Kerko Mesazhet ketu

Friday, 4 March 2016

Unë nuk do t’ju braktis kurrë, fëmijë. Prandaj dhe Unë Jam duke Ardhur

E Hënë, 3 Tetor 2011, në 12:30

Bija Ime fort e dashur, Unë flas me ty sot për rëndësinë që të kuptohet se çfarë është Paralajmërimi dhe për të larguar çdo paqartësi rreth tij. Shumë njerëz janë të frikësuar dhe besojnë se ajo është Dita e Gjykimit. Por ajo nuk është. Kjo do të jetë një ditë e Mëshirës së Lavdishme Hyjnore, e cila do të përfshijë mbarë botën. Rrezet e Mia të Mëshirës do të derdhen mbi çdo shpirt të vetëm – burrë, grua dhe fëmijë. Asnjëri nuk do të përjashtohet. Asnjëri.


Ky është kthimi Im për t’ju shpëtuar përsëri. 

A nuk e dinit ju se Unë gjithmonë do të isha i Mëshirshëm? Se Unë kurrë nuk do të prisja deri në Gjykimin Final derisa ta provoja edhe njëherë tjetër për t’ju shpëtuar të gjithëve?

Ky është Pastrimi/Purifikimi për të cilin Unë kam folur. Në ditët që çojnë në këtë Ngjarje të Madhe bota ka duruar një Pastrim për dy vitet e fundit. Unë e lejova njerëzimin të pësonte humbje dhe të fitonte përulësi përmes rënies globale të tregjeve financiare, edhe pse Unë nuk e shkaktova atë. Ajo u organizua nga grupet globale në vendet me pushtet, duke përfshirë korridoret e qeverive në mbarë botën, prej lakmisë së tyre të ligë. Por për arsye të kësaj vuajtjeje, me miliona njerëz do të jenë gati tani ta dëgjojnë Fjalën Time dhe ta pranojnë Mëshirën Time. Përndryshe ata nuk do të kishin qenë gati. 

Nuk keni pse të keni frikë nëse më doni Mua dhe jetoni sipas Urdhërimeve të dhëna botës nga Moisiu sipas udhëzimeve të Atit Tim të Përjetshëm.

Priteni ardhjen Time me shpresën e dashurisë dhe gëzimit dhe të jeni mirënjohës që po jetoni në botë sot për të marrë Dhuratën Time të madhe të shpëtimit. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, fëmijë. Prandaj dhe Unë Jam duke ardhur. Është sepse Unë ju Dua ju kaq shumë që Unë e bëj këtë. Është ngaqë Unë dëshirova t’ju përgatis dhe t’ju sjell më pranë Zemrës Sime që Unë ia dhashë botës Mesazhet e Mia përmes bijës Sime të dashur.

Këto Mesazhe kanë për të vazhduar përtej Paralajmërimit për t’ju dhënë sa më shumë udhëzim të jetë e mundur në Mësimet e Mia. Fjala Ime, e përmbajtur në këto Volume, të cilave Unë iu referohem si Libri i së Vërtetës, do të krijojë një ushtri të re të krishterë, e cila do ta mbrojë Emrin Tim derisa Epoka e Re e Paqes të fillojë.

Të jeni të gëzuar tani, fëmijët e Mi. Më lejoni Mua t’ju ngushëlloj, sepse kjo do të jetë e para herë që ju do të vini para Meje ballë për ballë. Ky do të jetë, për ndjekësit e Mi, një moment dashurie të madhe, paqeje dhe lumturie. Ngrihuni tani dhe qëndroni të fortë. Sepse ju jeni të privilegjuar dhe për këtë ju duhet t’i ofroni lavdërime Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm, i Cili e ka lejuar këtë të ndodhë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/03/i-will-never-desert-you-children-that-is-why-i-am-coming/