E
Mërkurë, 29 Qershor 2011, në 19:00
Bija
Ime fort e dashur, ndihma që Unë të kam dërguar do ta përhapë tani Fjalën Time
me shpejtësi nëpër botë duke përdorur komunikimet moderne. Zemra Ime është e
ndezur me dashurinë për fëmijët e Mi të veçantë të cilët u ngritën ndaj
thirrjes Sime, sepse ata janë ushtria që do t'i udhëheqë fëmijët e Mi.
Të
gjitha bekimet e Mia e përfshijnë secilin prej atyre që ndihmojnë të mbajnë
Kryqin Tim për të mirën e njerëzimit. Shpirti i Shenjtë është hedhur mbi ata
për t'i ndihmuar që t’i përhapin këto Mesazhe në mënyrë intensive dhe me ndikim
të vërtetë.
Fëmijët
e Mi, dhe të gjithë ndjekësit e Mi, veç kujtoni të vetmen gjë që Unë dua për ju
që të përqendroheni.
Paralajmërojini të tjerët që të kërkojnë Shpengim
përpara Paralajmërimit.
Ata duhet t'i rrëfejnë mëkatet e tyre tani dhe nuk
duhet të kenë frikë.
Përkundrazi, ata duhet të gëzojnë. Kanë mbetur
vetëm pak muaj për këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime.
Mos e harxhoni kohën.
Shkoni në dashuri dhe paqe. Mos u tërhiqni nga kjo Punë. Ajo është për të mirën
e të gjithë fëmijëve të Mi. Të gjithë ata që punojnë për përhapjen e të
Vërtetës Sime do të shpërblehen për përkushtimin dhe besimin e tyre. Bekimet e
Mia do të mbrojnë secilin prej tyre dhe familjet e tyre.
Gëzoni
tani, sepse koha është gati që bota më në fund ta dëgjojë Zërin Tim ashtu si
duhet.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Shpenguesi dhe Mbreti
i gjithë njerëzimit
Jezu Krishti