Kerko Mesazhet ketu

Sunday 27 December 2015

Ateistët dhe shkenctarët do të thonë se Paralajmërimi ishte një iluzion

E Shtunë, 3 Korrik 2011, në 18:30

Bija Ime e dashur, ti duhet të ecësh përpara, të shohësh përpara drejt dhe të ndjekësh udhëzimet e Mia.

Mos u kthe mënjanë kur të jesh e sulmuar nga i ligu çdo minutë të ditës. 

Përqendrohu vetëm tek Unë. 

Ti duhet të mësosh ta kuptosh se koha e kaluar në shoqërinë Time, sidomos në Adhurim, është thelbësore nëse do që të vazhdosh të jesh në majë të këtij Misioni. Gjatësia e kohës e kaluar në lutje është gjithashtu e rëndësishme sepse sa më gjatë të qëndrosh në komunikim të afërt me Mua, aq më shumë hire do të marrësh. Mos-bërja e kësaj do të thotë se ti po e lë veten gjerësisht të hapur ndaj sulmeve nga mashtruesi.

Bija Ime, Fjala Ime po shpërfillet nga shumë që nuk duan të dëgjojnë. Ka shumë arsye për këtë. Shumë nga fëmijët e Mi sot i kanë mbyllur sytë ndaj të Vërtetës së ekzistencës së tyre shpirtërore. Ata përqafojnë botën dhe gjithçka që ajo ofron si një zëvendësues për Bukën e Jetës. Shumë gjithashtu bëjnë kujdes ndaj profetëve të rremë, sepse kjo është epoka në të cilën profetët e rremë do të dalin në pah kudo. Ky është konfuzioni që Satani dëshiron të shkaktojë, në mënyrë që lajmëtarët e Mi të vërtetë të kalojnë pa u vënë re. Për shkak të përulësisë së kërkuar nga vizionarët e Mi të zgjedhur, ata nuk mund ta lartësojnë veten në sytë e botës, sepse kjo nuk është në natyrën e tyre. 

Vizionarët e rremë do ta shtyjnë veten në sytë e publikut. Fokusi i tyre do të jetë i përqëndruar mbi veten e tyre. Mesazhet e tyre mund të duken të vërteta dhe plot me fjalë të bukura, me përmbajtje nga Bibla e Shenjtë, aty ku t’iu përshtatet, por do të jenë dy aspekte kyçe në mesazhet e tyre që do t'i ekspozojë ata për të pavërtetat që komunikojnë. I pari është se ata do të jenë në qendër të mesazheve dhe do ta shijojnë të gjithë vëmendjen që marrin. Pastaj përfundimisht do të jenë vetë mesazhet. Ato do të jenë të ngatërruara, të vështira për t'u lexuar dhe nuk do të lënë një përshtypje që zgjat në shpirt. Për fat të keq, bija Ime, Kisha tenton t'i shpërfillë lajmëtarët e vërtetë, sepse ata duhet të tregojnë përgjegjësi në këto çështje.

Kështu, është shumë më e lehtë për Kishën Time që të mbështesë ato mesazhe, të cilat përfshijnë pjesë nga Bibla e Shenjtë, për t'i deklaruar ato të jenë të vërteta. Jo aq e lehtë është për ata që ta pranojnë thjeshtësinë e Mësimeve të Mia, sidomos kur sot shumë nga e Vërteta fshihet prapa maskës së tolerancës. Nuk pranohet me lehtësi, as përkujtesa për kohët e fundit, kur prej frikës dhe padijes, ata shërbëtorë të shenjtë të Mi refuzojnë ta marrin Kupën Time dhe të veprojnë me përgjegjësi.

Kjo është koha më e rëndësishme në historinë e botës. Të gjitha shenjat iu janë dhënë vizionarëve të Mi përgjatë shekullit të shkuar, megjithatë ato janë shpërfillur dhe hedhur mënjanë ndërsa ata e zhysin kokën në rërë. Është pikërisht në këtë kohë që shërbëtorët e Mi të shenjtë duhet të predikojnë rreth rëndësisë së kthimit Tim në Tokë

Ata duhet t'i përgatisin shpirtrat duke iu kujtuar atyre për pasojat nëse nuk e shpengojnë veten sa janë akoma mbi këtë Tokë, sepse ata nuk mund të kërkojnë falje pas vdekjes. Unë i bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë tani. Përse nuk ia theksoni këtë grigjës suaj? Përse nuk i diskutoni hapur pasojat për fëmijët e Mi gjatë Ndëshkimit të Madh? A nuk e dini se shumë nga fëmijët e Mi do t'i humbasin shpirtrat e tyre tek antikrishti, i cili është tashmë këtu mbi këtë Tokë, gati për të dalë ndërsa pret në prapaskenë? Fëmijët e Mi duhet ta kuptojnë se Paralajmërimi, megjithëse është një Vepër madhështore e Mëshirës, është vetëm faza e parë në çfarë do të jetë një kohë shumë e vështirë dhe sfiduese për të gjithë fëmijët e Mi. Sepse pas kësaj, ata mëkatarë të ngurtë dhe ndjekës të Satanit do ta mohojnë Ekzistencën Time.

Ateistët do të thonë se ai ishte një iluzion global. Shkencëtarët do të kërkojnë një shpjegim logjik, por nuk do të ketë asnjë. Ndërkohë, ndjekësit e Mi do të ndahen më dysh. Me miliona do të jenë konvertuar, por ata do të ngatërrohen nga gënjeshtrat e përhapura nga grupi djallëzor, organizata vdekjeprurëse botërore qëllimi i së cilës është të shkatërrojë njerëzit e vegjël për përfitimin e tyre financiar.

Fëmijë, nëse mjaft njerëz nuk mund të qëndrojnë në udhën e vërtetë atëherë nuk do të jetë e mundur të lehtësohet ndikimi i ndëshkimit. Sepse atëherë Hyji Atë do të ndërhyjë për t’i ndaluar mëkatarët të shkatërrojnë Krijimin e Tij dhe fëmijët e Tij. Ai do të lëshojë tërmete në një shkallë të padëshmuar kurrë më parë; vullkane në vendet më të papritura dhe Toka do të lëkundet si një anije në ujëra të ashpra me asnjë spirancë për ta mbajtur atë në një vend.

Ju lutem, fëmijë, lejoni që Paralajmërimi t'ju shpëtojë të gjithëve. Pranojeni se kjo mrekulli do të ndihmojë në shpëtimin e milionave, që përndryshe, do të kishin qenë humbur. Por sa për ata që nuk dëshirojnë t’i ndryshojnë jetët e tyre, ata do të zgjedhin shtëpinë e Satanit. Pa lutje nuk ka asnjë shpresë për ta, sepse do t’i humbasin çelësat e Parajsës së Re mbi Tokë. Përkundrazi, ata do të digjen në zjarret e Ferrit. Po ta dinin se ku po i çon kjo udhë djallëzore a mendoni se do t'i ndryshonin udhët e tyre? 

Fëmijë, ju lutem t'i ndihmoni ata duke iu treguar të Vërtetën. Lutuni për t'i shpëtuar shpirtrat e tyre nëse ata nuk duan të dëgjojnë, sepse kjo është e gjitha që ju mund të bëni.

Shpëtimtari juaj i dashur
Gjykatësi i Drejtë dhe Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti