Kerko Mesazhet ketu

Thursday 25 October 2012

Besimtarët kurrë nuk duhet të ndjehen të sigurtë me mendimin se ata e njohin të Vërtetën

E Shtunë, 29 Shtator 2012, në 19:15

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet t'iu them të gjithë atyre që besojnë tek Unë, Jezu Krishti, që të zgjohen dhe t’i jetojnë jetët e tyre në Mua tani.

Këto Mesazhe nuk po jepen vetëm për të paralajmëruar ata që nuk besojnë në Krishtin, Shpenguesin e Njerëzimit, por ato janë gjithashtu edhe për besimtarët e Hyjit.

Besimtarët kurrë nuk duhet të ndjehen të sigurtë me mendimin se ata e njohin të Vërtetën.

Atyre prej jush që thoni se e njihni të Vërtetën e Mësimeve të Mia, ju kurrë nuk duhet të ndjeheni të vetëkënaqur. Nëse ju ndjeheni kështu, atëherë kjo mund të thotë se ju do ta neglizhoni punën që ju nevojitet për t’i shenjtëruar shpirtrat tuaj.

Besimtarët mund të jenë të paqartë rreth Mësimeve të Mia. Sa shumë vetë nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë Ardhja Ime e Dytë.

Shumë prej ndjekësve të Mi mendojnë se kjo do të thotë se i gjithë njerëzimi do të jetë në dijeni sido që të shkojë dhe se, përmes Mëshirës Sime, ata do të shpëtohen. Oh sa do të dëshiroja që kjo të ishte e vërtetë. Sa do të ma sillte kjo Mua lehtësimin përfundimtar. Për fat të keq shumë vetë nuk do të jenë të përgatitur. Shumë vetë do të refuzojnë t’i dëgjojnë paralajmërimet dhe udhëzimet e Mia. Në këtë mënyrë ata nuk do të arrijnë të përgatiten si duhet.

Ardhja Ime e Dytë do të ndodhë. Ata besimtarë, që thonë se besojnë në të Vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, ta dinë këtë. Është e lehtë për ju të pranoni atë që është profetizuar në të dhe që tashmë ka ndodhur. Nuk është aq e lehtë të pranoni profecitë e së ardhmes që akoma duhet të dëshmohen nga njerëzimi.

Pranojeni gjithashtu faktin se Mesazhet Hyjnore do të dërgohen për t'ju përgatitur. Pranojeni se kjo përgatitje është duke ndodhur pikërisht tani.

Të jeni vigjilentë në çdo kohë. Mos më refuzoni Mua në këtë kohë, sepse kjo është koha e përgatitjeve.

Të jeni mirënjohës që po ju jepet kjo dhuratë e madhe.

Jezusi juaj i dashur