Kerko Mesazhet ketu

Friday 26 October 2012

Sa shumë njerëz sot janë të fiksuar pas ndjekjes së famës dhe vet-lavdisë

E Shtunë, 29 Shtator 2012, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, përse kaq shumë njerëz në botë besojnë se vdekshmëria e tyre është e papërcaktuar?

Sa shumë njerëz sot janë të fiksuar pas ndjekjes së famës dhe vet-lavdisë. Sa shumë prej atyre që kërkojnë dhe arrijnë famë dhe sukses të madh, janë të adhuruar prej atyre që besojnë se kjo është lavdia që ata duhet të arrijnë dhe që do t’i kënaqë ata.

Shumë pak prej kohës së tyre shpenzohet mbi atë që me të vërtetë ka rëndësi. Ata shkelin mbi të tjerët për të arritur atë çfarë duan për shkak të dëshirës së tyre të pangopshme për të shkëlqyer në lavdi përpara botës.

Kotësia e tyre është e ushqyer prej botës së argëtimit, medias, dhe ndjekja e tyre për përsosmëri vetjake është duartrokitur.

Për këtë përpiqen njerëzit e zakonshëm sot. Ata i admirojnë haptas të tilla ambicie dhe kjo bëhet si një besim më vete. Ata i adhurojnë ata që i arrijnë të tilla maja dhe pastaj ia nisin të imitojnë jetët e tyre.

As edhe një herë ata nuk reflektojnë se të tilla gjëra nuk kanë asnjë pasojë të vërtetë. Ata kurrë nuk ndalojnë për ta pyetur veten: “A është kjo çfarë duhet për jetën time?”

Ata nuk besojnë në Hyjin, në shumicën e rasteve, sepse po të besonin, ata do ta dinin se sa fyese është, në Sytë e Hyjit, të kërkosh adhurimin në këtë mënyrë.

Kur një person vazhdimisht kërkon vëmendje, adhurim dhe është i fiksuar me imazhin që ata ia paraqesin botës, ata nuk e kuptojnë se sa e shkurtër është kjo rrugë. Ajo do të zhduket me kohën dhe ata do ta gjejnë veten të zbrazët dhe pa aspak dashuri të mbetur për ta ndarë me të tjerët.

Ata shpenzojnë kaq shumë prej kohës së tyre duke dashur vetveten saqë nuk do të kenë aspak vend për ndonjë dashuri tjetër. Ata i vënë nevojat e veta përpara të tjerëve. Ata do të bëjnë çfarëdo lloj gjëje, përfshirë edhe kryerjen e veprave, të cilat e fyejnë Hyjin, për të arritur vet-lavdinë.

Këtij brezi i janë treguar kaq shumë gënjeshtra rreth mënyrës se si duhet t’i jetojnë jetët e tyre. Ata janë të inkurajuar nga një botë, e cila beson se përfitimi material, fama, kultura dhe një ambicie që do të sjellë admirim të madh, janë gjërat më të rëndësishme për të cilat duhet të përpiqen.

Sa pak dinë ata. Sa të tronditur do të jenë kur ata të zbulojnë se sa gabim e kishin.

Njerëzit që bëjnë jetë të tilla do të përballen me zhgënjimin kur epshet e tyre nuk do të jenë kënaqur. Çdo veprim për t’iu sjellë atyre më shumë kënaqësi, përmes ambicies pas së cilës janë vet-fiksuar, nuk do të arrijë t'iu sjellë atyre paqe.

Lutuni që së shpejti njerëzit ta kuptojnë se ndjekja e famës dhe e vet-lavdisë jep kënaqësi vetëm për një kohë të shkurtër. Ka vetëm një qëllim, për të cilin ju duhet të përpiqeni, dhe ky është që të ndiqni Mësimet e Zotit.

Kur ta bëni këtë, ju do të jeni në paqe.

Ju akoma mund të shijoni shumë nga kënaqësitë në botë, por ju do ta kuptoni se çfarë ka me të vërtetë rëndësi.

Sa shumë të rinj i japin tepër vlerë se si ata duken tek të tjerët. Presioni përmbi ata, për t’i kaluar jetët e tyre duke ndjekur të njëjtat qëllime si të atyre njerëzve të famshëm që ata i admirojnë, po e dëmton shpirtin e tyre.

Kjo po e bllokon realitetin se çfarë është kënaqshme për Hyjin.

Kjo po e bllokon të Vërtetën.

Vetëm e Vërteta do t'i bëjë ata të ndjehen të kënaqur dhe t'iu sjellë paqe, dashuri, gëzim dhe lumturi.

Unë Jam Jeta që ata kërkojnë.

Tek Unë ata do të gjejnë një jetë Lavdie.

Kjo është Lavdia që ata duhet të kërkojnë.

Sepse, ata do të jetojnë një jetë të Lavdisë së Madhe në Parajsën e Re nëse ata kthehen tek Unë.

Kjo është e vetmja lavdi, që do t'iu sjellë atyre gëzim të patregueshëm.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/09/29/so-many-people-today-are-obsessed-with-the-pursuit-of-fame-and-self-glory/