Kerko Mesazhet ketu

Friday 12 October 2012

Fjala Ime po përvetësohet qetësisht nga shërbëtorët e Mi drejtues

E Enjte, 6 Shtator 2012, në 18:30

Bija Ime fort e dashur, Kisha Ime në Tokë, më në fund, po e kupton se Unë tani po i komunikoj botës përmes teje, lajmëtares së shtatë.

Fjala Ime po përvetësohet qetësisht nga shërbëtorët e Mi drejtues të cilët, sidoqoftë, nuk do të deklarojnë publikisht se këto Fjalë dalin nga Buzët e Mia të Shenjta.

Ata e dinë se ato vijnë nga Unë dhe Unë i kam prekur zemrat e tyre dhe i kam ngritur shpirtrat e tyre që ata tani të ndjekin udhëheqjen Time.

Sa shumë shërbëtorë të Mi të shenjtë i kanë dëshiruar tani Fjalët e Mia për njerëzimin në këtë kohë.

Ata kanë nevojë për hiret e Mia të veçanta tani, sepse pa ato, ata do të ishin të pa-aftë për ta udhëhequr grigjën Time me mirëbesim të vërtetë.

Shpirti Im i Shenjtë po hidhet mbi shërbëtorët e Mi të shenjtë besnikë që ata të mund të gjejnë forcën për ta udhëhequr Kishën Time përmes xhunglës me gjemba të dendur, e cila shtrihet përpara.

Kurrë mos u trembni, klerikët e Mi të dashur, sepse Unë kurrë nuk do t'ju braktis.

Ju do ta ndjeni Praninë Time në kohët që vijojnë kur Trupi Im, Kisha Ime, do të persekutohet.

Kjo Prani e Shenjtë do të jetë vend-mbështetja juaj, sepse juve do t’ju nevojitet e gjithë ndihma Ime për t'ju përkrahur në udhëheqjen e fëmijëve të Hyjit drejt trashëgimisë së tyre legjitime.

Unë e pranoj se shumë prej jush nuk do të flasin hapur. Unë e kuptoj se sa e vështirë do të jetë për ju për ta shpallur haptas Fjalën Time e dhënë tek ju përmes profetes Sime të kohëve të fundit.

Por dijeni këtë.

Ju keni një përgjegjësi ndaj fëmijëve të Hyjit për t'i udhëhequr dhe drejtuar ata drejt të Vërtetës.

Ju kurrë nuk duhet të pranoni gënjeshtra në vend të së Vërtetës.

Ju e dini se e Vërteta e Mësimeve të Mia është e gdhendur në gur.

Mësimet e Mia nuk kanë ndryshuar dhe kurrë nuk do të ndryshojnë.

Zbulimet e Mia të Reja, të cilat janë të përmbajtura tek Vulat në Librin e Zbulesës, do t’ju bëhen të njohura së shpejti.

Kini besim tek Unë.

Pranojeni se Unë flas me ju tani, sepse Unë kurrë nuk do t'ju braktisja në këtë kohë.

Detyra Ime ndaj Atit Tim është të siguroj që bota të përgatitet ashtu si duhet për Kthimin Tim për të shpëtuar çdo fëmijë të vetëm të Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/09/06/my-word-is-being-digested-quietly-by-my-leading-servants/