Kerko Mesazhet ketu

Monday 29 October 2012

Kjo fe e re mbarë botërore do t’i kryejë nderime bishës

E Martë, 9 Tetor 2012, në 21:31

Bija Ime fort e dashur, shumë shpirtra janë vigjilentë në këtë kohë, ndërsa ata i dëshmojnë ndryshimet e shpejta në Kishën Time Katolike, që tani po fillojnë të shfaqen.

Shenjat po fillojnë të tregojnë gjithçka që Unë e kam profetizuar përmes teje. Mungesa e Meshave të ofruara tani mund të shihet. Eukaristia e Shenjtë nuk është më e arritshme lehtësisht. Sakramenti i Rrëfimit është i kufizuar në shumë prej Kishave të Mia.

Shumë prej kishave të Mia nuk kanë më priftërinj për t'i administruar ato. Ka kaq shumë njerëz që po i braktisin kishat e Mia, në këtë kohë të mundimit, saqë shumë shpejt, këto kisha do t'iu jepen pronarëve të biznesit.

Ndërsa besimi i të Krishterëve është duke u vënë në provë, është e rëndësishme, kështu, që të vazhdoni të lusni Lutjet e Mia të Kryqëzatës. Së shpejti, shërbëtorë të rinj do të futen brenda Kishave Katolike dhe në Kishat e tjera të Krishtera.

Ndryshimet fetare do të zbehen pak nga pak si fillim. Pastaj, brenda një kohe të shkurtër, ju nuk do t'i njihni më Mësimet e Mia, sepse ato do të jenë zhdukur gradualisht. Në vend të tyre do të jenë një varg shqiptimesh të paqarta, por poetike, që promovojnë tolerancën ndaj mëkatit.

Gënjeshtrat, e paraqitura besimtarëve jo-dyshues që shkojnë në kishë, nuk do të vihen re në fillim. Pastaj, një ndjenjë e thellë shqetësuese se diçka nuk po shkon si duhet, do të fillojë t'i ndjekë ndjekësit e Mi.

Mashtrimi final do të jetë kur Sakramentet e Shenjta të jenë zëvendësuar me gjëra pagane.

Gjithçka do të kryhet nën kontrollin e profetit të rremë, që do të deklarojë se është krye-prift mbi të gjitha fetë, të kombinuara në një. Kjo fe e re, mbarë botërore do t'i kryejë nderime bishës.

Të gjithë ata që e ndjekin verbërisht do të gllabërohen prej bishës dhe do të jenë të humbur për Mua përgjithmonë.

Shpejtësia me të cilën kjo do të ndodhë do t'i çudisë ndjekësit e Mi. Plani është kurdisur me kujdes. Fushata, për ta kthyer mospranimin e të Krishterëve në pranim të ligjeve laike, është duke u planifikuar me profesionalizëm.

Kjo po planifikohet mes shumë kombeve, nga një grup, që përdor personalitete, njerëz të famshëm dhe koka drejtuese, të gjithë të respektuar nga shumica, për t’i miratuar gënjeshtrat e tyre djallëzore.

Po ju paralajmëroj. Mos i pranoni gënjeshtrat. Mos u përfshini në planin për ta përdhosur Emrin Tim të Shenjtë.

Jezusi juaj
Mbreti dhe Shpenguesi i të gjithë njerëzimit