Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 26 September 2017

Celebrimi i Krishtlindjeve

E Shtunë, 25 Dhjetor 2010, në 12:30

Bija Ime e dashur, përse heziton? A nuk e di se ti po udhëzohesh çdo ditë? Ti e di, në zemrën tënde, sigurisht, se gjithçka që ti duhet të bësh është të ulesh, ta hapësh zemrën dhe ti, shpejt, do ta dëgjosh Mesazhin Tim. 

Beso tek Unë. Dorëzohu. Beso se kur ti ma kalon Mua frikën, shqetësimet, merakun dhe pyetjet, Unë do t’i largoj ato nga ty dhe do të përgjigjem siç duhet. Ti tani duhet ta rezervosh kohën për t’i kushtuar vëmëndje këtyre Mesazheve më urgjente për gjithë njerëzimin. Mos hezito të ecësh përpara me këtë Punë më të Shenjtë.

Tani dëgjoje këtë, bija Ime e dashur. Ndërsa të Krishterët në mbarë botën kthehen për t’i bërë nderime Lindjes Sime në Betlehem, shumë të tjerë thjeshtë do të tregojnë respekt, pa dashuri të vërtetë në zemrat e tyre. Megjithatë, shumë do të bëhen të afërt me Zemrën Time. Të tjerë thjesht do të miratojnë me kokë, do të buzëqeshin dhe flasin shkurt rreth rëndësisë së kësaj kohe më të rëndësishme në celebrimin e Dhuratës më të madhe të dhuruar ndonjëherë mbi fëmijët e Atit Tim që nga fillimi. Por, kur fëmijët e Mi, ndjekësit e Mi të devotshëm, i celebrojnë Krishtlindjet ata janë të shpërqendruar nga pompoziteti dhe ceremonia e shoqëruar me gjërat materiale.

Sa të Krishterë ia shpjegojnë fëmijëve të tyre rëndësinë e lindjes Sime? Sa e kujtojnë veten për përulësinë e treguar nga Nëna Ime e dashur dhe bashkëshorti i saj më i shenjtë Shën Jozefi? Sa e kuptojnë se Unë u bëra njeri për ta shpëtuar racën njerëzore nga udha drejt Ferrit? Ishte ky Mesazh i thjeshtë që u shtrembërua ndër shekuj dhe u mbulua nga shfaqjet e jashtme. 

Sidoqoftë, ai është pranuar nga të Krishterët e devotshëm si një kohë për të reflektuar mbi besnikërinë e tyre ndaj Meje Shpëtimtarit të tyre. Ju lutem, Unë ju bëj thirrje fëmijë, që ta përdorni këtë Festë për t’u lutur për të gjithë ata në botë që kanë nevojë të zgjohen ndaj faktit se ata e kanë një trashëgimi. Kjo është atje ku një vend i veçantë është rezervuar për secilin prej tyre, në Mbretërinë e Atit Tim, nëse ata zgjedhin ta pranojnë atë.

Koha për Paralajmërimin e Madh është vendosur

Kaq të preokupuar janë fëmijtë e Mi, me lajme, në çdo minutë të ditës, saqë ndërsa ato mund të kenë efekt në jetën e tyre, ato nuk kanë asnjë pasojë në jetën e përjetshme. Fëmijë, është koha që ju të gjithë ta ekzaminoni ndërgjegjen tuaj, tani, përpara Paralajmërimit të Madh, i cili i paraprin Ardhjes Sime të Dytë. Përdoreni lutjen në fjalët tuaja të thjeshta për të kërkuar udhëzim Hyjnor.

Koha për Paralajmërimin e Madh tani është vendosur. Bëni kujdes. Qëndroni në gatishmëri.

Shpëtimtari juaj Hyjnor dhe Gjykatësi i Drejtë