Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 26 September 2017

Shenja e Kohëve të Fundit – Por Lavdia do të Rikthehet në Tokë

E Diel, 14 Nëntor 2010, në 23:00

Bija Ime e dashur, mos u ndjej fajtore për dyshimet që ndjeve sot. Kjo është e natyrshme. Të kuptuarit tënd mbi çështjet shpirtërore nuk është aq i fortë sa duhet të jetë, por kjo është në rregull.

Unë do të udhëzoj ty dhe ti do ta kuptosh me kalimin e kohës, qëllimin e këtij Misioni. Unë kam nevojë që ti të qëndrosh e fortë në Punën tënde dhe në bindjen tënde ndaj Meje. Kjo është një detyrë e vështirë dhe një detyrë që do të shterojë ty emocionalisht.

Unë po të dërgoj një drejtues shpirtëror për të ndihmuar të përballosh madhësinë e detyrës që duhet të përfundohet. E tillë është detyra sa pa këtë Punë, më tepër shpirtra do të humbasin tek i ligu. Bija Ime, ti i je përkushtuar kësaj detyre përpara se Unë të lajmëroja që ta bëje këtë Punë.

Unë po e udhëzoj drejtuesin tënd shpirtëror. Ai do ta njohë të Vërtetën kur ti ta thuash. Deri tani ti do të kesh mbledhur vetëm pak nga mëkatet e njerëzimit në këto dy ditët e fundit në një mënyrë që ishte e pamundur për ty deri tani. A e shikon ndryshimin? A u ndjeve e çuditur kur vështroje fëmijët e Mi? Ti i pe ata në një dritë të ndryshme apo jo? Kjo është Fuqia e Shpirtit të Shenjtë me të cilin Unë të kam bekuar.

Dashuria që ti ndjeve në zemër për fëmijët e Mi dhe priftin që e pe në Meshë sot, është gjithashtu Dhurata që Unë të jap me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Ti do t'i shikosh, ndjesh dhe dëgjosh mëkatet e njerëzimit tani, deri në atë shkallë sa do ta ndjesh dhimbjen që Unë ndjej. Ti gjithashtu do të shikosh edhe Dashurinë që Unë kam për fëmijët e Mi përmes syve të tu, të cilët pasqyrojnë Zemrën Time.

Mos ki frikë nga këto Dhurata, bija Ime. Mos ki frikë se nuk do të jesh në gjendje ta kryesh këtë detyrë, sepse forca që do të jepet përmes hireve të Mia, do të bëjë ty kaq të fortë, sa ti kurrë nuk do të shikosh më prapa. As edhe nuk do të duash ta bësh këtë.

Ti ndjehesh e dobët tani. Kjo është ndjenja e Fuqisë Sime Hyjnore që vërshon nëpër trupin tënd. Nxehtësia është Dashuria që Unë kam për ty. Mos qaj bija Ime. Deri tani ti ke qenë jashtëzakonisht e fortë dhe kaq pranuese edhe pse janë vetëm pak ditë që kur Unë fola me ty për herë të parë. Jo, bija Ime, ti nuk po e imagjinon këtë. Ti vazhdon ta pyesësh veten dhe ata që janë pranë teje.

Ata që ia shesin shpirtin e tyre Satanit

Tani shkruaj këtë. Bota po rëndohet me peshën e errësirës dhe me komplotet djallëzore nga i ligu që vazhdon të tërheqë dhe të joshë fëmijët e Mi të dashur. Ata janë futur në grackë deri aty sa shumë prej tyre përdridhen si kafshë madje edhe përballë njerëzimit. Sa shumë shpirtra të gjorë të ushqyer me joshje, lakmi dhe kotësi shfaqen tek ata që janë me besim në një gjendje kaq të mjeruar? Ata, në kotësinë e tyre, besojnë se kanë fuqi të vërtetë. Fuqia që iu është premtuar nga Satani. Shumë nga këta fëmijë kanë zgjedhur që ta shesin shpirtin e tyre dhe me krenari mburren për këtë fakt.

Më shumë prej fëmijëve të Mi janë të tërhequr pas shkëlqimeve dhe pasurive të premtimeve të tij që e gjithë bota t’i shohë. Jo, ata nuk kanë turp të mburren për faktin se ata i përkasin atij. Premtimet që ai iu ka bërë, nuk janë thjesht gënjeshtra, por u janë dhënë atyre prej urrejtjes së vërtetë. Satani e urren njerëzimin.

Ai i gënjen fëmijët e Mi dhe ju thotë atyre se ai mund t’iu japë atyre gjithçka, por për fat të keq kjo është një gënjeshtër. Ata që e ndjekin atë dhe premtimet e tija boshe nuk mund dhe nuk do të shpëtojnë.

Lutuni, lutuni, lutuni për fëmijët e Mi. Bija Ime, Unë e di se je e lodhur por vëri veshin kësaj. Për besimtarët që janë të vakët në besim dhe që nuk kanë lidhje direkte me të ligun në ekstrem – ata gjithashtu duhet të kenë kujdes. Ata, përfshirë ndjekësit e Mi dhe disa nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, peshkopët dhe kardinalët tallen me besimin e fëmijëve të Mi. Përshpirtëria e tyre ka humbur prapa lakmisë së tyre në disa qarqe ku ari dhe pasuria maskojnë Dhuratat Hyjnore që iu qenë dhënë si dishepuj të Hyjit.

Kisha e ka humbur udhën e saj dhe po zhytet në errësirë. Kjo, bija Ime ka qenë parathënë dhe është një shenjë e kohëve të fundit. Kjo është kur papa i fundit të shfaqet dhe bota do të humbasë nën udhëzimin e keq drejtuar të profetit të rremë.

Zbulesa se si Ardhja Ime e Dytë do të paraprihet do të të jepen ty, bija Ime, me qëllim që fjalët e tua të mund të dëgjohen, që shpirtrat të jenë të përgatitur përpara Paralajmërimit të Madh. Mos kini frikë. Jeta do të vazhdojë. Lavdia do të kthehet në Tokë. Fëmijët e Mi do të shpengohen nga kthetrat e të ligut, i cili do të shkatërrohet. Është e rëndësishme që ai, përmes mashtrimit të tij, të mos i marrë fëmijët e Mi me vete në thellësitë e Ferrit.

Fjala Ime duhet të jetë e fortë. Fëmijët e Mi duhet të dëgjojnë. Është prej Dashurisë së Pastër që Unë po u jap atyre këtë Paralajmërim, për arsye se Unë vij si Gjykatës dhe jo si Shpëtimtar. Është përmes lutjeve të Nënës Sime të dashur dhe ndjekësve të Mi nëpër botë, që koha për Gjykim është vonuar në të shkuarën. Këtë herë nuk do të jetë më kështu.

Askush nuk do ta dijë datën e Ardhjes së Dytë

Ty nuk do të tregohet data, as edhe fëmijëve të Mi. Ajo nuk mund të zbulohet. Prandaj dhe është e rëndësishme që të gjithë fëmijët e Mi të jenë të përgatitur. Sepse ata që do të jenë pa përgatitur, nuk mund të thonë se nuk iu është dhënë e Vërteta. Kur Paralajmërimi të ndodhë, ata do ta kuptojnë të Vërtetën. Po, nëse ata rrëfehen dhe i pranojnë mëkatet e tyre, ata do ta marrin bekimin Tim. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata do të hidhen në Ferr. Mëshira Ime do të ketë mbaruar atëherë.

Shko tani, bija Ime. Përgatite Fjalën që bota ta dëgjojë. Tregoju fëmijëve të Mi, besimtarëve, që të mos kenë frikë. Thuaju atyre që të luten për jobesimtarët. Pastaj thuaju jobesimtarëve që të kthehen tek Unë. Bëj çdo gjë të mundur për t’i nxitur ata që t’i hapin zemrat e tyre.

Shpëtimtari juaj, Jezu Krishti, i Cili vjen për të Gjykuar të gjallët dhe të vdekurit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/14/sign-of-the-end-times-but-glory-will-return-to-earth/