Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 16 October 2012

Dashuria e vërtetë vjen prej Hyjit

E Diel, 9 Shtator 2012, në 10:00

Bija Ime fort e dashur, kur ju e vini në dyshim Dashurinë e Hyjit, ju e vini në dyshim ekzistencën e dashurisë së vërtetë. Gjithçka që ju mbetet është një dashuri me të meta.

Dashuria e vërtetë vjen prej Hyjit. Kur personat nuk e duan Hyjin mjaftueshëm, ata janë të pa-aftë që ta duan një qënie tjetër njerëzore në plotësinë e dashurisë së vërtetë.

Vetëm ata me zjarrin e Dashurisë së Hyjit brenda shpirtrave të tyre mund ta transmetojnë me të vërtetë kuptimin e saktë të dashurisë tek një person tjetër.

E njëjta gjë është e vërtetë për ata që janë në një martesë të bekuar nga Kisha Ime.

Dashuria e Hyjit, e cila do të ndriçojë përmbi martesën e një burri dhe një gruaje, të cilët e duan njëri-tjetrin, do t’i depërtojë shpirtrat e tyre nëse ata e duan Hyjin duke u dorëzuar ndaj Tij, gjë që është e nevojshme për të ndjerë paqe.

Dashuria e vërtetë do të thotë paqe. Pa dashuri nuk ka paqe pavarësisht se sa shumë ju përpiqeni për ta gjetur atë. Paqja mund të vijë vetëm përmes dashurisë për njëri-tjetrin.

Kur dashuria mungon në jetën tuaj, asgjë nuk është e balancuar dhe, në vend të saj ka një ndjenjë mpirjeje.

Për të gjetur dashuri, ju duhet të gjeni vend në zemrën tuaj për Hyjin.

Për ta gjetur Hyjin, ju duhet të më pranoni Mua, Jezusin tuaj, si Birin e Tij të Dashur.

Sepse, nëse ju do të më lejoni Mua, Unë do t'ju shpie tek Ai.

Kur Unë ta bëj këtë dhe kur Drita e Tij ta pushtojë shpirtin tuaj, ju do ta keni të lehtë për ta dashur një person tjetër.

Dashuria e Hyjit, e pranishme në një shpirt, do ta hapë zemrën e një tjetri.

Dashuria shkëlqen mespërmes anktheve, trazirave dhe përçarjeve nëpër botë. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur paqen, jo vetëm në jetët tuaja personale, por edhe në botën rreth jush.

Dashuria sjell paqe por ajo duhet të burojë nga një dashuri e vërtetë për Hyjin, Krijuesin tuaj.

Paqja sjell harmoni.

Dashuria është rrugë-shpëtimi i racës njerëzore dhe, pa atë, ju jeni të humbur, të vetmuar, të uritur dhe ju kurrë nuk do të gjeni paqe.

Jezusi juaj