Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 26 September 2017

Paralajmërimi drejtuar Njerëzimit për të kuptuar të Vërtetën

E Martë, 7 Dhjetor 2010, në 03:15

Po, bija Ime e dashur, Unë Jam kthyer. Shkruaje këtë. Ti, bija Ime, pasi më ktheve Mua shpinën, duke e mohuar të Vërtetën, do të më ndihmosh Mua tani ta kthej popullin Tim në Dritë, në Dritën e së Vërtetës.

Asnjë njeriu nuk do t’i mohohet mundësia, nga Unë, për të parë të Vërtetën e Hyjit. Atyre do t’iu tregohet Mëshirë me anë të Dhuratës së provës që do t’iu jepet atyre se Unë Ekzistoj. Atyre do t’iu jepet kjo Dhuratë kur, gjatë Paralajmërimit, ata më në fund do ta njohin të Vërtetën. Për fat të keq, jo të gjithë do të kthehen, madje dhe në atë fazë, drejt Meje apo Mbretërisë së Përjetshme të Atit Tim.

Bija Ime, Unë nuk kam komunikuar me ty për disa ditë. Kjo ishte e qëllimshme. Koha që t’u dha ty ishte për të lejuar ty që të përvetësoje, me kujdes, përmbajtjen e Mesazheve të Mia.

Ti do ta dish tani se këto Mesazhe vijnë nga Unë dhe të gjitha ato trajtojnë çështje shumë të rëndësishme. Unë mendoj se ti tani mund ta dallosh të Vërtetën e Mësimeve të Mia, nga ajo e imagjinatës tënde. Bija Ime, ti mund ta shikosh, tani, lëndimin dhe dëshpërimin që Unë ndjej kur ti e dëshmon, pothuajse përditë, shqetësimin që Unë, dhe Ati Im i Përjetshëm, ndjejmë ndaj sjelljes së kësaj bote të trishtuar, të zbrazët dhe mosbesuese.

Jo vetëm që mosbesuesit të shkaktojnë ty dhimbje, por përmes dhuratave dhe hireve që Unë të kam dhënë ty, ti shikon gjithashtu çorientimin që ekziston, madje dhe në mendjet e ndjekësve të Mi. Edhe ata gjithashtu nuk binden lehtë nga e Vërteta, kur ajo i jepet atyre si një Dhuratë e Dashurisë nga Unë, përmes profetëve të Mi.

Sa udhë e gjatë e me dredha është kjo për fëmijët e Mi, kur përpiqen drejt të Vërtetës dhe premtimeve që Unë iu kam dhënë atyre. Duke i vështruar fëmijët e Mi, çdo ditë, personalisht, në rrugë, në TV, në media dhe mes fqinjëve të tu, ti i sheh ata përmes Syve të Mi tani. Çfarë shikon – harresë të plotë ndaj botës shpirtërore dhe një mungesë e qëllimit të vërtetë në jetët e tyre, një ndjenjë e pashpresë, pavarësisht nga bukuritë e kënaqësive të botës.

Fëmijët e Mi nuk e kuptojnë tani, por ata po kalojnë përmes një pastrimi. Ky pastrim, ku ata po përjetojnë një ndjenjë therëse të zbrazëtisë, për shkak të mungesës së të mirave materiale, ka qenë lejuar nga Unë. 

Megjithatë e gjithë kjo është shkaktuar nga lakmia e njerëzimit. Duke iu lejuar njerëzve të drejtën ndaj vullnetit të tyre të lirë, atëherë ata, shkaktarët djallëzorë të rënies së sistemit bankar në mbarë botën, do të vazhdojnë me mashtrimin e tyre dinak.

Unë kam lejuar që populli Im, viktimat e pafajshme, ta kalojnë këtë pastrim. Është shumë e rëndësishme që ata ta kalojnë, sepse vështirësitë që ata durojnë do të ndihmojnë në pastrimin e shpirtrave të tyre.

Shumë shpejt, ndërsa të mirat materiale bëhen më të pakta dhe më të vështira për t’u arritur, ata do ta shikojnë jetën në një mënyrë më të thellë. Thjeshtësia do të ndihmojë t’ia hapë sytë ndaj të Vërtetës, të Vërtetës se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme. Pa këtë pastrim, kur fëmijët e Mi janë të lejuar që të vuajnë për hir të shpirtrave të tyre, ata nuk mund dhe nuk do të afrohen më pranë Zemrës Sime.

Të zhveshur nga të mirat materiale, për të cilat ata mbanin një përkushtim aq idhujtar në të kaluarën, ata do të kthehen tek e Vërteta. Me qartësi ata do ta shohin dashurinë në shpirtrat e njëri-tjetrit. Gjithashtu ata shumë shpejt do ta shohin ligësinë, në gjithë lavdinë e saj të shëmtuar, ndër ata që ndjekin joshjen e vetë-kënaqësisë dhe lakmisë. Ata tani do t’i shohin këta njerëz, të cilëve iu jepet besim nëpër media, sikur të ishin ata që duhen ndjekur dhe admiruar, në të njëjtën mënyrë me të cilën Unë i shoh ata. Dhe ajo është, me dëshpërim dhe trishtim të plotë.

Shko, tani, bija Ime dhe kuptoje detyrën tënde me sy të qartë. Ti tani e njeh të Vërtetën. Ti nuk ke më dyshim. Përhape të Vërtetën e shpëtimit, sa më shpejtë të jetë e mundur, për t’iu ofruar njerëzve mundësinë e Shpengimit, përpara Paralajmërimit të Madh.

Shpëtimtari yt i dashur