E
Shtunë, 25 Qershor 2011, në 01:30
Bija
Ime fort e dashur, zëri yt, ndërsa po dëgjohet, më në fund, nga shërbëtorët e
Mi të shenjtë në mbarë botën, bie në heshtje në ato qarqe që janë të
pavetëdijshme për Ekzistencën e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm.
Ti
mund të thuash, ata nuk dëgjojnë, por ata nuk mund të dëgjojnë nëse nuk
vënë vesh. Bëhu e fortë tani, fol tek sa më shumë të mundesh. Kërkoju
njerëzve që t’i publikojnë të rejat e Fjalës Sime. Thirri ata. Pyeti
ata. Shpjegoju se ata duhet t’i lexojnë Mesazhet e Mia para se t’i refuzojnë
ato.
Sepse do të jetë vetëm kur ata ta ndjejnë forcën që vjen nga Buzët e Mia
Hyjnore, kur Shpirti Im do ta tërheqë shpirtin e tyre, që ata më në fund do ta
kuptojnë se Jam Unë që po komunikoj me botën.
Unë
Jam i trishtuar, bija Ime, për shkak të barrikadave të thella dhe ndarjeve, që
sot bllokojnë çdo përpjekje nga Nëna Ime e Bekuar dhe Unë,
Biri i saj i shtrenjtë, për t’i folur botës përmes vizionarëve. Në
të kaluarën përulësia ishte pak më shumë e përhapur. Sot, kjo cilësi e
rëndësishme është zhdukur. Në vend të saj është një botë ku gjithçka që
shfaq inteligjencë njerëzore, joshje apo tërheqje fizike pranohet si
një prioritet në jetën e njerëzve. Përshpirtëria e tyre ka vdekur. Ata janë,
bija Ime, kryesisht guaska boshe. Guaska që kur çahen s’janë
asgjë. Ushqimi i shpirtit është ajo për çfarë fëmijët e Mi duhet të
përpiqen. Kjo është e vështirë për shumë njerëz dhe sidomos për
ata mendjet e të cilëve janë të mbushura me mençuri njerëzore ku fare pak vend
ka mbetur për mençurinë shpirtërore.
E
tillë është mungesa e përshpirtërisë, e ushqyer nga fuqia e Satanit, sa
njerëzit kanë rënë pre, për t’i lënë shpirtrat e tyre të hapur për të kryer
mëkat. Mungesa e përshpirtërisë, apo e besimit në Hyj, e çon një shpirt që të
korruptohet nga mashtruesi. Mbreti i mashtrimit i çon shpirtrat të besojnë se
vetëm trupi dhe mendja janë ndërthurur për t’u bërë të plotë. Për fat të keq,
ju nuk mund të jeni të plotë pa shpirtin tuaj.
Çfarë është shpirti
juaj?
Shumë
njerëz nuk e dinë se çfarë është shpirti i tyre. Se si ndjehet, apo si ta
njohin atë. A është mendja juaj, ndërgjegjia juaj? Përgjigjia është e thjeshtë. Shpirti
juaj jeni ju. Ai është kush ju jeni, ndërgjegjia juaj, besimet tuaja,
të kuptuarit tuaj, nëse e përfaqëson të Vërtetën, për çfarë ajo është, apo të
vërtetën për atë që ju doni ta besoni se është. Ai nuk është një pjesë e ndarë
nga ju, fëmijë të dashur, diçka që i përket një bote tjetër. Ai është i
pranishëm brenda çdo qenieje njerëzore.
Për
shpirtin tuaj mund të kujdeseni duke ndjekur Mësimet e Mia. Ai mund të
neglizhohet përmes mëkatit, që është shumë i vështirë për t’u shmangur, por që
mund të plotësohet duke u rrëfyer apo duke shprehur pendesë dhe duke filluar
përsëri. Ose ai mund të shkatërrohet. Disa qëllimisht e shkatërrojnë shpirtin e
tyre duke mëkatuar, për kënaqësitë apo veset e kësaj bote, në dije të plotë për
çfarë janë duke bërë. Të tjerët e mohojnë se e kanë një shpirt. Arroganca
e tyre i bind se ata i dinë të gjitha. Se jeta fillon dhe mbaron në këtë Tokë.
Dhe
pastaj janë ata shpirtra të rinj që, edhe pse jo për fajin e tyre, qenë mësuar
nga prindërit e tyre në kohë bollëku ku ata nuk kishin nevojë për asgjë në
kuptimin material. Besimi i tyre është i bazuar në fitimin
material. Duke u përpjekur për më shumë stimuj, ambiciet e tyre
vazhdojnë të rriten derisa, eventualisht, nuk ka më asgjë tjetër për ata që të
mund të përpiqen deri kur vdekja të përballet me ta. Atëherë ata janë të
humbur. Të habitur. Të hutuar. Me një ndjenjë të thellë, konsumuese të
brendshme, ata e dinë se diçka është gabim. Shpirti po iu flet atyre, por ata
nuk dinë se si të përgjigjen. Këta janë ata të cilët ju duhet t’i shpëtoni.
Unë
iu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi ngado që të më ndihmojnë Mua
t’i shpëtoj të gjithë fëmijët e Mi të gjorë. Unë e di se Jam duke kërkuar
për një vepër të jashtëzakonshme bamirësie nga ana juaj. Kjo është një
përgjegjësi e madhështore. Por duke iu bindur Vullnetit Tim Më të Shenjtë ju do
të më ndihmoni Mua të shpëtoj shumicën e botës prej mbërthimit të Satanit dhe
terrorit që ai ushtron.
Shkoni
përpara tani, ndjekësit e Mi, të gjithë ju dhe përhapeni Fjalën Time tek një
botë e munduar, e keq-drejtuar dhe e zhgënjyer. Hiret e Mia do të hidhen mbi
secilin prej jush, për edhe një kthim të vetëm në besim – një shpirt që mund
t’i shpëtojë tmerrit të Ferrit.
Unë
ju dua të gjithëve. Unë ju përqafoj, ndjekësit e Mi, fëmijët e Mi të shtrenjtë,
kudo. Sa shumë më sillni Mua ngushëllim të përditshëm. Sa shumë më lehtësoni
Mua. Tani sillmëni Mua më shumë shpirtra.
Shpenguesi juaj Hyjnor
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit, Jezu Krishti