Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 26 September 2017

Njerëzimi përballet me pastrimin përfundimtar

E Enjte, 11 Nëntor 2010, në 00:20

Po, bija Ime e dashur, jam Unë. Ti dhe Unë do të punojmë krah për krah në përgatitjen e botës për kohët që do të përballojë njerëzimi ndërsa toka do të kalojë pastrimin përfundimtar. Është e rëndësishme që ky pastrim të ndodhë sepse pa atë nuk mund të ketë jetë të përjetshme për fëmijët e Mi. 

Do të ketë vështirësi me të cilat do të përballen fëmijët e Mi, sidomos ndjekësit e Mi, sepse kjo është pjesë e betejës që duhet luftuar për të fituar shpirtrat.

Qetësohu. Lëre zemrën tënde të ndjejë dashurinë Time, bija Ime. Pranoje atë si një dhuratë nga Unë. Ti mund të ndjehesh e çuditur por Unë jam familja jote. Ti je në shtëpi me Mua në Mbretërinë Time. 

Ti tani ke një punë për të bërë. Mbaje dorën Time dhe Unë do ta marr mendjen tënde për të të udhëhequr që të kthesh fëmijët e Mi në Zemrën Time të Shenjtë. Pusho tani bija Ime.

Krishti juaj i dashur Jezus. Shpëtimtari juaj i dashur.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/11/mankind-faces-final-cleansing/