E
Shtunë, 25 Qershor 2011, në 16:00
Shënim
nga vizionarja: Pikërisht përpara se të merrja këtë Mesazh, unë sapo kisha
mbaruar së recituari Mëshirën Hyjnore kur papritur Shpirti i Shenjtë më njoftoi
se do të merrja një Mesazh nga Hyji Atë. Unë po dridhesha nga emocionet. Pastaj
unë bëra pyetjen “Në Emër të kujt vjen?” Kjo ishte përgjigja:
Unë
vij në Emër të Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të
njerëzimit. Unë Jam Hyji Atë dhe Unë Jam duke të folur ty për
herë të parë. Bija Ime e zgjedhur, Unë të flas ty sot që të mund ta informoj
njerëzimin për Dashurinë që Unë kam për të gjithë.
Shumë
nuk më njohin Mua. Ata mendojnë se po, por për miliona nga fëmijët e Mi Unë
Jam kryesisht një entitet pa fytyrë. Sa pak e njohin ata dëshirën Time
për t'iu lejuar atyre që të më lënë Mua t'i Dua ata në mënyrën që duhej të
ishte.
Emri
Im përdoret lirshëm në botë, nga shumë që nuk e pranojnë se ishte prej Dorës Sime
që bota dhe krijesat e saj u krijuan. Për ata që e pranojnë, ata janë të
paqartë se Kush Unë Jam dhe janë disi të frikësuar nga Unë. Unë nuk Jam për t'u
pasur frikë sepse Dashuria Ime është e Pastër për të gjithë fëmijët e Mi.
Kaq
shumë Unë ju dua sa Unë bëra Sakrificën më të madhe nga të
gjitha për t'ju kthyer në Krahët e Mi dhe për t'ju dhënë mundësinë që të
shpëtoni nga mashtruesi. Unë dërgova Birin Tim të dashur, Jezu Krishtin, në
botë me qëllim që ju të mund ta kuptonit të Vërtetën e Dashurisë. Kjo Dashuri,
kur ju e pranoni atë, do t'ju shpëtojë të gjithëve.
Zemra
Ime thyhet nga mënyra se si kaq shumë prej jush nuk duan të kthehen tek Unë dhe
të më tregojnë Mua dashurinë tuaj. Unë kam dëshirë që ju thjesht të ktheheni
dhe të më kërkoni Mua ndihmë. Nuk duhet të keni frikë nga Dashuria
Ime sepse është prej Dashurisë Sime që ju është dhënë fryma e
parë. Unë e krijova secilin prej jush në Ngjashmërinë Time që të mund
të kisha një familje. Unë e krijova botën prej Dashurisë së Pastër që
ju, fëmijët e Mi, të mund ta ndanit këtë Parajsë me Mua. Me kaq dashuri u
krijua kjo saqë çdo hollësi e vetme u ndërtua me kaq kujdes. Kaq i lumtur isha
Unë kur Parajsa mbi Tokë u krijua sa engjëjt gëzonin dhe Qielli u
ndriçua me flakët e dashurisë, saqë asnjë qenie njerëzore nuk mund ta imagjinonte
ndonjëherë. Dhe më pas ajo u shkatërrua nga mëkati, i shkaktuar prej gjarprit.
Fëmijët
e Mi, më lejoni Mua t’jua shpjegoj. Koha ka ardhur që Unë ta rivendos
Parajsën të cilën Unë e krijova me dashuri që ne, përsëri, të mund të
bëhemi një familje.
Një
familje që do të bëhet e ngushtë prej lidhjeve të fuqishme të dashurisë që do
ta bashkojnë atë.
Kjo
Parajsë e Re mbi Tokë tani është duke u planifikuar për të gjithë fëmijët e
Mi.
Ajo
do të zgjasë 1,000 vjet mbi Tokë dhe askush nuk duhet përjashtuar, sepse kjo do ta
copëtonte Zemrën Time. Biri Im i dashur, Jezu Krishti dhe Shpirti i Shenjtë po
përpiqen fort për t'ju kthyer në përqafimin Tim të dashur që Parajsa, e krijuar
në fillim, të mund të shfaqet edhe një herë si Dhurata më e madhe nga të gjitha
për t’i gëzuar fëmijët e Mi.
Kjo
Parajsë do të jetë një vend i dashurisë, bukurisë, lavdisë dhe do të jetë
shtëpi për të gjithë ata që janë të pastër në zemër dhe shpirt. Ajo është për
çdo shpirt të vetëm mbi Tokë dhe është qëllimi që përmbahet brenda çdo shpirti
të vetëm mbi Tokë, përfshirë ata që nuk e kuptojnë këtë.
Biri
Im i flet botës dhe përgatitet për ta treguar Mëshirën e Tij të madhe gjatë
Paralajmërimit, për t'iu dhënë të gjithë mëkatarëve një mundësi për ta shijuar
Parajsën e Re mbi Tokë.
Ju
duhet ta dëgjoni Zërin Tim. Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të kushtoni
vëmendje. Kthehuni tek Unë. Pranojeni që Unë Ekzistoj, që Unë Jam Burimi i
gjithë jetës, i gjithë Krijimit, i gjithë lavdisë. Kur ju ta pranoni, ju do të
jeni të mirëpritur në Parajsën Time mbi Tokë e cila ju ofron gjithçka që ju
mund të keni ëndërruar ndonjëherë. Dëgjojeni Birin Tim dhe Mesazhin që Ai i jep
botës për t'ju kthyer të gjithë juve. Për ata që nuk do të dëgjojnë edhe atëherë,
apo që do të vazhdojnë në udhën e keqe të mëkatit, asnjë Mëshirë nuk do
të tregohet.
Unë
Jam Hyji i gjithë Krijimit. Unë Jam Hyji i Dashurisë, i Dhembshurisë. Unë Jam
gjithashtu Hyji i Drejtësisë. Dora Ime do të bjerë mbi njerëzimin, që përmes
besnikërisë djallëzore ndaj të ligut, refuzon të ndjekë udhën e Dashurisë dhe
të së Vërtetës.
Sepse
koha ka ardhur tani që Unë ta rivendos Mbretërinë Time të Lavdishme, të cilën
asnjë njeri, përmes mëkatit, nuk do ta ndalojë. Po ta provonin ata do të ishin
të humbur përgjithmonë.
Unë
Jam Hyji juaj, Krijuesi juaj. Dashuria Ime kurrë nuk vdes. Ajo është e ndezur
dhe e mbushur me butësi të thellë për ju për t'u kthyer tek Unë, tek
trashëgimia që Unë me kaq dashuri e krijova. Për shkak të mëkatit shumë nga
fëmijët e Mi do të duhet ta humbasin të drejtën e tyre ndaj kësaj trashëgimie
dhe të largohen për të lejuar që ata, të cilët me të vërtetë më duan Mua, të
hyjnë pa pengesë tek portat.
Ju
lutem, fëmijë, mos e shpërfillni Thirrjen Time ndaj njerëzimit. Pranojeni
Mëshirën që tani po ju ofrohet nga Biri Im i dashur.
Pranojeni
atë me krahë hapur.
Hyji Atë
Krijuesi dhe Bërësi i të Gjitha Gjërave