E
Premte, 1 Korrik 2011, në 23:00
Bija
Ime fort e dashur, lutja dhe përkushtimi ndaj Meje është si uji që i jepet një
njeriu të etur. Kur ju mungon uji etja juaj do të vazhdojë kështu që
eventualisht pa ujë ju do të vdisni. Për ata që më njohin Mua, më duan Mua dhe
tregojnë përkushtim ndaj Meje, ju duhet të kuptoni një gjë. Nëse ju nuk
vazhdoni ta merrni Trupin Tim dhe të luteni tek Unë rregullisht, ju shumë
shpejt do ta humbisni dëshirën tuaj për Mua. Pa këtë dëshirë ju do ta largoni
veten nga Unë, deri kur kokat tuaja do të kthehen prej tundimit të mëkatit të
mbjellë në mendjet tuaja nga Satani. Pa Mua, me të Vërtetë të Pranishëm në
jetët tuaja, ju nuk jeni asgjë, fëmijët e Mi.
Qëndroni
vigjilentë në çdo kohë. Lutja ju mbron nga mëkati. Përkushtimi juaj ndaj Meje
mund ta tërheqë mashtruesin, i cili do t'ju ngacmojë më shpesh. Sidoqoftë, pa
përkushtim të rregullt ndaj Meje, ju do të ecni të çorjentuar në këtë botë.
Besimtarë
kuptojeni se lutja mund të shmangë shumë mosmarrëveshje në botë.
Tashmë, lutjet
e thëna përmes kësaj vizionareje dhe lajmëtarëve të tjerë, i kanë
lehtësuar rreziqet e menjëhershme që dalin para Papa Benediktit, por jo për
shumë gjatë. Lutja tek Nëna Ime e Bekuar mund të lëvizë male, të zbusë ndikimin
e mizorive të liga, duke përfshirë ato të parathëna dhe të kthejë mëkatarët.
Kujtoje
këtë mësim, bija Ime, lutja vepron si mburoja jote kundër mashtruesit. Ti, mbi
të gjitha, duhet të mësosh domosdoshmërinë e lutjes së rregullt në Misionin
tënd. Ti duhet të kalosh më shumë kohë në meditim të qetë me Mua. Sepse kur ti
nuk e bën këtë, njohja jote e Mesazheve të Mia dobësohet dhe mund të bëhen
gabime. Bëj kujdes, bija Ime, kur i referohesh datave të profecive që të janë
dhënë nga Unë. Nëse Unë them muaj kjo mund të jetë çdo kohë brenda një viti.
Kurrë mos e ngatërro interpretimin njerëzor me ato të kohëve të dhëna nga Unë.
Unë nuk të kam dhënë ty ndonjë datë specifike për ngjarje vetëm udhëzime. Këto
profeci do të ndodhin, por vetëm nga Dora e Atit Tim të Përjetshëm. Ki besim
tek Unë më shumë. Lutjet tuaja dhe ato të ndjekësve të Mi mund të ndihmojnë që
të vonojnë, apo në disa raste, të shmangin katastrofa. Gjithmonë kujtojeni
këtë.
Lutuni,
Lutuni, Lutuni. Sepse kur ju e bëni këtë nga zemra, lutjet tuaja dëgjohen.
Lutuni sidomos për ata udhëheqës të botës jetët e të cilëve do të marrin fund
së shpejti përmes veprave të liga plot urrejtje. Këta dhe ata me zemra të
ngurta, fajtorë për krimin e mungesës së humanizmit, kanë nevojë për lutjet
tuaja më shumë se të gjithë. Gjithmonë lutuni për mëkatarët sepse Unë i dua të
gjithë fëmijët e Mi dhe Unë kam nevojë për lutjet tuaja për t'i shpëtuar ata
nga flakët e Ferrit.
Jezu Krishti juaj i Përherë-Mëshirshëm