Kerko Mesazhet ketu

Sunday 21 October 2012

Cilido njeri që e urren një tjetër, për shkak të fesë së tyre, nuk e do me të vërtetë Hyjin

E Hënë, 24 Shtator 2012, në 15:55

Bija Ime fort e dashur, cilido njeri që e urren një tjetër, për shkak të fesë së tyre nuk e do me të vërtetë Hyjin.

Sa e neveritshme është për Mua ta dëshmoj hipokrizinë prej atyre që deklarojnë se janë ndjekës të devotshëm të Hyjit. Këta njerëz kërcënojnë që t’i vrasin ata që nuk bien dakord me ata si dhe vrasin ata që i fyejnë zotat e tyre.

Është mëkat të urresh një tjetër. Është mëkat mortor kur ju vrisni një tjetër apo përpiqeni të plagosni për vdekje dikë tjetër në emër të fesë.

A nuk e dini se, nëse ju jeni të shpejtë për ta dënuar një tjetër me vdekje për shkak se ai e fyen Hyjin, se ju nuk jeni duke ndjekur Ligjet e Hyjit?

Unë iu bëj thirrje të gjitha feve dhe besimeve që thonë se besojnë në Hyjin. Nëse ju besoni në Hyjin, atëherë ju duhet të tregoni dashuri ndaj të tjerëve, madje edhe kur ata ju mundojnë apo ju fyejnë.

Shumë udhë ju çojnë tek Ati Im po ka vetëm një Hyj. Hyji i Vërtetë është Krijuesi i botës dhe ju mund të pranoheni në Mbretërinë e Tij vetëm kur ju e doni fqinjin tuaj dhe kjo përfshin edhe armiqtë tuaj.

Është shumë e lehtë të urresh një tjetër sepse shpirtrat djallëzor po i infektojnë dhe i torturojnë fëmijët e Hyjit çdo sekondë. Sa gëzohet i ligu kur një njeri fetar, që e shpall hapur se e do Hyjin, nxit urrejtjen dhe nuk mendon dy herë për të vrarë ata që ai beson se janë armiqtë e tij.

Asnjë njeri nuk do t'i shpëtojë ndëshkimit nëse ai vret një tjetër. Asnjë njeri nuk do të pranohet në Parajsën e Re nëse ai vret një tjetër në Emër të Atit Tim.

Mund të jetë e vështirë dhe mund t'ju lëndojë kur një njeri e fyen besimin tuaj, por ju duhet të luteni për atë dhe ju kurrë nuk duhet ta harroni Urdhërimin “Mos vrit”.

Urdhërimet e Atit Tim janë shumë të thjeshta. Ato janë të qarta. Ato nuk kanë nevojë për t’u përkufizuar, por mjerë ai njeri që i thyen Ligjet e Atit Tim.

Jezusi juaj