Kjo do të sjellë një lehtësim të ëmbël për shpirtrat tuaj por që, për ata që janë të larguar nga Unë, do të bëhet shumë e vështirë për t’u pranuar.

Hidhësia e së Vërtetës është e vështirë për t’u përtypur por, nëse pranohet, do të sjellë ngushëllim tek ata që do ta pranojnë se, me të vërtetë, jam Unë Jezusi juaj i shtrenjtë që vjen për t’ju përqafuar në këto kohë.

Unë, Qengji i Hyjit, vij tani për t’ju sjellë drejt shpëtimit tuaj.

Pa ndihmën Time kjo nuk do të ishte e mundur.

Unë ju sjell Dritën tani dhe ju duhet të ecni pas Meje ndërsa Unë ju udhëheq drejt Parajsës së Re.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të jeni trima, të fortë dhe të patrembur në shkretëtirën e tmerrshme ku ju tani gjendeni.

Nuk do të jetë e lehtë por Unë ju premtoj se forca që unë do t’ju jap do ta bëjë këtë udhëtim më pak të vështirë.

Pranojeni atë çfarë ju dëshmoni në botë pasi pastrimi vazhdon me intensitet të madh. Sepse kjo është e nevojshme.

Lutuni, lutuni, lutuni për durim dhe qëndrueshmëri sepse ju duhet të ngriheni përmbi errësirën dhe të më ndihmoni Mua për ta çuar gjithë njerëzimin brenda Dritës.

Kurrë mos e humbisni shpresën. Thjesht mbajeni mend se gjithçka që ka rëndësi është bashkimi i njerëzimit. Lutjet tuaja, vuajtjet dhe dashuria juaj për Mua do të ndihmojnë ta bashkojnë familjen Time të Shenjtë dhe të çmuar në Parajsën Time të Re mbi Tokë.

Shikoni përpara fëmijë sepse kjo është jeta për të cilën jeni të destinuar kur i bindeni Vullnetit Tim të Shenjtë.

Unë ju dua dhe ju bekoj, fëmijë të dashur, për dashurinë dhe dhembshurinë tuaj për Mua, Shpëtimtarin tuaj të dashur.

Jezusi juaj

Virgjëra Mari: I ligu nuk do të pushojë derisa Kisha Katolike të jetë rrëzuar përtokë

E Mërkurë, 8 Shkurt 2012, në 20:30

Unë jam Zonja e Papërlyer. Unë jam Virgjëra Mari, Nëna e Hyjit.

Fëmija im, kjo botë e shkretë është në trazira dhe ndërsa kjo vazhdon, po ashtu, edhe koha për Paralajmërimin po afrohet çdo ditë. Është parathënë se urrejtja për Birin Tim do të shtrihet deri tek Kisha e Tij e Shenjtë mbi Tokë. Kjo tashmë ka ndodhur. I ligu nuk do të pushojë derisa Kisha Katolike të jetë rrëzuar përtokë.

Kur Kisha të përçahet, dy anë do të dalin në pah. Pavarësisht se sa shumë Kisha do të vuajë, ajo nuk mund, dhe nuk do të vdesë. Kjo nuk mund të ndodhë, fëmijë.

Sepse ndërsa Hyji Atë mund t’ia lejojë Kishës në Tokë që të marrë të njëjtin fshikullim si ai i vuajtur nga Biri i Tij i dashur, Jezu Krishti, ajo ashtu si Biri im i çmuar, do të ngrihet në lavdi edhe një herë.  

Kurrë mos e braktisni Kishën Katolike.

Kurë mos i mohoni kishat e tjera të Krishtera të Birit tim. Sepse ju jeni të gjithë ndjekës të Krishtit. Të gjithë ju që jeni të përkushtuar ndaj Birit tim duhet t’i lini mënjanë ndryshimet tuaja dhe të bashkoheni për të luftuar anti-krishtin.

Lutuni për bashkimin e të gjithë fëmijëve të Hyjit përmes kësaj Lutjeje të veçantë të Kryqëzatës. 

Lutja e Kryqëzatës (28) Lutja e Virgjërës Mari për bashkimin e të gjitha kishave të Krishtere

O Hyji Më i Larti, ne gjunjëzohemi para Teje për t’u lutur për bashkimin e të gjithë fëmijëve të Tu në luftën për të ruajtur kishat e Tua të Krishtera në Tokë.

Mos i lejo ndryshimet tona të na përçajnë në këtë kohë të braktisjes së madhe të besimit nëpër botë. Në dashurinë tonë për Ty, Atë i dashur, ne të lutemi Ty të na japësh Hiret për ta dashur njëri-tjetrin në Emër të Birit Tënd të dashur, Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit.

Ne të adhurojmë Ty. Ne të duam Ty. Ne bashkohemi të luftojmë për forcën për t’i ruajtur kishat e Tua të Krishtera në Tokë në sprovat që mund të hasim në vitet në vazhdim. Amen.

Kini besim tek unë fëmijë për t’ju udhëzuar drejt Parajsës së Re dhe Mbretërisë së Birit tim mbi Tokë ashtu si ajo duhet të jetë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Marrëdhëniet seksuale, pornografia dhe prostitucioni janë të gjitha mëkate mortore

E Enjte, 9 Shkurt 2012, në 15:00

Bija Ime fort e dashur, njeriu duhet të largohet nga mëkati dhe shpejt. Sa shumë mëkate sot, nuk shihen më si të tilla. Sa shumë fyerje, kundër Atit Tim, po kryen pa asnjë ndjesi faji.

Fëmijë, ju duhet të ndaloni. Ju po i shkatërroni jetët tuaja. Satani hedh tallje mbi Mua, ndërsa mburret për ata shpirtra që ai i vjedh nga, Unë çdo sekondë të vetme. Po t’i shikonit shpirtrat, miliona prej tyre, të hedhur në zjarret e përjetësisë, ju do të vdisnit nga tronditja.

Sa thyhet Zemra Ime tek dëshmoj tmerrin që këta shpirtra, të cilët jetonin në mëkat të tmerrshëm kur ishin në Tokë, kanë për të vuajtur. Mëkatet për të cilat ata janë fajtorë nuk janë gjithmonë ato që ju i mendoni të jenë mëkate mortore.

Unë e kam fjalën për marrëdhëniet seksuale, të pranuara kaq lehtë nëpër botë sot, pjesëmarrja dhe të shikuarit e pornografisë, prostitucioni dhe abuzimi seksual.

Unë i referohem edhe urrejtjes për të tjerët, si dhe atyre që shkaktojnë dhimbje dhe rrënim tek ata që janë me më pak fat se ata.

Po kështu është edhe mëkati i adhurimit të idhujve ku ju adhuroni të mirat materiale, përmbi gjithçka tjetër, dhe megjithatë ato nuk janë asgjë tjetër, veçse pluhur.

A nuk e kuptoni se menjëherë sapo të mëkatoni në këtë mënyrë, ju bëheni më të larguar nga Unë, çdo ditë? Më pas bëhet shumë e vështirë që të çliroheni prej mbërthimit të vendosur nga mbreti i errësirës.

Zgjohuni, fëmijë. Të jeni të vetëdijshëm për ekzistencën e Ferrit dhe t’i trembeni hyrjes në portat e mallkimit të përjetshëm.

Unë jua them këtë jo për t’ju trembur, por për të mundësuar që ju ta kuptoni se mëkati mortor do t’ju çojë atje, nëse ju nuk ktheheni tek Unë tani.

Lutje, dhe shumë prej saj, do të nevojitet për t’u kthyer tek Unë, por dëgjoni këtë. Për ju që jeni të dëshpëruar, të trishtuar dhe ndjeheni të pa shpresë për shkak të humnerës së mëkatit ku ju gjendeni, vetëm kërkoni dhe Unë do t’ju fal.

Ju duhet të tregoni pendesë të vërtetë dhe të shkoni në Rrëfim, tani. Nëse ju nuk mund të shkoni në Rrëfim, atëherë thoni Lutjen Time të Kryqëzatës për Indulgjencën Plenare të Faljes së Mëkateve (24) për një periudhë prej shtatë ditësh rresht.

O Jezusi im, Ti je Drita e Tokës. 
Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat. 
Mëshira dhe Dashuria Jote nuk njohin kufi.

Ne nuk jemi të denjë për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty.

Na dhuro, O Zot, Dhuratën e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re.

Na mbush me Shpirtin e Shenjtë, që ne të mund të marshojmë përpara dhe të udhëheqim Ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe të përgatisim vëllezërit dhe motrat tona për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në Tokë.

Ne të nderojmë Ty. 
Ne të Lavdërojmë Ty. 
Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. 

Ne të duam Ty, Jezus. 
Ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë. Amen.

Unë kurrë nuk heq dorë nga mëkatarët dhe ndjej një dashuri të veçantë për ata. Unë i dua ata në një mënyrë shumë të veçantë por kam neveri për mëkatet e tyre.

Më ndihmoni Mua që t’ju shpëtoj fëmijë. Mos e lini këtë derisa të jetë tepër vonë.

Jezusi juaj i dashur

Pakti me Satanin është pothuajse në mbarim dhe dy ngjarje duhet të ndodhin së shpejti

E Enjte, 26 Korrik 2012, në 23:55

Bija Ime fort e dashur, shumë njerëz nuk e kuptojnë n
ë të vërtetë misterin e Ardhjes Sime të Dytë.

Ardhja Ime e Dytë është përmbushja e një Besëlidhjeje të Re.

Ajo do të jetë krijimi i Parajsës së përkryer e cila ishte krijuar me dashuri për Adamin dhe Evën nga Ati Im i Dashur. Në atë kohë të gjitha gjërat mbi tokë ishin në harmoni të përkryer dhe sipas Vullnetit të Hyjit.

Koha që nga Kryqëzimi Im në tokë ka qenë e dhimbshme për njerëzimin për shkak të mbretërisë së Satanit që ka sunduar tokën gjatë kësaj periudhe.

Pakti me Satanin është pothuajse në mbarim dhe dy ngjarje duhet të ndodhin së shpejti.

Shëlbimi i racës njerëzore do të ndodhë gjatë Paralajmërimit. Që andej e tutje njerëzit, përfshirë edhe ata që janë të paditur ndaj ekzistencës së Hyjit, do ta përqafojnë të Vërtetën.

Të tjerët që do t’i përgjigjen më ngadalë kësaj mrekullie të madhe, kur prova do t’iu tregohet, do të konvertohen me kohën. Ata gjithashtu do të kërkojnë falje për jetët e tyre mëkatare.

Pastaj vjen faza finale, shenjtërimi – pastrimi final me qëllim që i gjithë njerëzimi të jetë i denjë për të hyrë në Parajsën e përkryer.

Kjo është Parajsa e banuar në fillim nga Adami dhe Eva. Do të jetë vetëm atëherë që Vullneti Hyjnor i Atit Tim, ku të gjithë njerëzit do ta duan dhe respektojnë Vullnetin e Atit Tim, do të kryhet përfundimisht.

Përpara se e gjithë kjo të ndodhë do të ketë shumë kundërshtime ndaj plotësimit përfundimtar të Vullnetit të Atit Tim.

Fëmijët e Hyjit do të tërhiqen në çdo drejtim. Edhe pse Shpirti i Shenjtë do të derdhet mbi mbarë botën gjatë Paralajmërimit, çdo përpjekje do të bëhet nga Satani për ta ndaluar këtë rrëfim global.

Ai dhe ndjekësit e tij të ligj, po përgatiten gjithashtu për Paralajmërimin. Qëllimi i tyre është që ta bindin secilin se ai nuk ka ndodhur.

Sa shumë njerëz do ta kenë të vështirë për ta pranuar haptas dashurinë e Hyjit dhe ekzistencën e Parajsës së Re për sa kohë që Satani ecën në tokë.

Liria do të vijë vetëm kur ai të jetë dëbuar.

Për fat të keq, ata që do të dështojnë për ta parë të Vërtetën, dhe që do të refuzojnë me kokëfortësi që ta pranojnë Hyjin, nuk do ta shohin kurrë Parajsën.

Ju lutem të thoni këtë Lutje të Kryqëzatës për ta pranuar Vullnetin Hyjnor të Atit Tim.

Lutja e Kryqëzatës (69) Lutje drejtuar Hyjit Atë për të pranuar Vullnetin e Tij Hyjnor

Hyji Atë i Gjithëpushtetshëm, 
unë e pranoj Vullnetin Tënd Hyjnor.
Ndihmoji fëmijët e Tu që ta pranojnë atë.
Ndaloje Satanin që të mos e mohojë të drejtën e fëmijëve të Tu ndaj trashëgimisë së Atit të tyre.
Kurrë mos na lër të heqim dorë nga lufta për Trashëgiminë tonë në Parajsë.
Dëgjoji lutjet tona për të dëbuar Satanin dhe engjëjt e tij të rënë.
Unë të kërkoj Ty, Atë i dashur, që ta pastrosh tokën me Mëshirën Tënde dhe të na mbulosh ne me Shpirtin Tënd të Shenjtë.
Na udhëhiq për të formuar Ushtrinë Tënde Më të Shenjtë, të mbushur me fuqinë për ta dëbuar bishën përgjithmonë. Amen.

Shkoni në paqe.