Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 2 December 2015

Mesazh nga Virgjëra Mari për komunikimin me të Rinjtë

E Mërkurë, 22 Qershor 2011, në 18:00

(Pas një shfaqjeje private në të cilën ajo iu shfaq vizionares për mbi 30 minuta.)

Unë vij në Emër të Jezu Krishtit. Unë jam Nëna e Hyjit, Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e të gjithë Engjëjve.

Fëmija im, ti sapo je vënë në sprovë për arsye të Punës që ti bën për Birin tim të dashur dhe si rezultat i saj ti je bërë më e fortë. Ti tani e di se çfarë duhet bërë me qëllim që sa më shumë të rinj të jetë e mundur ta kuptojnë se Kush është Biri im. Ai, Biri im Më i Shtrenjtë, Shpëtimtari i Botës, do të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar të gjithë ata që ecin në Tokë të paditur për Mëshirën e Tij.

Këtyre fëmijëve që me kokëfortësi refuzojnë të dëgjojnë, duhet t’iu thuhet e Vërteta dhe shumë shpejt. Ju lutem t’iu thoni të rinjve në mbarë botën se Jezusi ecën me ta në çdo sekondë të ditës. Ai kujdeset kaq shumë për ta. Ata nuk e kanë idenë e thellësisë së Dashurisë së Tij. Ai kërkon t’i përqafojë ata në Zemrën e Tij të Shenjtë që të mund ta shijojnë Epokën e Re të Paqes mbi Tokë. Vetëm po të përgjigjeshin.

Fëmija im, është kaq e vështirë për njerëzit që ta kuptojnë të Vërtetën e Ekzistencës së Hyjit Atë. Për t’i bindur ata për të Vërtetën e Sakrificës së Birit të Tij të dashur është shumë e vështirë. Ky, bija ime, duhet të jetë qëllimi yt.

Shko në paqe dhe në dashuri.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Engjëjve