E
Diel, 9 Tetor 2011, në 15:30
Bija
Ime, tregoji botës për dashurinë që Unë kam për të gjitha krijesat e Mia ngado.
Gjithashtu informoi ata se Unë do të kryej tani Veprën më të madhe të
ndërhyrjes Hyjnore të parë mbi Tokë që nga Ringjallja e Birit Tim të Dashur
Jezu Krishtit.
Gjithçka
është përgatitur për këtë Vepër të Madhe të Mëshirës, të cilën Unë e kam
autorizuar për t’ju ndihmuar që të shpëtoheni të gjithë.
Dashuria
Ime për ju do të thotë se ndërsa Unë synoj ta luftoj mashtruesin në përpjekjet
e tij për ta shkatërruar njerëzimin, Unë do të lejoj tani një Vepër të fundit
të Mëshirës për t’ju kthyer në besim. Kjo Vepër e fundit për t’ju shpenguar në
Sytë e Mi do të thotë se njeriu mundet ta mësojë edhe një herë të Vërtetën e
Ekzistencës Sime.
Koha
është e shkurtër. Paralajmërimi është pothuajse mbi ju. Me të marrë fund, ju do
të keni kohë të vendosni se cilën udhë ju dëshironi të zgjidhni, udhën e Dritës
Hyjnore apo udhën e mashtruesit. Zgjedhja do të jetë e juaja.
Pas
njëfarë kohe nëse njeriu nuk ia kthen shpinën udhëve të tij të liga Unë do t’i
shkatërroj ato vende, që i bëjnë nderime mashtruesit. Ata do të fshihen kur
Dora Ime të bjerë si ndëshkim, por ata nuk do të kenë se ku të shkojnë askund.
Durimit
Tim po i vjen fundi ndërsa Unë tani planifikoj që t’i bashkoj të gjithë ata që
besojnë tek Unë, Krijuesi i të gjitha gjërave dhe t’i marr ata me Vete në
Epokën e Re të Paqes. Ata që zgjedhin të ecin në udhën tjetër do të flaken në
zjarret e Ferrit.
I
kushtoni tani vëmendje kësaj thirrjeje finale për njerëzimin. Kjo është koha që
ju të vendosni për të ardhmen tuaj. Lutuni për ata që janë të verbër ndaj
Dashurisë Sime, sepse shumë prej tyre kur e Vërteta t’iu tregohet, do të më
refuzojnë Mua edhe një herë dhe do të më kthejnë shpinën.
Krijuesi juaj i dashur
Hyji Atë
Mbreti Më i Larti