Bija Ime fort e dashur, detyra Ime për t’i kthyer shpirtrat rritet tani në intensitetin e vet.
Ju
lutem që të paralajmëroni sa më shumë njerëz të mundeni për t’i përgatitur
shpirtrat e tyre përpara Paralajmërimit.
Informoni
të gjithë ata priftërinj, murgesha, peshkopë dhe grupe të tjera, të cilët
besojnë në Atin Tim të Përjetshëm, që ta dëgjojnë Fjalën Time. Kaq shumë nga
fëmijët e Mi janë në errësirë të tillë saqë Drita e Lavdisë Sime Hyjnore do
t’i lëndojë shpirtrat e tyre. Ata do të ndjejnë dhimbje të vërtetë sepse nuk
do të jenë në gjendje t’i bëjnë ballë kësaj Vepre Madhështore të Mëshirës
Sime.
Disa
njerëz buzëqeshin me dëfrim ndaj këtyre Mesazheve të Shenjta. Kjo më bën Mua të
trishtuar. Jo sepse ata nuk e besojnë se Unë u flas atyre në këtë mënyrë, por
sepse ata nuk dëshirojnë të besojnë tek Unë. Për të gjithë ju që jeni të
shqetësuar për të dashurit tuaj, ju lutem të luteni që pastrimi me të cilin ata
do të përballen gjatë Paralajmërimit t’i sjelli ata, përfundimisht, në Zemrën
Time.
Unë
kërkoj që të gjithë ndjekësit e Mi tani ta mbrojnë veten nga Satani. Ata duhet
ta spërkasin çdo cep të shtëpisë së tyre me Ujë të Bekuar, të mbajnë një Kryq te Shën Benediktit dhe të mbajnë
Rruzaren pranë.
Lutjuni gjithashtu Shën Mikaelit Krye-engjëll.
Satani dhe ushtria e
tij e ndjekësve do të bëjnë gjithçka për t’ju bindur se nuk jam Unë Ai që po
flet. Satani dhe djajtë e tij do të fillojnë t’ju mundojnë dhe të vendosin
dyshime të tmerrshme në mendjet tuaja. Ju, fëmijët e Mi, mund ta ndaloni atë
duke ndjekur udhëzimet e Mia. Për fat të keq, ai do t’i kthejë mendjet e
shpirtrave të dobët në refuzim të plotë ndaj Meje.
Shpirtrat
e ngurtë nuk do ta kenë Paralajmërimin të lehtë. Ata do të debatojnë rreth
mënyrës se si ata më kanë fyer Mua. Madje edhe zjarret përcëlluese të Ferrit,
që ata do të përjetojnë gjatë Paralajmërimit, nuk do t’i fshijnë të gjitha
dyshimet ndaj Ekzistencës Sime.
Shumë
do të përhapin gënjeshtra rreth Paralajmërimit pasi të ndodhë. Ata, pa-fetë, të
cilët janë skllevër të Satanit do të krijojnë një gënjeshtër, të cilën ata do
ta përhapin ngado. Argumente shkencore do të paraqiten për ta shpjeguar
Ngjarjen. Ata nuk duan ta dëgjojnë të Vërtetën. Për ata duhet lutur. Kaq fort e
ka mbërthyer botën kapja e Satanit, saqë Emri Im nuk do të shqiptohet në
publik. Diskutimi i Ekzistencës Sime mbi Tokë shihet të jetë një temë e
sikletshme bisede.
Emri
Im sot përdoret kryesisht përmes përdorimit të gjuhës së paedukatë, apo më keq,
nga rrëshqitja e gojës kur mallkoni. Por më dëgjoni Mua tani. Emri Im do të
dëgjohet dhe pranohet edhe një herë pas Paralajmërimit, nga ata që do të
kthehen në besim. Pastaj Emri Im do të përdoret kur ata, fëmijët e Mi, do të
luten tek Unë.
Jezusi juaj i dashur