Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 26 September 2017

Kthimi në Besim

E Diel, 21 Nëntor 2010, në 01:30

Sot, bija Ime, Unë sjell një Mesazh shprese dhe paqeje tek të gjithë fëmijët e Mi që mund ta ndjejnë se këto Mesazhe kanë paraqitur frikë. Dijeni se madje edhe ata prej jush që e kanë të vështirë të besojnë tek Unë, në Atin Tim të Përjetshëm dhe në Shpirtin e Shenjtë, nuk duhet të shqetësohen. 

Shumë nga ju, fëmijët e Mi të dashur, duan të besojnë, por për shkak të arsyetimeve dhe logjikës suaj, ku ju i vlerësoni të gjitha gjërat duke u bazuar në mendimin racional, ju do ta keni të vështirë të besoni në të mbinatyrshmen.

Mos u trembni. Duke u lutur, madje edhe vetëm një herë në ditë dhe duke i kërkuar Zemrës Sime të Shenjtë të derdhë dashurinë Time mbi ju, shumë shpejt do të ndjeheni ndryshe. 

Shumë nga ju – ata që janë të paqartë në besimin e tyre – i kanë zili të tjerët me besim të thellë. Ju duhet ta kuptoni se Unë ju dua të gjithëve. Si një prind, secili prej jush mban një vend të thellë dhe të veçantë në Zemrën Time. Ju kurrë nuk duhet të ndjeheni se nuk jeni të denjë për Dashurinë Time.

A nuk ju desha Unë deri aty sa me dëshirë e dhashë jetën Time për ju me shpresën se do t’ju jepej një mundësi e dytë të ktheheshit tek Unë?

Fëmijë, ju gjithmonë do të shtyheni mënjanë nga të tjerët kur të shprehni një besim në Krijuesin tuaj Hyjnor. Kur kjo të ndodhë kujtoni që kjo është diçka që njerëzit duhet ta vuajnë në këtë Tokë, për dashurinë e tyre për Mua. Kurrë mos e lini këtë besim në Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, të zbehet apo të fshihet prej atyre që do t’ju vështrojnë me keqardhje.

Po, shumë nga fëmijët e Mi, të influencuar nga arsyetimi dhe logjika njerëzore, të vëna qëllimisht në shpirtrat e tyre të mbyllur, do t’i vënë në pyetje besimet tuaja. Për t’ju fyer ju më tepër atyre do t’ju vijë turp nga besimi juaj, dhe ndërsa nuk do ta pranojnë atë publikisht, ata do të ndjejnë një xhelozi kurioze. Kjo xhelozi vjen nga bindja që atyre u lind, se brenda shpirtrave të tyre gjendet një boshllëk. Pavarësisht se sa shumë ata kërkojnë brenda vetes ata nuk mund ta kuptojnë përse ndodh kjo. Ndërkohë, ju, besimtarët, do të kaloni një poshtërim përmes syve në siklet të vëzhguesve me një besim të dobët ose pa aspak besim.

Kurrë mos kini frikë apo t’ju vij turp të dëshmoni dashurinë që keni në zemrat tuaja për Atin Tim të Përjetshëm. Të jeni të hapur rreth besimit tuaj. Visheni dashurinë tuaj me krenari, për Mua, që të gjithë ta shohin. Duke vepruar kështu ju udhëhiqni përmes shembullit.

Asnjëherë mos u përpiqni fort të impononi, përmes arsyetimit logjik, besimin tuaj tek jo-besimtarët në një mënyrë agresive. Por, tregoni dashuri dhe mbështetje për vëllezërit dhe motrat tuaja edhe pse ju e dini se ata kanë nevojë për udhëzim. Kur ata e shohin mënyrën e drejtë, me të cilën ju e deklaroni dashurinë tuaj për Mua hapur dhe me gëzim në zemër, ata do të fillojnë të çuditen.

Duke i drejtuar të tjerët, përmes shembullit të dashurisë, respektit dhe veprave të mira, ata do të tërhiqen drejt Dritës. Shumë nuk do ta kuptojnë në fillim përse. Por me kalimin e kohës dhe sidomos me anë të fuqisë së lutjeve tuaja, ata do të ecin drejt Meje.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të luten për kthimin n
ë besim të gjithë shpirtrave. Kjo përfshin ata njerëz të njohur nga ju, personalisht, që ju e ndjeni se kanë nevojë për lutje, për vështirësitë që ata ndeshin në këtë jetë. Lutuni gjithashtu për kthimin në besim të atyre fëmijëve të gjorë të humbur për Mua përmes errësirës që i verbon ata ndaj së Vërtetës. Lutuni me dashamirësi dhe dashuri në veçanti për ata që e ndjekin, aktivisht, udhën e mashtruesit. Ata, më shumë se kushdo tjetër, kanë nevojë për lutjet tuaja. 

Bëjani të ditur, të gjithëve me të cilët bini në kontakt, hollësirat, se si secili prej tyre mund të shpengohet, madje edhe në momentin e vdekjes, duke recituar Kurorëzën e Mëshirës Hyjnore.

Ju lutem, ju lutem t’ia jepni këtë kujtdo që do të dëgjojë. Ju k
ërkoni atyre, nëse do të guxonit, që ta lexojnë atë dhe ta mbajnë mend, sepse nëse ju e bëni dhe ata e thonë atë në frymën e tyre të fundit, ata mund dhe do të shpëtohen nga Unë. 

Kurrë mos t’ju vijë turp për Kryqet që mbani

Kurrë mos u ndjeni të fyer kur jo-besimtarët qeshin apo ju hedhin shakara kur ju luteni. Kurrë mos t’ju vijë turp për Kryqet që mbani për mbrojtje. Mos i fshihni këto simbole të dashurisë që ju mbani për Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, Atin Tim të Përjetshëm apo Shpirtin e Shenjtë. Duke i mbajtur me krenari këto simbole të nderit të shenjtë, ju do të drejtoni të tjerët drejt Meje. Pavarësisht nga përbuzja e jashtme që ju mund të merrni nga këta njerëz, për brenda, ata ju kanë zili për besimin tuaj. Shumë prej këtyre vëzhguesve ndjejnë një boshllëk të brendshëm, për shkak të mungesës s
ë tyre të besimit. Lutja, fëmijët e Mi, mund të më ndihmojë Mua t’i fitojë shpirtrat e tyre. Thoni këtë lutje për ta.

“Zoti im i dashur, unë i shtrij krahët e mi për të të kërkuar Ty që t’i marrësh vëllezërit dhe motrat e mia të dashura në Krahët e Tu të butë. Bekoji ata me Gjakun Tënd të Shenjtë dhe jepu atyre Hirin e nevojshëm për t’i lejuar ata të marrin Frymën e Dashurisë Tënde për t’i udhëhequr drejt Shpëtimit të Përjetshëm.”

Kur ju, besimtarët e Mi, sfidoheni hapur nga të tjerët për besimin tuaj, në fillim thoni këtë:

“Unë jam një ndjekës i Krishtit, i cili pësoi vdekjen në duart e jo-besimtarëve. Për shkak të kësaj, si një ndjekës i Krishtit, unë gjithmonë do të pësoj përbuzje prej të tjerëve, për shkak të dashurisë sime për Të. Ky është Kryqi që unë mbart dhe jam krenar për këtë fakt. Ai, Shpëtimtari im, vdiq, jo vetëm për mëkatet e mia, por edhe për tuajat.”

Kur ata me krenari mburren për faktin se janë agnostikë apo ateistë, thojini atyre këtë. Pyetini ata nëse do të ndjehen ndryshe kur jeta e tyre në k
ëtë Tokë të vijë drejt fundit? Pastaj jepuni atyre këtë këshillë. Në shtratin e vdekjes kujtojeni këtë lutje të Mëshirës Hyjnore madje edhe nëse jeni akoma të pasigurt. Hapini zemrat tuaja dhe kërkojini Atit Tim të Përjetshëm që t’i fali ata. Kujtojeni premtimin Tim. Si Gjykatës, ashtu si edhe Shpëtimtari juaj, Unë do të fal – deri në frymën e fundit të secilit prej fëmijëve të Mi në Tokë. Thojini atyre që të luten fort me qëllim që t’i hapin zemrat edhe vetëm një herë.

Lutja i sjell të gjithë fëmijët e Mi më pranë Mbretërisë Sime në Tokë kur Qielli dhe Toka të shkrihen si një gjë e vetme. Fuqia e lutjes do të kuptohet me t
ë vërtetë vetëm kur fëmijët e Mi t’i hapin zemrat e tyre dhe të thërresin. Kërkoni, dhe nëse është Vullneti i Hyjit, lutjet tuaja do të përgjigjen. 

Kurrë mos ia mohoni fëmijëve tuaj Sakramentin e Pagëzimit

Më në fund, lutuni për fëmijët e vegjël, bijtë dhe bijat tuaja dhe të rinjtë në botë. Secili prej tyre e meriton t’i tregohet e Vërteta. Atyre nuk iu tregua e Vërteta e Dashurisë së Hyjit apo t’iu jenë dhënë udhëzime nga prindërit e tyre, për shkak të errësirës shpirtërore, që ka ekzistuar mbi Tokë në këto dy dekadat e fundit. Edhe nëse besimi juaj është i dobët, mos e shmangni detyrën tuaj, si prindër, t’ia jepni atyre të drejtën ndaj Sakramenteve, Pagëzimit në veçanti. Kurrë mos e merrni përsipër t’ia mohoni fëmijës suaj këtë Sakrament shumë të rëndësishëm. Shumë prindër që me krenari këmbëngulin, ndërsa bërtasin fort për pikëpamjet e tyre të mosbesimit, po i dëmtojnë shpirtrat e fëmijëve të tyre. 

Jepuni fëmijëve tuaj dhuratën e Sakramenteve. Me kalimin e kohës, ata ose do t’ju falënderojnë për këtë, ose do të më mohojnë Mua. Kjo do të varet nga ata. Më mohoni Mua nëse duhet ta bëni, por mos i vidhni shpirtrat fëmijëve të Mi. Ju mund të jeni prindërit e tyre në Tokë, por ata janë fëmijët e Atit Tim të Përjetshëm, Krijuesit dhe Bërësit të të gjitha gjërave. Mos u përpiqni t’i merrni ata në errësirë me ju. Kujtojeni përsëri, se pavarësisht nga besimet tuaja, Unë ju dua të gjithëve.

Shpëtimtari dhe Gjykatësi juaj Hyjnor