E
Mërkurë, 25 Maj 2011, në 16:00
Unë
vij tani për t’i dhënë kurajo të gjithë atyre ndjekësve të Mi, që duke e njohur
Zërin Tim të Vërtetë, u përgjigjën me punë të mëdha bamirësie. Për ata prej
jush që po e jepni falas kohën tuaj për të promovuar dhe përhapur Mesazhet e
Mia, Unë dua t’ju falënderoj.
Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, sillni gëzim të
madh në Zemrën Time të Pikëlluar në këtë kohë në histori. Ju, fëmijët e Mi,
jeni trima, guximtarë dhe të mbushur me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.
Besnikëria dhe dhurata juaj për Mua e kohës suaj dhe e përkushtimit të
përzemërt ndaj të Vërtetës do të sjellë hire të mëdha në Parajsën e Re që Unë u
premtova fëmijëve të Mi.
Unë
do ta drejtoj dorën tuaj gjatë kësaj Pune të Shenjtë dhe ju do ta ndjeni
Dashurinë Time. Kurrë mos kini frikë për ta shpallur Fjalën Time, sepse çdo
përpjekje e vogël e bërë nga kushdo që i promovon këto Mesazhe do të
shpërblehet.
Shkoni
tani, ndjekësit e Mi besnikë, të çmuar. Përhapeni Fjalën Time të Shenjtë dhe
ndihmojini vëllezërit dhe motrat tuaja që kanë nevojë për drejtim.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti